Si imperializmi rus mund ta rrëzojë nga pushteti Vladimir Putinin
Nga Janusz Bugajski “The Hill”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Nuk është se kolonizatorët e bardhë, e patën shumë problem të rrëmbenin territoret e banuara për mijëvjeçarë nga amerikanët vendas. Megjithatë historia e shitjes së ishullit të Manhatanit tek holandezët për shumën qesharake 24 dollarë, duket e pabesueshme, edhe pse shumë pretendojnë se është e vërtetë.
Ajo shitje, nëse nuk është blerja më e mirë e një pasurie të patundshme në histori, mund të jetë e para ?legjendë urbane? e përhapur gojarisht ndër shekuj. Më 24 maj 1626, holandezi Peter Minuit, bleu në emër të Kompanisë Holandeze të Indive Perëndimore, ishullin e Manhatanit, duke e shkëmbyer atë për disa mallra tregtare me vlerë 60 gilde.
Territorin ia shiti një fisi, ndoshta ?Canarsee?, pjesë e popullsisë Lenape. Shifra vetëm
60 gilde, është elementi i vetëm i sigurt i marrëveshjes, pasi gjithçka tjetër ndryshon sipas interpretimeve. Në arkivat kombëtare holandeze, ekziston vetëm një referencë për shitjen e Manhatanit, përfshirë një letër nga tregtari Piter Shagen që mban datën 5 nëntor 1626, dhe ku shkruhet:Ata e blenë ishullin e Manhatanit nga të egrit për vlerën e 60 gildeve.
Dikush në shekullin XIX, u angazhua që ta konvertonte atë shumë në dollarë. Dhe i dolën 24 dollarët e famshëm që përmenden edhe sot, edhe pse me kursin e sotëm të këmbimit ato mund të korrespondojnë me rreth 1 mijë dollarë:gjithsesi një shifër qesharake, me të cilën sot mund të blihet në ishull një sipërfaqe prej vetëm 30 centimetra katrorë.
Nga fundi i shekullit XIX-të, dikush nisi të pretendonte se edhe shuma e 60 gildeve u pagua jo në para por në mallra pa asnjë lloj vlere siç rruazat, varëset dhe kopsat. Në fakt, në aktin e shitjes së ishullit të famshëm disa vjet më vonë, flitet sërish për vlerën 60 gilde, por për mjete më të dobishme si thikat, enët e kuzhinës etj.
Natyrisht, asgjë që mund të konsiderohej i mjaftueshëm për të paguar koston reale të Manhatanit. Atëherë, ndoshta hyn në lojë koncepti i ndryshëm i pronësisë midis atyre që shesin dhe atyre që blejnë. Sipas një historiani të jurisprudencës, ?shitja? e Manhatanit duket më shumë si një uzufrukt:që për vendasit do të thoshte ?mos braktisje e ishullit, por thjesht mirëpritje e holandezëve si banorë shtesë?.
Pra duke i lejuar ata të gjuanin ose të kishin disa të drejta, pa humbur megjithatë të tyret. Një ekspert i amerikanëve vendas nuk bie dakord me këtë. Ai e kundërshton idenë e mungesës së të kuptuarit nga indianët e Amerikës të konceptit të pronës private, pasi në realitet edhe ata i njihnin të drejtat e përhershme mbi tokat fisnore ndaj anëtarëve të veçantë të klaneve.
Por vlera e ishullit, nuk është e vetmja gjë që e bën konfuze atë shitje. Shagen nuk thotë kush e lidhi marrëveshjen me holandezët, dhe as sa pjesë e territorit u shit. Pa një dokument të shkruar, historianët kanë mundur të bëjnë vetëm hipoteza:toka u shit nga një grup vendasish që ishin aty kalimthi, dhe që pasi morën paratë u larguan.
Ose, ai që e pranon marrëveshjen e bën këtë gjë nga frika (deri atëherë kishte pasur shumë përleshje mes vendasve dhe holandezëve), ose për të arritur ndonjë marrëveshje tregtare, sidomos për shitjen e lëkurave të kastorëve, që ishin shumë të kërkuara në Evropë.
Deri atëherë, në ishull jetonin disa fise të popullit Lenape. Me ardhjen e evropianëve, shumica e tyre u detyruan të zhvendosen drejt perëndimit në Oklahoma, Uiskonsin dhe Kanada, ndërsa luftërat dhe sëmundjet i pakësuan ndjeshëm në numër.
Sot, i fshehur në Malet Ramapo në Nju Xhersi, rreth 40 kilometra larg Nju Jorkut, jeton një komunitet i Lenapes, i quajtur Ramapough Lenape Nation, dhe që përbëhet nga rreth 5000 njerëz, të cilët e konsiderojnë veten pasardhës të fiseve të ndryshme që përbëjnë kombin e tyre.
Në realitet, Njerëzit e Maleve, siç quhen midis tyre, kanë një prejardhje të përzier nga amerikanët vendas, afrikanët dhe evropianët, gjë që e bën të vështirë njohjen e tyre si
një komb. Por ata thonë se janë krenarë për përzierjen racore që kanë./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Janusz Bugajski “The Hill”Presidenti rus Vladimir Putin ...
Pyetja që bëjmë të gjithë tani në këtë periudhë pandemike ës...
Në vitin 1931, pas disa dekadave lufte të egër midis bandave...
Nga Eric Zuesse “Modern Diplomacy”* Procesi gradual i shndër...
Aktualisht Toka popullohet nga rreth 7.8 miliardë njerëz. Në...
Nga Michael Goodwin “The New York Post”* Krimi në qytetet am...
Përkundër faktit se është një pajisje e kuzhinës për dekada,...
Nga Derek Thompson “The Atlantic”* “Imuniteti ndaj Covid-19,...
Nga David L.Karden “Foreign Policy”* Kostot e sakta që lidhe...
Në çdo konflikt një rol thelbësor, luan mbledhja e informaci...
* Ishte menduar të ishte një nga 5 kampet e pushimit, që naz...
Nga Ruchir Sharma ”The New York Times”* Imagjinoni një vend,...
Nga Pinelopi Goldberg “Project Syndicate”* Deri kohët e fund...
Ekspertët me optimistë, shpresuan që Covid-19 të mos i rezis...
SHBA ka rritur presionin ndaj Kinës për shkak të politikës n...
Rreth 200 kundërshtarë të nazizmit morën pjesë në “Operacion...
Rastet e pazakonta të pneumonisë, nisën të shfaqen mesin e d...
Ekzistojnë tre kategori njerëzish që mohojnë një reagim shke...
Vitet 1920, sollën ide të shkëlqyera në dobi të progresit të...
Vidkun Kuisling, emri i të cilit u bë sinonim i fjalës tradh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...