Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Akademiku Rexhep Qosja ka marrë titullin ?Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes?, në një ceremoni ku ishin të pranishëm kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti.
Qosja ka vlerësuar të dy kryeministrat si politikanë intelektualë, që popujt e të dy vendeve duhet t?i dëgjojnë, por ka dhënë një listë të gjatë me këshilla për ta.
E ndjej veten mirë, shumë mirë, madje i privilegjuar që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më nderoi këtu, para jush, me yllin e mirënjohjes publike, me një simbol shumë domethënës për historinë dhe jetën tonë kombëtare.
Kryeministri Edi Rama është njëri prej politikanëve më të suksesshëm të Shqipëri në këto 30 vitet e fundit të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri, i cili ka sjellë risi, fryte, zhvillime të reja në jetën politike, shoqërore, kombëtare shqiptare. Por, Edi Rama nuk është vetëm politikan, ai është edhe intelektual, intelektual krijues, ai është piktor dhe shkrimtar, ai shkruan romane, shkruan trajtesa për çështje historike e të tashme, ai shkruan ese, trajta të ndryshme letrare dhe kritike-eseistike.
E ndjej veten shumë mirë dhe i privilegjuar, që ky nderim m?u bë sot, këtu në Prishtinë.
E ndjej veten mirë që ky nderim i veçantë u bë pas takimit të dy delegacioneve, atij të Shqipërisë me në krye Edi Ramën, dhe atij të Kosovës, me në krye Albin Kurtin. Dua të them se Edi Rama që është politikan dhe profesor, edhe Albin Kurti është politikan dhe intelektual krijues. Albin Kurti është një prej intelektualeve, që është çuar në një cilësi të veçantë. Duhet ta dëgjojmë kur paraqitet në televizione, në tubime të ndryshme, duhet t?i dëgjojmë deklaratat dhe intervistat e tij, për ta parë dhe për t?u bindur që ka një kujtesë të jashtëzakonshme, në të cilën janë mbledhur të dhëna, shumë të dhëna, sa në një bibliotekë, mbi historitë e Evropës, SHBA, popujve e kontinenteve të tjera, të dhëna mbi gjeografinë, mbi arte të ndryshme, mbi filozofinë. Prej fjalëve të tij mund të mësohet.
Edi Rama dhe Albin Kurti janë dy politikanë intelektualë, natyrisht të çmuar prej popullit, dhe kjo u pa edhe në zgjedhjet e fundit, në të cilat pjesa më e madhe e popullit ua dha votën, ua dha besimin.
Nuk mund të mos e themi se kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti janë politikanë dhe intelektualë, njëkohësisht edhe të kritikuar, kur e kur me arsye, por shpesh edhe pa arsye. Mund t?i dëgjojmë kritikat me të cilat mund të pajtohemi, por edhe ato kritika që janë pa të dhëna, pa argumente. Kritikat janë të nevojshme në jetën politike e shoqërore, janë edhe të dobishme. Sjellin nxitje e frymëzime të reja për përkushtime e punë të reja.
Fjala intelektual është një fjalë e krijuar, diku nga fundi i mesjetës dhe fillimi i rilindjes evropiane në Itali. Atëherë kur është krijuar, fjala intelektual kishte kuptimin ?koka e popullit?. Pra, intelektualët janë trajtuar, konsideruar e çmuar si koka e popullit.
Në mënyrë të veçantë kjo fjalë obligon ata që merren me politikë, pasi merren me jetën dhe të ardhmen e popullit. Në krijimtarinë time kurrë nuk i kam ndarë apo veçuar njërën prej tjetrës Shqipërinë dhe Kosovën. I kam parë bashkë, si një tërësi, të bashkuara në të kaluarën, siç kanë qenë, të bashkuara në të tashmen, dhe i kam ëndërruar të bashkuara edhe në të ardhmen.
