LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha zotohet para qytetarëve/ Do hap 110 mijë vende të reja pune

10 Shkurt 2021, 18:49, Politikë CNA
Basha zotohet para qytetarëve/ Do hap 110 mijë vende të reja pune

Disa ditë më parë Partia Demokratike prezantoi planin ekonomik në kuadër të zgjedhjeve parlamentare.

Për këtë u pyet mbrëmjen e sotme edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili tha se ka plane shumë të qarta.

Ai premtoi se do të hapë 110 mijë vende të reja pune, do ulë taksat dhe do të mbështesë me kredi dhe grante speciale biznesin artizanal.

?Qëllimi i planit është shumë i qartë, 110 mijë vende të reja pune do të mundësohen vetëm kur Shqipëria të mundësojë një klimë biznesi, ku biznesi vendas dhe i huaj të investojë dhe të hap vende pune. Kjo sot është e pamundur. Hapi i parë, është largimi i Ramës. Hapi i dytë, është ulja e taksës. Taksa 9% do të thotë më shumë para për xhepat e shqiptarëve, do të thotë më shumë para për të investuar si për investitorët e huaj dhe investitorët e brendshëm.

Por, po kështu ne do të mbështesim me kredi dhe grante speciale biznesin artizanal, do të mbështesim të rinjtë që kërkojnë sipërmarrjet e tyre, do të krijojnë pra një klimë biznesi e cila do të mundësojë mbi të gjitha që çdokush që ka talentin, ka dëshirën, ka vullnetin të ndërtojë një sipërmarrje apo të fuqizojë sipërmarrjen që ka duke punësuar më shumë shqiptarë, ta ketë qeverinë në krah dhe jo kundër siç është rasti sot?, u shpreh kreu i opozitës Syri Tv./ CNA.al

Lajmet e fundit nga