LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E konfirmon Silva Bino/ Dy persona riinfektohen sërish me Covid-19

29 Korrik 2020, 21:27, Lifestyle CNA
E konfirmon Silva Bino/ Dy persona riinfektohen sërish me Covid-19

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, konfirmoi mbrëmjen e sotme se dy persona janë infektuar për herë të dytë me Covid-19.

Bino tha se dikush që e ka kaluar më parë koronavirusin nuk është plotësisht imun.

“Në Shqipëri kemi pasur dy raste që edhe pse ishin prekur janë infektuar sërish për herë të dytë. Ai që është prekur njëherë nuk është plotësisht imun. Koronaviruset lënë një imunitet afatshkurtër dhe jo të gjatë.  Infektimi i tyre i dytë ndodhi pas  3 muajsh u është rikthyer sërish koronavirusi. Të dy rastet thuajse ishin në të njëjtën gjendje si më parë dhe nuk ishin në format e rënda të sëmundjes”, u shpreh ajo në Report Tv.

Më tej, shefja e Epidemiologjisë tregoi edhe situatën në spitalet Covid, ndërsa tha se ka pasur rritje të shtrimeve dhe rasteve të rënda.

“Kemi raste të rëndë në shërbimin e Reanimacionit ku pothuajse është i mbushur. Kemi dy spitale në funksion dhe kemi rritje të shtrimit dhe të rasteve të rënda. Jo efiçenca e maskës prej cope nuk është zero, është i rëndësishëm përdorimi i saj në publik. Kjo maskë të mbron’, theksoi Bino./ CNA.al

Lajmet e fundit nga