LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk u përgjigjem njerëzve që përpiqen të më ulin”/ Arjola Demiri jep mesazhin e fortë për të gjitha vajzat

16 Shtator 2020, 10:54, Lifestyle CNA
“Nuk u përgjigjem njerëzve që përpiqen të më

Aktorja shumë e dashur e humorit Arjola Demiri ka fituar zemrat e publikut shqiptar që në daljen e saj të parë në ekran. Arjola nuk u komentua vetëm për talentin por edhe për pamjen e saj të jashtme.

Së fundi ajo ka ndarë në instagramin e saj një foto ku shfaqet me shumë vetëbesim dhe krahas jep një mesazh shumë të fortë për të gjitha vajzat. Ajo jep mesazhin se nuk duhet të lejojnë askënd t?i ulin apo keqtrajtojnë pasi janë të fuqishme.

?Unë jam një grua e fortë. Nuk ndjej keqardhje për veten time, dhe as nuk i lë njerëzit të më keqtrajtojnë. Unë nuk u përgjigjem njerëzve që më diktojnë ose përpiqen të më ulin. Nëse bie do të ngrihem edhe më e fortë sepse jam një e mbijetuar dhe jo një viktimë. E kam nën kontroll jetën time dhe nuk ka asgjë që nuk mund të arrij. Asnjëherë mos kërkoni falje për të qenë një grua e fuqishme.?, ka shkruar Demiri./CNA.al

Lajmet e fundit nga