LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OBSH: Të rinjtë mund të infektohen e të vdesin, rastet janë shtuar prej tyre

30 Korrik 2020, 18:49, Lifestyle CNA
OBSH: Të rinjtë mund të infektohen e të vdesin, rastet

Në konferencën e sotme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, u diskutua ndër të tjera edhe risku i koronavirusit Covid-19 tek të rinjtë. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se edhe ata, sikundër popullata e moshuar mund të infektohen dhe të transmetojnë sëmundjen, ndërsa nuk mund edhe të rrezikojnë jetën.

?Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm përballë COVID-19 dhe duhet të marrin të njëjtat masa paraprake sikurse pjesa tjetër e popullatës, për të mbrojtur veten dhe të tjerët. E kemi thënë dhe e përsërisim: të rinjtë mund të infektohen, të rinjtë mund të vdesin dhe të rinjtë mund të transmetojnë virusin?, tha Dr. Tedros, gjatë një konference për shtyp.

Shefi e OBSH-së e referoi shtimin global të rasteve, prej pakujdesisë së moshave të reja.

?Duket se kthimet e rasteve në disa vende janë pjesërisht për shkak të të rinjve që kanë ulur vigjilencën e tyre gjatë verës, në hemisferën veriore?shtoi Ghebreyesus.

Pandemia ka vrarë rreth 670 000 persona në të gjithë botën dhe më shumë se 17 milionë raste janë diagnostikuar që nga fundi i dhjetorit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga