LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

7 orë e 20 minuta, si u zhvillua ndeshja më e gjatë e boksit në histori

17 Korrik 2021, 06:36, Blog CNA
7 orë e 20 minuta, si u zhvillua ndeshja më e gjatë e boksit

Historia na ka njohur me siguri me disa përballje të pabesueshme, qofshin ato në ngjarje sportive apo edhe luftëra. Dhe nga këto ngjarje, ne jemi në gjendje të shohim sesa mbresëlënëse është në fakt raca njerëzore.

Por po përgjatë historisë ka pasur disa ngjarje, ku njerëzit kanë vazhduar të përleshen edhe pasi janë rrëzuar përtokë më shumë se 10 herë. Ky motivim apo dëshirë për të fituar buron zakonisht nga një arsye.

Por rasti për të cilin do ju tregojmë më poshtë ishte pak më ndryshe. 6 prilli i vitit 1893, shënon një datë që ka hyrë jo vetëm në librat e historisë por edhe në librin e Rekordeve Botërore Gines si dita e ndeshjes më të gjatë të boksit. Ajo u zhvillua midis Endi Bouen dhe Xhek Burk në Klubin Olimpik në Nju Orleans, SHBA.

Ajo që ishte më tërheqëse për të gjithë pretendentët, ishte çmimi i madh në para, plot 2.500 dollarë. Sot, kjo shumë mund të mos duket shumë e madhe për një kampionat boksi. Por duke marrë parasysh inflacionin, sot do të ishte 51.642 dollarë, ndërsa në vitin 1893, një shumë tepër e madhe parash.

Për të pasur një ide të kostos të parasë në atë kohë, mjafton të përmendim faktin që çmimi mesatar i një shtëpie me madhësi mesatare në atë kohë në Amerikë ishte rreth 3.000 dollarë.

Vendosmëria e të dy boksierëve

 Ndeshja nisi në orën 9 të mbrëmjes, dhe zgjati deri në fillimin e ditës tjetër në orën 4 të mëngjesit. Të dy boksierët u përshkruan si shumë energjikë, dhe që kishin një vullnet të ?pamposhtur? për të fituar çmimin e madh.

Të gjithë mbetën të habitur me qëndresën që treguan të dy konkurrentët edhe në raundin e 20-të. Në raundin e 25-të, Bouen e rrëzoi përtokë Burken, megjithatë, ai arriti të ngrihej edhe kur arbitri numëroi vetëm deri në shtatë.

Është e lehtë të imagjinohet që mavjosiet dhe plagët e shkaktuara nga grushtet kanë qenë të shumta. U raportua se rreth raundit të 45-të, të dy luftëtarët kishin thyer duart. Pavarësisht cilësisë së mirë të dorezave, asnjë pajisje nuk ishte bërë për një ndeshje që po zgjaste aq shumë.

Gjatë ndeshjes maratonë, të dy boksierët e rrëzuan disa herë njëri-tjetrin, por arritën të ngriheshin para se arbitri të numëronte deri në dhjetë. Në një moment të caktuar, për shkak

të lëndimeve dhe lodhjes së që pësuan të dy boksierët, talenti dhe aftësia e tyre nuk kishin më rëndësi.

Gjithçka kishte të bënte me vullnetin për të luftuar. Shumica e spektatorëve, nisën të flenë gjumë pasi kishte kaluar mesnata, dhe ndeshja nuk ishte as në gjysmë të rrugës. Nga raundi 105 nuk kishte më asnjë grushtim, ndërsa nga raundi i 108-të, të dy boksierët thjesht po rrethonin me krah njëri-tjetrin.

Ata që ishin dëshmitarë të saj përballjeje unike, dhe vetë arbitri tha se nuk kishte parë dhe as dëgjuar kurrë diçka të ngjashme. Në raundin 110, gjyqtarit Xhon Dafi iu sos durimi, ndaj vendosi të largojë nga ringu të dy boksierët dhe bashkë me të gjithë të tjerët që ndiqnin ndeshjen, e cila kishte zgjatur më shumë se sa 7 orë, duke e shpallur ndeshjen barazim.

Të dy boksierët fituan titullin kampion dhe e ndanë mes tyre shumën e madhe të parave, pra secili nga 1.250 dollarë.

Lindja e rregullave të boksit

?Rregullat e Kuisberrit?, që zbatohen edhe sot e kësaj dite, u hartuan në të vërtetë nga Xhon Graham Çambers dhe u botuan nga Hon Dagllas (markezi i nëntë e Kuinsberrit) në vitin 1867. Por ato nuk ishin respektuar ende nga bota e boksit.

Këto rregulla përcaktojnë se një ndeshje boksi nuk mund të zgjasë më shumë se 12 raunde, dhe secili raund do të zgjasë saktësisht 3 minuta. Ndërkohë ndërmjet secilit raund ka një pushim 1 minutësh.

Rregullat e Brougtonit u paraqitën nga Xhek Brougton që në vitin 1743, në një përpjekje të dëshpëruar për të shmangur vdekjen e boksierëve në ring. Ky grup rregullash përfshinte kryesisht rregullin e famshëm ?të mos-goditjes nën brez?, si dhe dhënien e 10 sekondave kohë që një luftëtar të ngrihej nga një nokaut, pasi në atë kohë afati ishte 30 sekonda./CNA.al

Lajmet e fundit nga