LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lidhjet e Metës me botën e krimit/ Disa të vërteta që “fundosin” presidentin

10 Tetor 2020, 12:38, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot në lidhje me deklaratën e bërë disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili e akuzoi se takohet skutave me ?viktimat? e OFL-së.

Në një prononcim për mediat, presidenti Meta sot nga Malësia e Madhe, iu përgjigj sërish Ramës, duke i kërkuar që ti tregojë vendin, orën dhe ditën kur është takuar me personazhe të botës së krimit.

Se çfarë ka dashur të thotë kryeministri, atë e dinë shumë mirë Rama dhe Meta. Ata kanë gjuhën e tyre të shantazheve, kërcënimeve, apo mesazhe të koduara që i përçojnë njëri-tjetrit. Qytetarët shqiptarë tashmë janë mësuar me Ramën dhe Metën që një herë urrehen, dhe pastaj “dashurohen”.

Nuk është problem për ta pse në bulevard u vranë katër të pafajshëm, për bllokun e Ilir Metës. Mjafton një darkë me ngjala në Gjirin e Lalzit, dhe Rama e Meta i rikthehen ?dashurisë? së tyre. Por, nuk po ndalemi këtu.

Po i rikthehemi personazhe të botës së krimit, që ka takuar Meta. Që në fakt nuk janë bërë ?skutave? por janë publike.

Në foton më poshtë, Ilir Meta është me dy eksponentë të botës së krimit, Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajrin, teksa ndodhen duke festuar e ngritur dolli në Durrës.

Në një tjetër foto, Ilir Meta shfaqet me Klodian Gradecin, drejtori i Hidrokarbureve i cili është shpallur në kërkim nga policia, për abuzimin 1.4 milionë dollarë. (Lexo këtu)

Më tej risjellim në vëmendje një tjetër personazh. Bëhet fjalë për Kastriot Ismailajn.

Kujtojmë këtu dosjen ?978?, ku dalin në dritë detaje tronditëse.

Dy ditë përpara se të mbaheshin zgjedhjet vendore të vitit 2009, biznesmeni Kastriot Ismailaj, ishte kontaktuar me anë të një mesazhi telefonik nga Ilir Meta, i cili i kërkonte 200 mijë euro.

Kjo SMS ka rënë në duart e Prokurorisë, në kohën kur Kastriot Ismailaj ishte vënë në përgjim në vitin 2008.

Me datë 22 qershor të vitit 2009, sipas gazetarit Artan Hoxha, Ismailaj  ishte kontaktuar nga Ilir Meta në atë kohë kreu i LSI-së, i cili i kishte kërkuar 200 mijë euro. SMS rezulton të jetë dërguar  me datë 22 qershor 2009 në orën 17:27.  ?Nesër në darkë (më 23 qershor), duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro?, thuhej në SMS.(Lexo këtu)

Mjaftojnë vetëm këto fakte dhe foto, për të ?vënë me shpatulla? pas muri Ilir Metën. Pa përmendur më tej pasurinë marramendëse dhe ?bëmat? e tij prej 30 vitesh në politikën shqiptare.

Një njeri që nuk kanë bërë asgjë tjetër në jetën e tij, por thjeshtë është paguar nga taksat e shqiptarëve, si deputet, ministër, kryeministër, kryetar Kuvendi, e deri president.

E me taksat e tyre shqiptarët kanë paguar zhdukjen e thesarit të shtetit në Krrabë dhe më pas panë vetëm disa filma me fshatarë që atje ku lidhnin gomerët kishin fshehur edhe florinjtë.

Panë një Kryeministër të dhunshëm dhe të korruptuar si Ilir Meta. Panë një zëvendëskryeministër të kapur me bllok në dorë duke folur për 7%. Panë se si për ta në 21 janar përgjakej bulevardi ?Dëshmorët e Kombit?. Ky është Ilir Meta/ CNA.al

200 mijë euro për të blerë zgjedhjet/ Si e përdori Meta, Kastriot Ismailajn

Përgjimet fundosin Ilir Metën?/ Bleu vota me para të kompanive ofshore,  zbardhet skema

Plas skandali/ Ilir Meta bleu zgjedhjet e 2009, zbulohen pazaret e tij

Lajmet e fundit nga