Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Ruchir Sharma ?The New York Times?
* Imagjinoni një vend, një fuqi të madhe ekonomike perëndimore, ku koronavirusi mbërriti më vonë, por që qeveria, në vend se ta mohonte dhe shtynte marrjen e masave, reagoi herët. Ajo ishte gati me testet dhe gjurmimet e kontaktit për të ?rrafshuar kurbën? me shpejtësi, ndërsa e kufizoi normën e vdekjeve në nivele më të ulëta se të çdo vendit tjetër të madh industrial perëndimor.
Frenimi i përhapjes së virusit, lejoi një bllokim të shkurtër dhe të shënjestruar, që ndihmoi në kufizimin e papunësisë në vetëm 6 për qind. Në mesin e një vale lavdërimesh ndërkombëtare, udhëheqësi i mërzitshëm dhe i parashikueshëm i vendit, përjetoi një rritje të madhe të popullaritetit, në 70 për qind nga 40 për qind që ishte më parë.
Dhe fjala është për Gjermaninë e kancelares Angela Merkel. Popullariteti në rritje i saj, e ka margjinalizuar politikisht të majtën dhe të djathtën ekstreme atje. Sindikatat gjermane, kanë punuar ngushtësisht me drejtuesit për t?i mbajtur hapur fabrikat, dhe për të garantuar kushte të sigurta në punë për punonjësit (industria e mishit ishte një përjashtim).
Qeveria e Merkelit, u koordinua me të gjitha landet gjermane për të mbajtur nën kontroll pandeminë, dhe bashkë me anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian kanë ngritur një fond rimëkëmbjeje për vendet që goditen më shumë nga virusi.
Pikat e forta që po tregon aktualisht Gjermania, e bëjnë ekonominë e saj të madhe, të ketë më shumë gjasa të lulëzojë në botën pas pandemisë. Koronavirusi, po përshpejton një ndryshim që po vërehet në mesin e ekonomive kombëtare, dhe që nisi që me krizën globale financiare të vitit 2008.
Qeveritë po marrin gjithnjë e më shumë kontroll mbi të gjitha aspektet e jetës ekonomike, duke zgjeruar borxhet publike për të mbajtur gjallë rritjen ekonomike, dhe duke imponuar pengesa të reja për tregtinë e jashtme dhe emigracionin.
Vetëm ana virtuale e ekonomisë botërore po lulëzon, pasi njerëzit punojnë, luajnë dhe blenë në internet. Ndërsa pandemia po shpejton ritmin e digjitalizimit dhe de-globalizimit, si dhe po rrit borxhet në botë, Gjermania spikat për mungesën e dobësisë ndaj këtyre sfidave, dhe për një qeveri të mirë-përgatitur për t?i trajtuar ato.
Cilat kombe do të lulëzojnë në këtë peizazh të riorganizuar ekonomik? Me gjithë dominimin e tyre në fushën e teknologjisë, Shtetet e Bashkuara dhe Kina po zhyten gjithnjë e më shumë borxhe, dhe qeveritë e tyre janë kritikuar gjerësisht për keq-menaxhimin e pandemisë.
Rusia ka një ekonomi intriguese, pasi presidenti Vladimir Putin ka punuar prej vitesh për ta izoluar vendin e tij nga presioni i huaj financiar, një veprim ky mbrojtës që do të rezultojë të jetë gjithnjë e më i vlefshëm në një botë që po de-globalizohet me shpejtësi.
Por fituesi më i madh ka të ngjarë të jetë Gjermania. Reagimi i saj ndaj pandemisë, ka nxjerrë në pah pikat e forta para-ekzistuese: një qeveri efikase, borxh i ulët, një reputacion i mirë për përsosmërinë industriale që i mbron eksportet e saj edhe kur bie tregtia globale, dhe një aftësi në rritje për të krijuar ndërmarrje vendase të teknologjisë, në një botë të dominuar nga gjigantët amerikane dhe kinezë të internetit.
Ndërsa vendet e tjera shqetësohen se shkurtimet e vendeve të punës muajt e fundit, mund të bëhen të përhershme, shumica e punëtorëve gjermanë qëndruan në punë falë zgjerimit të shpejtë të ?Kurzarbeit?, një sistem qeveritar shekullor që i paguan kompanitë të mbajnë në punë punonjës me orë të shkurtuara gjatë krizave të përkohshme.
Për shkak se Gjermania hyri në pandemi me një tepricë fondesh qeveritare, ajo mund ta mbështesë ekonominë e saj të mbyllur me pagesa të drejtpërdrejta për familjet, ulje të taksave, kredi për biznesin dhe ndihma të tjera që arrijnë në 55 për qind të produktit të brendshëm bruto – paketa më bujare e ndihmës në botë.
