LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mrekullinë e presim nga kujdesi”/ Thirrja e Piperos: Virusi s’ka këmbë vetë të shkojë në shtëpi

29 Korrik 2020, 15:18, Lifestyle CNA
“Mrekullinë e presim nga kujdesi”/ Thirrja e Piperos: Virusi

Mjeku Pëllumb Pipero, ka bërë një thirrje për qytetarët, teksa ka folur për vaksinën anti-Covid dhe pritshmëritë.

Pipero tha se nuk ka shumë pritshmëri te vaksina, ndërsa theksoi se mrekullinë e pret vetëm nga kujdesi i qytetarëve.

Ai bëri thirrje në një lidhje me Syri Tv, që qytetarët të kenë sa më shumë kujdes dhe të mbajnë distancë sociale, pasi theksoi se virusi nuk ka këmbë vetë të shkojë në shtëpi.

?Unë kam parë që lokalet e natës janë të tejmbushuara, dhe është e pamundur të përdoret maska apo të mbahet distanca fizike. Vendime që kanë të bëjnë me gjoba si masë ekstreme janë të dhimnshme, por janë të nevojshme për kufizimin e përhapjes së pandemisë. Të rinjtë janë më të ekspozuar, po për fat të mirë preken me pak se të tjerët.

Virusi nuk ka këmbë vetë të shkojë në shtëpi, por shkon nëpërmjet nesh. Për mua, nuk është se presim ndonjë mrekulli me ardhjen e vaksinës. E para duhet të presim të prodhohet. Unë mendoj se nga fundi i vitit mund ta kemi. E dyta duhet të presim të na vijë radha.

Dhe e treta duhet të shikojmë sa efikase do të jetë për imunitetin. Mrekullinë e presim nga informacioni që duhet tu japim njerëzve për situatën. Mrekullinë e presim nga kujdesi për t?u mbrojtur sa më mirë dhe duke respektuar distancën. Vaksina është e mirëpritur por nuk pres ndonjë mrekulli të veçantë.?

Lajmet e fundit nga