LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fushatë në pandemi/ Pëllumbi: Do reduktohen takimet

10 Shkurt 2021, 17:57, Politikë CNA
Fushatë në pandemi/ Pëllumbi: Do reduktohen takimet

Policia gjobiti sot Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe kryetaren e saj, Monika Kryemadhi gjatë një aktiviteti elektoral në Elbasan për shkak të mosvendosjes së maskës dhe numrit të lartë të personave prezent në takim.

?Në kafe lejohet, me pi kafe, pse s?erdhët kur ishim ?live?. Vendosni gjobën dhe do t’u drejtohem gjykatave administrative. Merruni me bandat, pastaj ejani na vendosni gjobat?, tha kryetarja e LSI.

Masat e reja që janë komunikuar nga ministrja e Shëndetësisë prekin edhe partitë të cilat i vijojnë aktivitetet dhe takimet elektorale, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Por si do të zhvillohet fushata në këto kushte?

?Numri i takimeve që ne do të bëjmë bie ndjeshëm”, thotë Arben Pëllumbi sekretar organizativ i Partisë Socialiste.

Pëllumbi pranon se kjo e vështirëson kontaktin me qytetarët.

“Sa më shumë kufizohen masat, aq më i vështirë bëhet kontakti dhe puna jonë me njerëzit. Në përgjigje të pyetjes tuaj, po na kanë penguar dhe besoj e shpresoj shumë që të jetë sa më e përkohshme kjo gjë?, thotë z. Pëllumbi.

Ndërsa në kampin opozitar deklarojnë se fushata nuk duhet të ndikojë në përhapjen e virusit

?Ne do të organizohemi në atë mënyrë të tillë që të ruajmë në maksimumin e mundshëm shëndetin e qytetarëve, sado pak të mos cenojmë shëndetin e qytetarëve.

Nuk na ndalon dot njeri në fushatë për të shkuar tek qytetari, derë më derë?, thotë Çlirim Gjata sekretar për çështjet ligjore në Partinë Demokratike./CNA.al

Lajmet e fundit nga