LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hyrremi i “Sulejmanit të madhërishëm” feston ditëlindjen/ Nuk do ta besoni se sa vjeç mbush sot aktorja

12 Gusht 2020, 11:52, Lifestyle CNA
Hyrremi i “Sulejmanit të madhërishëm” feston

Aktorja e famshme turke Meryem Uzerli e njohur për rolin e saj në serialin Sulejmani i madhërishëm feston sot ditëlindjen.

Meryem, ditën e sotme, mbush plot 37 vjeç, ndonëse natyra është treguar shumë bujare me të pasi aktorja duket më e re se mosha që ka.

Për të gjithë ata që duan të dinë më shumë rreth saj, Meryem lindi në 12 Gusht 1983 ne Kassel të Gjermanisë. Babai i saj është turk ndërsa nëna gjermane.

Ajo ka studiuar në Hamburg për aktrim dhe teatër. Aktorja mori famë me rolin e saj në serialin “Sulejmani i madhërishem”. Në vitin 2014 ajo u bë nënë e një vajze me emrin Lara./ CNA.al

Lajmet e fundit nga