Situata në spitalet Covid/ Humbin jetën 4 të infektuar

17 Shtator 2020, 14:34, Lifestyle CNA
Situata në spitalet Covid/ Humbin jetën 4 të infektuar

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kanë mbetur viktima nga virusi i padukshëm 4 pacientë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID-19 një 66 vjeçare nga Kukësi, një 69 vjeçar nga Kurbini, një 70 vjeçar nga Elbasani dhe një 72 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rikujton qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.

?Është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë por edhe ata që janë të dyshuar apo janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi.

I bëjmë thirrje çdo qytetari të ruani distancën fizike, mbani maskën kudo në ambjente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet distanca si dhe duhet kujdes i shtuar për higjienën personale, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.

Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me COVID-19?, thuhet në deklaratën e ministrisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga