LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhimbja e kokës në mëngjes/ Cilët janë faktorët më të shpeshtë që iu bëjnë të ndiheni keq

11 Gusht 2020, 12:45, Lifestyle CNA
Dhimbja e kokës në mëngjes/ Cilët janë faktorët

Gjumë i tepruar

Nëse flini më shumë se nëntë orë, atëherë bie niveli i serotoninës, një hormon i çliruar nga truri. Sa më të ulëta të jenë nivelet e serotoninës, aq më pak gjak qarkullon në tru, gjë që nxit dhimbjen e kokës.

Luhatjet hormonale

Në mëngjes, nivelet e endorfinës, hormonit të humorit të mirë janë të ulëta.Një gjë e tillë mund të shkaktojë migrenë tek disa njerëz. Aktiviteti fizik në mëngjes nxit prodhimin e hormoneve dhe mund të pushojë dhimbjen e kokës.

Gërrhitja

Gërrhitja, mungesa e ajrit, marrja e frymës pakësojnë sasinë e oksigjenit në tru dhe prishin cilësinë e gjumit. Mungesa e oksigjenit zgjeron enët e gjakut dhe qarkullimin e tij në tru. Presioni është i lartë dhe koka dhemb.

Mungesa e  kafesë

Kafeina luan rol stimulus për sistemin nervor.Nëse jeni mësuar duke e pirë kafenë në një orë të caktuar dhe nuk i përmbaheni rutinës, do të ndieni dhembje të fortë të kokës. Sipas të dhënave,  heqja dorë nga kafeja ka të njëjtin efekt dhe rrit presionin në tru duke shkaktuar dhimbje koke.

Depresioni

Dhimbjet e kokës mund të ndodhin edhe si pasojë e depresionit. Ky i fundit ka lidhje të fortë me nivelet e ulëta të serotoninës. Studimet tregojnë se depresioni prish gjumin dhe dhimbja e kokës prish humorin, duke krijuar kështu një rreth vicioz të pakapërcyeshëm.

Tensioni i lartë

Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, atëherë dhimbjet e kokës janë më frekuente. Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje që kurohet nëpërmjet ndryshimeve thelbësore në regjimin ushqimor dhe medikamenteve përkatëse./ CNA.al

Lajmet e fundit nga