LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po përgatitemi për shtim të rasteve në vjeshtë dhe dimër”/ Manastirliu: Masat kufizuese do shtohen

29 Korrik 2020, 09:10, Lifestyle CNA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha nga foltorja e Kuvendit se në vjeshtë dhe në dimër pritet një shtim i rasteve me Covid, dhe duhet të bëhet sa më shumë për ndërprerjen e zinxhirit të infektimit.

Manastirli theksoi se do të vijojë që të merren masa për parandalimine përhapjes së virusit.

?Cfarë është vënë re dhe me punën intesive të ISHSH-së dhe të Task Forcës, është se jo të gjithë e kanë zbatuar urdhërin e dhënë, të cilët janë kthyer në vatra infeksioni. Detyrimi që do të kalojë tani, jo vetëm që rrit masën e ndëshkimit, por nënkupton edhe një pezullim me një vit të aktivitetet e tyre. Çdo akt normativ që ne po ndërmarrim, janë të gjitha masa që vlerësohen të duhura për uljen e zinxhirit të infeksionit. Masat nuk vendosen për gjobën si qëllim në vetvete, por si mjet parandalues, të rinjtë janë vlerësuar si përhapës së një zinxhiri infeksioni, pasi ata bëhen vektor të shpërndarjes së infeksionit në moshat e tjera.

Vendimi vjen padyshim në kohën e duhur, dhe ka disa elementë të tjerë që ne do të vijojmë të punojmë për shkëputjen e zinxhirit të infeksionit. Duhet të përgatitemi për një rritje të numrave të infeksionit në vjeshtë dhe në dimër, edhe për këtë fakt ne jemi të detyruar që të marrim masa parandaluese. Padyshim që puna më e madhe është në territor, me epidemiologët që gjurmojnë dhe ndjekin rastet, gjithashtu jemi duke përgatitur skuadrat e rezervës, për spitalet 3 dhe 4. Do të vijojë që të merren masa, asnjëra prej tyre nuk është e lehtë për ne, jemi të vendosur që të vazhdojmë me planin e masave?, tha Manastirliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga