Damian Gjiknuri ose “guruja” i socialistëve
Ditët e fundit, mjafton të shikosh faqen zyrtare të Partisë ...
Koncesionet e inceneratorëve në Shqipëri, janë një ndër koncesionet më të akuzuara, jo vetëm nga media, por edhe nga politika.
Në lidhje me koncesionet e inceneratorëve, ka edhe padi në SPAK, të bërë nga Nisma Thurje, por mesa duket kanë rënë ?në vesh të shurdhët?.
Bëhet fjalë për vlera gati 500 milionë euro, ku janë përfshirë emra si Mirel Mërtiri, bashkëjetuesja e tij Stela Gugallja, Klodian Zoto.
Më pas këta të fundit, në biznese të tjera, kanë lidhur edhe ortakëri me pronarë apo drejtues mediash, ku përfshihen edhe Vjollca Hoxha, Ben Blushi e të tjerë.
Në pranverën e vitit 2020, CNA.al ka publikuar me dokumente zyrtare dhe ekskluzive, një dosje të plotë investigative, për koncesionet e inceneratorëve në Shqipëri, emra kompanish zinxhir, deri edhe ortakëritë në media.
Afera filloi me inceneratorin e Elbasanit, me 22 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, me një kompani me vetëm 1 milionë lekë të vjetra.
Shkoi në Fier, me 28 milionë eurot e marrë nga një kompani, e cila më pas shet aksionet e saj dhe sot pas gati pesë vitesh, ende nuk ka filluar punë. Gjithmonë dalin ?kleçka?, si në Elbasan apo në Fier.
Dhe shtoi ?oreksin?, në Tiranë, për rreth 128 milionë euro të tjera, ku ende nuk ka incenerator. Por, thjeshtë menaxhohet landfilli i Tiranës nga një rrjet kompanish të kontrolluara nga Klodian Zoto.
Për të mos folur së fundi edhe për plehrat e Bashkisë së Durrësit, të cilat do të depozitohen në landfillin e Sharrës. Që do të thotë më shumë të ardhura për koncesionarin, e më shumë para të marra nga taksapaguesit e Durrësit.
Në lidhje me këto koncesione, vijojnë të dalin në dritë të tjera skandale dhe abuzime.
Së fundi, sipas një raporti vjetor të Drejtorisë së Inspektimit Financiar Publik, dy prej tyre ai i Fierit dhe Elbasanit rezultojnë se janë gjendur në shkelje dhe bashkë me to edhe institucionet shtetërore. (Raport )
Këto të fundit bërë pagesa jashtë programit, paradhënie TVSH-je apo shkelje të tjera.
Raporti thekson se në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, kemi të bëjmë me një draft-Kontratë që nuk ka marrë formën e një akti juridik, pra nuk është kthyer në kontratë përfundimtare (me ekstremitete nr.11026/7-prot, datë 16.12.2014), në moszbatim të Ligjit nr.125/2013 ?Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat?, neni 27 ?Përmbajtja e kontratës?.
?Draft-Kontrata për Inceneratorin e Elbasanit, është nënshkruar me vlerën financiare të shprehur në valutë/ në monedhën Euro dhe jo në lekë, duke sjellë ekspozim në këtë mënyrë, të risqeve nga kursi i këmbimit, në kundërshtim me kërkesat e Udhëzimit nr. nr.2, datë 06.2.2012 ?Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit? pika 148, ku specifikohet se detyrimet merren përsipër në monedhën shqiptare? vlerëson raporti.
Po kështu është vërejtur se mungon Aneksi X që përcakton ?Koston totale të investimeve?, si pjesë e kontratës.
?Aneksi A, i cili përcakton grafikun e punimeve (pranuar nga ana e AK, në gjuhë të huaj (version italisht), në kundërshtim me Kushtetutën e R.SH, neni 14 1, ku përcaktohet se: ?Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është gjuha shqipe?. Nuk dokumentohet që Aneksi B të jetë nënshkruar nga palët kontraktore, si pjesë integrale e kësaj kontrate.
AK/MM ka bërë ndryshim/aneks të kontratës kocensionare (Aneksi D). Nga AK, nuk dokumentohet të jetë marrë miratimi paraprak nga Ministria e Financave, për ndryshimin e bërë për kontratën, në kundërshtim me pikën 6 të Ligjit nr.125/2013 ?Për koncesionet/PPP në R.Sh?,i ndryshuar, neni 31, pika 3, gërma ?a?,?b?, ?c? dhe ?d?, ku përcaktohen rastet e ndryshimit të kontratës së koncesionit/PPP?- konstaton Drejtoria e Inspektimit Financiar Publik.
