LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bashën e braktisin edhe familjarët/ Djali i Xhaxhait antarësohet në PS

10 Shkurt 2021, 19:14, Politikë CNA
Bashën e braktisin edhe familjarët/ Djali i Xhaxhait antarësohet

Pas shumë largimeve nga LSI drejt PS-së, tashmë kanë filluar largimet edhe në rradhët e demokratëve. Lulzim Basha nuk gëzon as besimin e rrethit të tij familjar se mund të rikthejë Partinë Demokratike në pushtet në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Djali i xhaxhait të kryedemokratit Lulzim Basha, Altin Basha, ka vendosur të anëtarësohet në Partinë Socialiste, duke u pajisur edhe me kartë anëtarësimi.

Tashmë Altin Basha është bërë anëtari më i ri i Partisë Socialiste. Mesazhi është i dyfishtë pasi Altin Basha i përket njësisë bashkiake numër 8, e njohur më parë edhe lagja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai është pajisur me një kartë anëtarësimi pranë Partisë Socialiste të cilën ia ka dhënë deputeti Ervin Bushati.

Kjo njësi është identifikuar si një bastion i Partisë Demokratike deri në zgjedhjet lokale të 2015, ku Erion Veliaj, kryebashkiaku aktual i Tiranës, fitoi në zonën e Bashës përballë Halim Kosovës, me një diferencë prek 300 votash.

Kujtojmë se shumë eksponentë të LSI-së dhe figura të njohura, janë larguar nga kjo forcë politike për t?iu bashkuar PS-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga