Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Falë fuqisë së jashtëzakonshme të trurit, njerëzit kanë zbuluar shumë sekrete të Tokës. Në kemi arritur tashmë në sipërfaqen e Hënës, dhe kemi eksploruar nga distanca planetët e tjerë. Por në Tokë ka ende një numër vendesh që nuk janë eksploruar sa duhet, dhe që për këtë arsye bartin ende shumë mistere dhe të panjohura. Ja cilat janë ato.
Akullnajat e Grenlandës
Grenlanda është ishulli më i madh i botës, por edhe vendi më verior. Ishulli Kafeklunen, ndodhet vetëm 711 km nga Poli i Veriut. Grenlanda është e përhapur në një zonë të gjerë prej 2.16 milionë km2, dhe 80 për qind e saj është e mbuluar nga akulli. Kjo është arsyeja se përse ky ishull gjigant mbetet më pak i hulumtuari, por edhe më pak i banuari.
Në vitin 2017, aty jetonin vetëm 56.239 njerëz. Disa nga shtresat e akullit në ishull, kanë një trashësi prej 3200 metrash, ndërsa vlerësohet se kanë një moshë 400.000-800.000 vjeçare. Aty ka shumë akullnaja, dhe lumenj kryesisht të ngrirë. Aty nuk ka rrugë apo rrjet hekurudhor. Ndaj për ta vizituar, duhet të zgjidhni slitat e dëborës, anijen, avionin ose helikopterin.
Honi i Marianës, Paqësori Perëndimor
E vendosur në oqeanin Paqësor Perëndimor, ky hon është më i thelli në botë. Kjo gropë në formën e gjysmëhënës, u formua nga një çarje nën oqean miliona vjet më parë. Pika më e thellë vlerësohet të jetë 10.994 metra. Duke marrë parasysh thellësinë dhe presionin e madh, honi është një vend tepër i rrezikshëm për t?u eksploruar.
Deri më tani, kanë ndodhur vetëm 2 zhytje të suksesshme. I pari ndodhi në vitin 1960 nga oqeanologu zviceran Zhak Pikard dhe ushtaraku amerikan Don Uolsh. Misioni i dytë, u realizua nga regjisori i famshëm hollivudian Xhejms Kameron më 26 mars 2012.
Gangkhar Puensum, Butan
Gangkhar Puensum, është mali më i lartë në botë, që nuk është ngjitur ende nga askush. Ai ndodhet në Butan, ka një lartësi prej 7570 metrash, dhe është maja e 40-të më e lartë në botë. Si për ironi edhe maja më e lartë, Mali Everest, është ngjitur me sukses nga qindra njerëz. Por Gangkhar Puensum mbetet i papushtuar.
Deri tani njihen vetëm 4 ekspedita të ndërmarra në Gangkhar Puensum, në vitet 1983, 1985, 1986 dhe 1994. Por që të gjitha ato dështuan shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe kushteve të paqëndrueshme. Në vitin 2004, qeveria e Butani e kufizoi alpinizmin në Gangkhar Puensum, për shkak të disa besimeve shpirtërore.
Shkretëtirat
Dihet se shkretëtirat janë më pak të eksploruarat në botë, për shkak të kushteve ekstreme të motit. Saharaja është shkretëtira më e madhe në botë, me kushte të papërshtatshme për rritjen e bimëve. Me një sipërfaqe prej më shumë se 200 milionë kilometra katrorë, shkretëtira e Saharasë e vendosur në Afrikë, është më e madhja dhe më e nxehta në botë.
Në shkretëtira bien shumë pak reshje shiu gjatë një viti. Luhatjet ekstreme të temperaturës, janë shumë të zakonshme. Ditën vapa është ekstreme, ndërsa netët janë shumë të ftohta. Kjo i bën shkretëtirat ambiente shumë të egra për kafshët, bimët dhe njerëzit. Edhe pse, disa kafshë dhe bimë mund të gjenden në to. Por ato kanë krijuar një përshtatshmëri të lartë për të jetuar në mjedise të tilla.
