web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studimi alarmues/ Popullsia botërore do të zvogëlohet gjatë 40 viteve të ardhshme

24 Korrik 2020, 07:06, Blog CNA

Aktualisht Toka popullohet nga rreth 7.8 miliardë njerëz. Në fakt, shkencëtarët thonë se popullsia globale është duke u rritur pandalshëm që nga fundi i murtajës ?Vdekja e Zezë? në shekullin XIV, me një normë vjetore rritjeje që arriti në rreth 2.2. për qind në vitet 1970.

Por një studim i fundit, ka zbuluar se popullsia botërore do të fillojë që të zvogëlohet për herë të parë në shekuj brenda 40 viteve të ardhshme. Pse? Shkencëtarët thonë se qasja më e madhe e çifteve ndaj kontraceptivëve, dhe rritja e arsimit për gratë dhe vajzat në të gjithë globin, do të çojë në rënien e popullsisë.

Studimi, që u krye nga studiues të Institutit të Metrikës së Shëndetit dhe Vlerësimit (IHME) në Shkollën e Mjekësisë së Universitetit të Uashingtonit, SHBA, përdori disa modele për të parashikuar se popullsia botërore ka të ngjarë të arrijë kulmin në vitin 2064 me rreth 9.7 miliardë njerëz, përpara se të bjerë në 8.8 miliardë deri në vitin 2100.

Hulumtimi tregon se deri në fund të këtij shekulli, normat e parashikuara të fertilitetit në 183 nga 195 vende të botës, nuk do të jenë aq të larta sa të ruajnë nivelet aktuale të rritjes së popullsisë,?pa politika liberale mbi emigracionin?.

?Reagimi ndaj rënies së popullsisë, ka të ngjarë të bëhet një nga shqetësimet kryesore të politikës në shumë vende. Por kjo gjë nuk duhet të kompromentojë përpjekjet për të përmirësuar shëndetin riprodhues të grave apo përparimin e të drejtave të grave?- thotë Shtein Volset, autori kryesor i studimit dhe profesori i IHME.

Volset shtoi se ?gjetjet e studimit, sugjerojnë se rënia e numrit të të rriturve në moshë pune, vetëm sa do të zvogëlojë ritmet e rritjes së PBB-së, çka mund të sjellë ndryshime të mëdha në fuqinë ekonomike globale deri në fund të këtij shekulli?.

Riçard Horton, kryeredaktor i revistës mjekësor ?The Lancet? që e publikoi studimin, tha se gjetjet kanë ndikime të mëdha jo vetëm mbi planifikimin për të ardhmen, por edhe në drejtim të përshkrimit dhe mbrojtjes së vetë politikave që bëjnë të mundur përparimin.

?Ky studim, ofron një vizion për ndryshime rrënjësore në fuqinë gjeopolitike, sfidon mitet mbi emigracionin dhe nënvizon rëndësinë e mbrojtjes, dhe forcimit të të drejtave seksuale dhe riprodhuese të grave?- tha ai në një deklaratë.

Horton shtoi se, sipas studimit, ?shekulli XXI-të do të shohë një revolucion në historinë e civilizimit tonë njerëzor?. Afrika dhe bota arabe do të diktojnë të ardhmen tonë, ndërsa Evropa dhe Azia do të zmbrapsen në ndikimin e tyre.

Deri në fund të këtij shekulli, bota do të jetë shumë-polare, me Indinë, Nigerinë, Kinën dhe SHBA-në që do të jenë fuqitë dominuese. Do të jetë realisht një botë e re, për të cilën ne duhet të përgatitemi që sot, thekson më tej Horton.

Ndërkohë, studimi bie në kundërshtim me gjetjet e një raporti të bërë publik në qershorin e vitit 2019 nga Kombet e Bashkuara, i cili pretendon se popullsia botërore nuk do të zvogëlohet, por përkundrazi do të vazhdojë të rritet në 11 miliardë deri në vitin 2100.

Por, përkundër modeleve konkurruese që nuk pajtohen mbi përgjithësi normat e riprodhimit, raporti i OKB-së zbulon se një rritje e moshës mesatare dhe e madhësisë së përgjithshme të popullsisë, do të shtojë presionin mbi ekonomisë globale./ bestlifeonline.comPërshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga