LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotoja e ish-kryeprokurorit që bëri xhiron e mediave/ Zbardhet deklarata e bashkëshortes së Llallës

23 Shtator 2021, 08:12, Aktualitet CNA
Fotoja e ish-kryeprokurorit që bëri xhiron e mediave/ Zbardhet

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla tashmë është shpallur në kërkim kombëtarë, pasi një ditë më parë u dënua me 2 vjet burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila la në fuqi dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë.

Disa orë pas vendimit, Policia, zbarkoi në shtëpinë e tij dhe nuk e gjeti dhe më pas vendosi ta shpallë në kërkim.

Ndërkaq, është zbardhur edhe deklarata e bashkëshortes së tij, Ardjana Llalla.

Në media u raportua se ajo u ka thënë oficerëve të policisë se nuk kishte dijeni ku ndodhej  bashkëshorti i saj, ndërkohë që një foto e Llallës në një stacion trenash në Itali po bënte xhiron e mediave.

Fotoja në fjalë u publikua edhe nga gazetari Blendi Fezviu në emisionin ?Opinion?.

Kujtojmë se ish-kryeprokurori mungoi gjatë dhënies së vendimit, pasi po gjykohej në gjendje të lirë. Avokati i tij Sokol Hazizaj tha se Llalla mungonte për arsye shëndetësore.

Llalla u shpall fajtor për veprën penale të fshehje të pasurisë për të paktën 3 episode.

Hetimi ndaj tij u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 Mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave./CNA.al

Lajmet e fundit nga