Shpellat e thella
Bota ka një numër të madh shpellash. Shumë prej tyre janë vështira të eksplorohen për shkak të kushteve ekstreme të motit, shkëmbinjve të mprehtë dhe rrezikut të rrëshqitjeve. Disa nga shpellat nënujore në botë, janë madje të pabanuara nga fauna detare për shkak të kushteve shumë vdekjeprurëse. Shpella e përmbytur nga deti e Jukatan Senotes në Meksikë është shembulli më tipik. Edhe shpellat e dëborës, janë gjithashtu shumë të rrezikshme për t?u eksploruar, për shkak të ndryshimeve të befta.
Pyjet e Shiut në Amazonë, Amerika e Jugut
Duke mbuluar një sipërfaqe prej 6.5 milionë km2, Amazona përmban gjysmën e pyjeve të shiut në Tokë. Biodiversiteti i pasur dhe prania e shumë specieve të rralla, e bëjnë këtë pyll gjigant një zonë të rëndësishme për ekspedita shkencore. E megjithatë, habitati misterioz i Amazonës, mbetet ende një nga vendet më pak të eksploruara në Tokë.
Në Amazonë nuk ka asnjë sezon të thatë, ndërsa bie shi gjatë gjithë vitit. Kjo gjë shkakton rritje drastike të nivelit të ujit në lumin e Amazonës, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Në këto kushte, edhe transporti përmes lumit është shumë i rrezikshëm për shkak të rrymave të forta.
Në Amazonë jetojnë kafshë shumë vdekjeprurëse si jaguarë, gjarpërinj me zile, merimanga helmuese, mushkonjat që përhapin sëmundje, bretkosat helmuese, piranjave dhe anakondave, që mund të dëmtojnë apo vrasin njerëzit. Përveç kësaj, mungesa e qasjes në ushqim të shëndetshëm dhe ujë të pastër, e bën tepër të rrezikshme ekspeditën në Amazonë.
Antarktida
Antarktida është vendi më i ftohtë, më i thatë, dhe ku fryn më shumë erë në Tokë. Klima në këtë kontinent ndryshon në mënyrë drastike, midis -10 dhe -30 gradë Celsius në kushte normale. Temperatura më e ulët e regjistruar në Antarktidë është -89 gradë Celsius.
Kjo klimë e ashpër, e bën Antarktidën vendin më pak të eksploruar në Tokë. Shpejtësia më e madhe e erës e regjistruar në Antarktidë është 320 km/h në vitin 1972. Shtresa e akullit në Antarktidë, ka një trashësi mesatare prej 3.2 km./ themysteriousworld.com–Përshtatur nga CNA.al
Nga Robert J.Samuelson “The Washington Post”Gjasat që Evropa...
Nga Dimitar Bechev “Foreign Policy”* Nëse Ballkani e ka një ...
Nga Onur Ant & Paul Tugwell “Bloomberg”*Tensionet e vjetra m...
„Një moment historik“ u quajt ujdia e Bashkimit Europian për...
Ivan Krastev, është një nga mendimtarët kryesorë evropianë m...
Çdo vit, fëmijët janë një nga faktorët kryesorë të transmeti...
Nga Buck Sexton “The Hill”Për gati 2 muaj, qyteti i Portlend...
Nuk është se kolonizatorët e bardhë, e patën shumë problem t...
Nga Janusz Bugajski “The Hill”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Pyetja që bëjmë të gjithë tani në këtë periudhë pandemike ës...
Në vitin 1931, pas disa dekadave lufte të egër midis bandave...
Nga Eric Zuesse “Modern Diplomacy”* Procesi gradual i shndër...
Aktualisht Toka popullohet nga rreth 7.8 miliardë njerëz. Në...
Nga Michael Goodwin “The New York Post”* Krimi në qytetet am...
Përkundër faktit se është një pajisje e kuzhinës për dekada,...
Nga Derek Thompson “The Atlantic”* “Imuniteti ndaj Covid-19,...
Nga David L.Karden “Foreign Policy”* Kostot e sakta që lidhe...
Në çdo konflikt një rol thelbësor, luan mbledhja e informaci...
* Ishte menduar të ishte një nga 5 kampet e pushimit, që naz...
Nga Ruchir Sharma ”The New York Times”* Imagjinoni një vend,...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...