Gjermania ishte ndërkohë e aftë dhe e gatshme të siguronte fonde stimuluese emergjente për vendet fqinje, që prej kohësh janë ankuar se kopracia gjermane po e dëmton gjithë kontinentin. Kjo veprim ishte sa i zgjuar aq edhe bujar:Këto vende janë tani më të afta të përballojnë eksportet gjermane, sesa do të ishin ne rrethana të tjera.
E megjithatë, Gjermania nuk po heq dorë nga angazhimi i saj për buxhete të balancuara. Meqë pjesa më e madhe e kësaj shpenzimi do të tërhiqet nga kursimet, borxhi publik i Gjermanisë pritet të rritet, por vetëm në 82 për qind të PBB, një barrë kjo shumë më e lehtë sesa ajo e Shteteve të Bashkuara dhe e vendeve të tjera shumë të zhvilluara, të cilat po shpenzojnë shumë më pak në paketat e tyre të ndihmës.
Dyshuesit mbi këtë strategji, thonë se Gjermania mbështetet tani në mënyrë të rrezikshme në eksportet industriale, veçanërisht ato drejt Kinës, pikërisht në kohën e ngadalësimit të tregtisë globale. E vetëdijshme për këto dobësi, Gjermania po përpiqet të modernizojë kompanitë e saj kryesore eksportuese, pra kompanitë e mëdha të makinave.
Përmes rregulloreve të reja, Berlini po u bën presion kompanive që të kthejnë vëmendjen tek makinat elektrike të së ardhmes. Shtugarti, selia e kompanive Porsh dhe Mercedes-Benz, ka ndaluar përdorimin e makinave të vjetra me naftë brenda qytetit.
Gjermania po bën gjithashtu përpjekje edhe pse disi të vonuara, për t?u shndërruar në një fuqi më konkurruese në fushën e teknologjisë. Ajo po i kushton shumë rëndësi kërkimit dhe zhvillimit si Shtetet e Bashkuara (rreth 3 për qind e PBB-së), dhe ka një plan afatgjatë për të krijuar një ekosistem biznesesh në këtë fushë, të ngjashëm me Silicon Valley në SHBA.
Plani ekonomik i shpëtimit përfshin 56 miliardë dollarë për ngritjen e kompanive, që mund të digjitalizojnë industritë tradicionale, duke përdorur inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e tjera të reja. Krahas Francës, Gjermania shpalli kohët e fundit atë që ministri i saj i Ekonomisë e quajti një ?bum digjital?, që synon të krijojë një ere të evropiane të internetit, për të rivalizuar kompanitë amerikane dhe ato kineze.
Gjermania është një shoqëri konservatore dhe e plakur. Por kritikët që supozojnë se ajo është shumë e ngadaltë për të ndryshuar, e kanë provuar më herët se e kanë pasur gabim. Në fillim të viteve 2000, kur Gjermania konsiderohej në mënyrë proverbiale si ?e sëmura e Evropës?, ndërmori reforma në tregut të punës, të cilat e rivendosën statusin e tij si ekonomia më e qëndrueshme e kontinentit.
Ndërsa pandemia po e përshpejton ritmin e digjitalizimit dhe de-globalizimit, dhe po nxit thellimin e borxhit në botë, Gjermania po dallon për mungesën e saj të dobësisë ndaj këtyre sfidave, dhe për një qeveri të përgatitur për t?i trajtuar si duhet ato./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Pinelopi Goldberg “Project Syndicate”* Deri kohët e fund...
Ekspertët me optimistë, shpresuan që Covid-19 të mos i rezis...
SHBA ka rritur presionin ndaj Kinës për shkak të politikës n...
Rreth 200 kundërshtarë të nazizmit morën pjesë në “Operacion...
Rastet e pazakonta të pneumonisë, nisën të shfaqen mesin e d...
Ekzistojnë tre kategori njerëzish që mohojnë një reagim shke...
Vitet 1920, sollën ide të shkëlqyera në dobi të progresit të...
Vidkun Kuisling, emri i të cilit u bë sinonim i fjalës tradh...
Nga Dr.Elmar Hellendoorn “Atlantic Council”Për dekada të tër...
Një dimër veçanërisht sfidues në Mbretërinë e Bashkuar mund ...
Nga Jeremy PopkinNëse Revolucioni Francez i vitit 1789 ishte...
Joseph StiglitzEdhe pse duket një shekull më parë, nuk ka ka...
Shtëpia e Bardhë nuk është vetëm shtëpia e presidentit të SH...
Kur Nikolla Romanov u kurorëzua Cari i Rusisë në vitin 1894,...
Nga Richard N.Haass “Project Syndicate”* Dëmi global i shkak...
Nga Patrick J.Deneen “Newsweek”* Shumica e njerëzve, thonë s...
Nga Murat Yetkin “Internazionale”* Pasditen e datës 10 korri...
Anglia e Epokës Viktoriane, nuk ishte një vend dhe aq i sigu...
Tre goditje të forta rrufeje. Që të tria në orën 8:28 të mbr...
Ditët e fundit, si Presidenti i SHBA Donald Trump ashtu dhe ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...