Kam vërejtur se fundi i shekullit 20 dhe fillimi i shekullit 21 na kanë dhënë, na kanë premtuar, një gjasë, një shans historik për ta ndryshuar, për ta përmirësuar fatin tonë. Fati ynë ka qenë shumë i rëndë, një fat historik tragjik. Vetëm shqiptarët janë ata në Ballkan, që janë copëtuar në pesë shtete. Nuk ju ka ndodhur të tjerëve.
Gjasa që kemi për të bërë përpjekje për ta ndryshuar fatin tonë historik, na bën shumë përgjegjës të gjithë intelektualëve e politikanëve, por edhe gjithë popullin.
Takimi i sotëm i dy delegacioneve padyshim se mua më solli shumë gëzim. Mund të jeni të bindur se ky takim ju solli gëzim të gjithë shqiptarëve, kudo qofshin ata. Është një takim shumë premtues. Sa bukur duket kjo pamje e politikanëve, ministrave, të Shqipërisë dhe atyre nga Kosova. Duket bukur dhe premton shumë.
Unë i lejoj vetes, mosha në të cilën jam prej 85 viteve, më jep të drejtë morale, që t?i ftoj kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin Albin Kurti të takohen si sot, më shpesh.
Të takohen qeveritë e tyre, të mbajnë mbledhje qeveritë e tyre të kryeministruara prej tyre. Në këto takime, në mbledhjet e tyre, të bëjnë, të njësojnë, një ideal të përbashkët, që na e ka lënë epoka më e madhe e historisë shqiptare, epoka e rilindjes shqiptare, të cilët kanë thënë ?Si të krijojmë Shqipërinë dhe si të krijojmë shqiptarin?.
Të njësojnë idealet, qëllimet e tyre politike. T?i kontribuojnë një vlere jashtëzakonisht të madhe që është quajtur e quhet kohezion i një populli, kohezion shpirtëror, shoqëror, moral, kombëtar.
Historia na ka mësuar se kur e arrin këtë kohezion, popujt, shtetet, gjithmonë kanë dalë fitimtar. Me kohezionin e kanë mundur armikun, e kanë arritur qëllimin. Kohezioni përmban fuqinë e një populli. Me kohezion ne do arrijmë të mënjanojmë një varkë pengesash, rreziqesh, që i kemi pësuar dikur pasojat e tyre.
Disa rreziqe, provokime, sfida të ndryshme, që na ngasin edhe sot. Unë uroj që këta të punojnë e të kontribuojnë me politikën e tyre, me njësimin e idealeve dhe qëllimeve të tyre, t?i kontribuojnë këtij kohezioni, të bindur se me këtë kohezion ata do t?i realizojnë më lehtë qëllimet e tyre për zhvillimin politik, shoqëror, arsimor, kombëtar./CNA.al
Tentakulat e kompanive të inceneratorëve, pra të perso...
Kanë kaluar plot 5 muaj që nga data 25 prill, datë në të cil...
Mediat vendase në Serbi, kanë bërë një panoramë të detajuar ...
Pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, kryem...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ditë...
Dita e parë e vitit shkollor i ka gjetur 35 nxënës të fshati...
Presidenti Ilir Meta, është shfaqur sot në bankat e shkollës...
Davide Pecorelli, është biznesmeni italian, emri i të cilit ...
Kreu i PD, Lulzim Basha, ju ka uruar nxënëvsve vitin e ri sh...
Drejtori i DAR, në Korçë, Kristaq Grabocka, në ditën e parë ...
Emisioni investigativ Fiks Fare ka vijuar denoncimet për sis...
Partia Demokratike ka reaguar për masat anti-Covid e marra n...
KLSH kallëzon në Prokurori Drejtorin e Ujësjellësit Kanalizi...
Sot nis viti i ri shkollor 2021-2022, për arsimin paraunive...
Kryeministri Edi Rama ju ka uruar vitin e ri shkollor, nxënë...
Një shtëpi është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme në f...
Një zjarr masiv ka rën në afërsi të fshatit Prongji të Gjiro...
Policia Rrugore ka vijuar edhe sot kontrollet në të gjitha a...
Një histori lidhur me çështje pronash ka qënë sot në qëndër ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për zgjedhjet në G...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...