web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SHBA, demokratët tani janë Partia e Trazirave

26 Korrik 2020, 09:13, Blog CNA

Nga Buck Sexton ?The Hill?

Për gati 2 muaj, qyteti i Portlendit ka qenë nën rrethim nga ANTIFA dhe ekstremistët e tjerë të së majtës. Këto njësite ?shokësh? të së majtës ekstreme po terrorizojnë çdo natë qendrën e qytetit të Portlendit.

Ata lëvizin në grupe të mëdha paramilitare; si anarkistë të organizuar. Përdorin një gamë të gjerë mjetet thuajse vdekjeprurëse kundër policëve, duke filluar nga shkopinjtë dhe deri tek tullat, apo lazerat që dëmtuam rëndë në sy njërin oficerët e policisë.

E gjitha kjo është në funksion të qëllimit të tyre për të përmbysur shoqërinë tonë, dhe për ta transformuar rrënjësisht Amerikën. Nëse mediat kryesore në vend, do të kishin realisht interes t?i tregonin popullit amerikan të vërtetën, ajo do të ishte historia kryesore në të gjitha televizionet për javë të tëra.

Pjesëtarët e ANTIFA-s të veshur me të zeza, u përpoqën madje të mësyjnë dhe djegin godinën e një gjykatë federale. Fushata e tyre e kërcënimit dhe shkatërrimit, është thjesht një terrorizëm i brendshëm.

Por e vetmja arsye pse rrethimi i Portlendit, është bërë historia kryesore e edicioneve të lajmeve ditët e fundit, është sepse administrata Trump po përpiqet të rivendosë ligjin dhe rendin në qytetin e rrethuar, ndërsa demokratët po kundërshtojnë në mënyrë histerike çdo veprim të tillë.

Presidenti Donald Trump ka dërguar për përforcim trupat federale në Portlend. Në kundërpërgjigje, demokratët e atij shteti kanë marrë haptazi në mbrojtje autorët e trazirave në rrugë. Kryetarja e Kongresit Nensi Pelozi, i sulmoi agjentët federalë të vendosur në Portlend, duke deklaruar se janë ata që ?shkaktojnë përshkallëzimin e situatës?.

Anëtarët e tjerë të partisë së saj, i kanë etiketuar oficerët federale të zbatimit të ligjit si një lloj ?ushtrie pushtuese? që është e padëshiruar në qendrat urbane të Amerikës.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blazio, në vazhdën e fushatën e tij për ta shkatërruar plotësisht atë qytet, tha se do ta hidhte Trumpin në gjyq nëse oficerët federalë do të zbarkonin në qytet për t?i dhënë fund dhunës në rritje.

Ky reagim është i pamatur dhe cinik, madje edhe për vetë demokratët në një vit zgjedhjesh presidenciale. Edhe pse nuk është dhe aq i habitshëm, në kushtet kur vala e tanishme e rebelimit anti-policor në të gjithë vendin, është shndërruar shumë shpejt në një armë të luftës politike.

Ajo që nisi si një ringjallje e lëvizjes ?Black Lives Matter?, u shndërrua shpejt në një mobilizim të përgjithshëm të aktivistëve kundër policisë dhe marksistëve që kërkojnë ta kthejnë këtë vend në një utopi të drejtësisë sociale.

Ata duhet të fokusohen tani tek Trumpi, ose shumë më tepër amerikanë mund të fillojnë të kuptojnë se çfarë po i shkakton e majta Portlendit. Dikush mund të flasë mbi politikën specifike të këtyre turmave grabitqare. Por ato janë plotësisht të rreshtuara në anën e Partisë Demokratike.

Ato janë pjesë e bazës mbështetëse të kandidatit demokrat Xho Bajden. Tani që ata kanë kaluar nga shprehja e zemërimit për vrasjen e Xhorxh Floid, në rrëzimin e statujave dhe në thirrjet për revolucion, terreni moral që kishin deri tani po u shembet nën këmbë.

Por pse anarkistët po e terrorizojnë Portlendin? Cili ishte synimi i vërtetë i ?Zonës Autonome të Kapitalit në Siatëll?? Pse u lejuan protestuesit e ?Oçupy City Hall? të përlesheshin me policinë në Manhatanin e Poshtëm për 1 muaj me radhë, derisa oficerët u larguan prej andej të mërkurën?

Udhëheqja e tyre mund t?i japë përgjigje këtyre pyetjeve. Por asnjëra prej tyre nuk është koherente apo e ndjeshme për njerëzit seriozë, që duan atë që është më e mira për SHBA-në. ?Mos financoni më policinë!?, ka qenë klithma kryesore e protestave të këtyre turmave demokratësh, dhe ne kemi parë tashmë efektet e kësaj tufe të marrësh.
Pa mbështetjen e nevojshme politike, policia po heq dorë nga qasjet më pro-aktive për të ndalur krimin e dhunshëm. Kjo nënkupton më shumë incidente dhe më shumë vdekje, kryesisht nga pakicat në lagjet me kriminalitet të lartë. Administrata Trump, ka të drejtë të dërgojë oficerët federale për të mbrojtur jetën dhe pronën e amerikanëve.

Këta të fundit, janë lënë në mëshirën e fatit nga kryetarët e bashkive dhe guvernatorët demokratë. Presidenti po vepron plotësisht në përputhje me autoritetin e tij, dhe po përdor burimet e vëna në dispozicion të tij. Agjencitë federale të zbatimit të ligjit, po veprojnë tashmë në Portlend dhe çdo qytet të SHBA-së.

Shumë departamente të policisë lokale, punojnë çdo ditë krah për krah me homologët e tyre federale për t?u marrë me krimet që fillojnë nga trafikimi i qenieve njerëzore, deri tek shitjet e armëve të zjarrit dhe kundër-terrorizmi.

Fakti që liderët demokratë në Portlend dhe në qytete të tjera, kanë zgjedhur të mënjanojnë policinë lokale, në mënyrë që ta lënë të lirë të veprojë bazën e tyre elektorale të zemëruar, nuk ka asnjë rëndësi mbi ligjshmërinë e policisë federale për të bërë punën e saj.

Fakti që i gjithë fokusi i demokratëve është tek sulmet ndaj Trumpit, në vend se të punojnë me këto mjete shumë të nevojshme për zbatimin e ligjit, flet shumë se cilat janë përparësitë e tyre në raport me amerikanët. Portlendi është tani fushëbeteja më e spikatur.

Çikago mund të jetë tjetra, dhe pastaj ndoshta Nju Jorku. Demokratët e kanë humbur kontrollin mbi qytetet e tyre, pasi hynë në aleancë me turmën, për të ndihmuar partinë e tyre në një vit zgjedhor. Presidenti Trump e sheh me të drejtë këtë moment si detyrimin e tij për të mbrojtur amerikanët, dhe për të rivendosur ligjin dhe rendin, në një vend që ende i dëshiron shumë që të dyja.





Lajmet e fundit nga