Po kështu vlera e kontratës së nënshkruar nga autoriteti kontraktor është 61. 1 mijë euro më e lartë sesa vlera me të cilën është shpallur oferta fituese.
?Kanë sjellë për pasojë përfitim të padrejtë nga ana e Subjektit Koncesionar, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 66,111 Euro për buxhetin e shtetit. Nga kalkulimet/përllogaritjet e kryera mbi vlerat e detajuara të kësteve dhe vlerën totale të Aneksit B, këstet mujore paraqiten në vlerën e këstit 328.126 Euro për 66 periudha mujore dhe rezultojnë në shumën totale 21.656.316 Euro, pra me një diferencë (-4684 euro) më pak së vlera totale të kësteve e paraqitur në Aneksit B, prej 21.661.000 euro? thuhet në raport.
I njëjti raport vlerëson se Autoriteti Kontraktor /Ministria e Mjedisit ka likuiduar dy këste financimi në avancë, në moszbatim të paragrafit ?Këstet për pagesë? (faqja 15) referuar Draft Kontratës datë 16.12.2014. ku përcaktohet se ?Këstet për pagesë janë këstet e investimit që Qeveria Shqiptare nga AK /Ministria e Mjedisit do të paguajë si mbështetje financiare nga muaji i 7 i fillimit të punimeve.?
Ndërsa, në lidhje me koncesionin e inceneratorit të Fierit, raporti vlerëson se Ministria e Mjedisit e asaj kohe që ishte dhe autoriteti kontraktor nuk ka përllogaritur kosto shpronësimi të truallit privat. ?Këto kosto nuk dokumentohet të jenë pjesë e analizës ekonomike dhe financiare të studimit të fizibilitetit? thuhet në raport.
I njëjti vlerëson se nga ana e ish-Ministrisë së Mjedisit, e më tej nga ana e “Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në cilësinë e AK (për periudhat respektive), dokumentohet që nga ana e Drejtorisë së Financës/Ministria e Mjedisit dhe Drejtoria e Menaxhimit Financiar dhe Buxhetit/MIE, është paguar paradhënie TVSH-ja, për periudhën Prill 2017 -Dhjetor 2017, për 9 këste mujore/periudha, në vlerën 94 096 278 lekë, pagesë kjo në kundërshtim me grafikun/skedulin e kësteve për likuidimet sipas Aneksit V të kontratës koncesionare, si dhe në kundërshtim me kërkesat e Ligjit nr.92/2014 ?Për Tatimin mbi vlerën e shtuar?.
Po kështu Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e AK(autoritetit kontraktor), nuk dokumenton që nëpërmjet strukturave përgjegjëse të saj të ketë kryer/ndjekur/monitoruar përmbushjen e detyrimeve të shoqërisë koncesionare, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.
Shoqëria koncesionare nga ana tjetër nuk ka zbatuar kërkesat ligjore që rrjedhin nga ligji për taksat vendore, ajo e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe as nga TVSH-ja./CNA.al
Ditët e fundit, mjafton të shikosh faqen zyrtare të Partisë ...
Jorida Tabaku, një nga drejtueset e larta të PD-së, e cila ë...
Mark Marku, është i mendimit se fati i opozitarizmit në Shqi...
Ambasadorja e SHBA, në Tiranë, Yuri Kim, raportohet se do të...
Profesor Mark Marku ka komentuar zhvillimet e fundit politik...
Shtatori pritej të ishte muaji i finalizimit të një beteje t...
Ish-presidenti Bamir Topi ka deklaruar se Lulzim Basha është...
Punësimet eletorale të denoncuara gjatë fushatës zgjedhore k...
Analisti Artur Zhaji ka komentuar situatën në PD, pas vendim...
Analisti Artur Zheji komentoi me ironi ultimatumin e kryemin...
Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas kryeministri Ed...
Luan Rama, ish-nënkryetari i LSI-së, pasi dha dorëheqjen nga...
Pasi konfirmoi ditën e sotme se do të jetë pjesë e Foltores ...
Ish-Presidenti Bujar Nishani një ditë para takimit të ish-kr...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka njoftuar se nesër do të “z...
Lulzim Basha dhe të tijtë, disa personazhe edhe të panjohur ...
Kreu i PD Lulzim Basha dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Vel...
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur ...
Ish kreu i PD në Qarkun e Kukësit, Ibsen Elezi, me anë të n...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...