LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekspertët e thonë troç: Kjo është maska që nuk ju mbron as 1%

11 Gusht 2020, 08:44, Lifestyle CNA
Ekspertët e thonë troç: Kjo është maska që nuk

Përdorimi i maskave është një nga udhëzimet kryesore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por e rëndësishme është të dimë se cila maskë ka më shumë efektivitet.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kohët e fundit ka përditësuar udhëzimet e saj, duke këshilluar qytetarët që të shmangin përdorimine maskave me valvula të njëanshme.

?Qëllimi i maskave është që frymëmarrja juaj mos të arrijë te personi që e keni përballë. Maska me valvola të njëanshme ose vrima lejojnë që fryma juaj të shkoj në drejtim të personit që e keni pranë jush. Kjo mund të përhap virusin COVID-19?, deklaron agjencia federale amerikane.

?Megjithëse ekziston besimi se çdo lloj maske është më e mirë se asnjë, nuk është me të vërtetë e dobishme kur dikush nuk mban një maskë të saktë ose nuk mban një të tillë që është joefektive. Këto udhëzime të fundit nga CDC-ja janë të dobishme për të ndihmuar njerëzit të zgjedhin maska?, tha mjeku John Ëhyte, zyrtari kryesor i kujdesit shëndetësor WebMD./CNA.al

Lajmet e fundit nga