LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jemi në efektin e hapjes së transportit”/ Brataj: Ja kur do të ulen shifrat e të infektuarve

28 Korrik 2020, 21:25, Lifestyle CNA

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se tani vendi është nën pasojat e hapjes së transportit publik.

Brataj deklaroi në Report Tv se nëse do të respektohen masat, shpërndarja e virusit do të ulet në masë brenda dy javësh. Sipas tij, pas 3-4 javësh do të shohim ulje të rasteve.

“Sot janë ato që e kemi thënë disa herë që me lirimin e masave do rriten rastet dhe do të kishte më shumë vdekje. Jemi ende në ato efekte, tani do të kemi pasojat e korrikut të transportit, por të gjithë duhet të respektojmë rregullat. Këto të rinj do të sjellin prindërit dhe gjyshërit e tyre. Do t’i lutesha këtyre moshave që të ruajnë distancën, të respektojmë rregullat.

Nëse respektohen do të ulet në masë shpërndarja e virusit brenda dy javësh. Sistemi shëndetësor nuk është problem më gjendjen se kemi, pais kemi dhe Covid 2. Tani edhe spitalet rajonale janë të përgatitura  për të ndihmuar. Me lirimin e masave pas 2-3 javësh, pati një ulje të vigjilencës nga të gjitha moshat dhe dihet që efekti do jepet dy javë më pas. Pas 3-4 javësh do të tregojë uljen të rasteve”, theksoi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga