web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erion Dasho zbulon strategjinë/ Si po ulet numri i rasteve dhe viktimave nga Covid-19

10 Gusht 2020, 17:20, Lifestyle CNA

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka reaguar për strategjinë që po ndiqet për pandeminë e Covid-19, që ka regjistruar shifra të larta të infektuarish.

Me tone ironike, Dasho deklaron strategjia anti-COVID e ndjekur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komiteti Teknik po funksionon më së miri.

Në një postim në rrjetet sociale, Dasho thotë se në bazë të testimeve dhe zbulimit të rasteve të reja, përqindja është 25.

Eksperti pretendon se për të ulur numrin e vdekjeve, nuk raportohen pacientët që humbin jetën në seksionin “suspekt COVID”, ndërsa për të ulur numrin e rasteve, ulin numrin e testimeve.

?Sa herë duhet ulur numri i rasteve, ulet numri i testeve! Testojmë 560-560 persona, zbulojmë 130-140 raste. Testojmë 500, zbulojmë 120-125. Përqindja po 25%!!!

Për të ulur numrin e vdekjeve, nuk raportohen pacientët që humbin jetën në seksionin “suspekt COVID” pra pacientët që kanë klinikën COVID, por për shkak se janë shtruar vonë në spital, testi i tamponit u del negativ.

Pyes veten: Pse nuk e bëjmë si Tanzania që nuk teston fare dhe deklarojmë se Shqipëria e mundi përfundimisht “armikun e padukshëm”??!!?, shkruan ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga