Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Kur Nikolla Romanov u kurorëzua Cari i Rusisë në vitin 1894, ai dukej tërësisht konfuz. ?Çfarë do të ndodhë me mua… po me gjithë Rusinë??- e pyeti një këshilltar kur mori fronin. ?Unë nuk jam i gatshëm të jem një Car. As që kam dashur të bëhem i tillë?.
Njëzet e katër vjet më vonë, ai dukej po aq i hutuar kur një grup njerëzish të armatosur, pjesëtarë të policisë sekrete bolshevike, u rreshtuan para tij për ta vrarë bashkë me familjen. Megjithëse ishte rrëzuar nga froni muaj më parë, i ishte vjedhur kurora dhe ishte burgosur, ai nuk e priste atë fund tragjik.
Por, ndryshe nga Car Nikolla, historianët kanë renditur arsyet e sakta se pse familja Romanov u vra në mënyrë brutale, bashkë me kontekstin historik që çoi në rrëzimin e dinastisë që themeloi perandorinë e madhe ruse. Rrënjët e vrasjes së familjes Romanov, mund të gjenden që në fillimet e mbretërimit të tij.
Si djali i madh i Carit Aleksandër III, Nikolla ishte trashëgimtari i paracaktuar i fronit të babait të tij. Por Aleksandri nuk e përgatiti si duhet të birin, për të sunduar një Rusi që ishte e përfshirë nga trazira të mëdha politike. Një autokrat i rreptë, Aleksandri besonte se një Cari duhet të sundonte me grusht të hekurt.
Ai ndaloi cilindo brenda Perandorisë Ruse që të fliste ndonjë gjuhë jo-ruse (madje edhe në vende si Polonia), goditi lirinë e shtypit, dhe dobësoi institucionet politike të popullit të tij. Për pasojë, Nikolla trashëgoi një Rusi të trazuar.
Disa ditë pas kurorëzimit të tij në vitin 1894, gati 1.400 qytetarë vdiqën të shkelur nga turmat gjatë festimeve për kurorëzimin e tij. Ata ishin mbledhur në një fushë të madhe në periferi të Moskës, për të marrë dhurata, por gjithçka përfundoi në tragjedi.
Ajo ngjarje, përfaqësonte një fillim shqetësues për mbretërimin e Nikollës, dhe reagimi i tij brutal, i dha atij pseudonimin ?Nikolla i përgjakshëm?. Gjatë gjithë mbretërimit të tij, Nikolla u përball me pakënaqësitë në rritje të nënshtetasve të tij.
Ai zhvilloi një luftë kundër Japonisë të cilën e humbi. Qeveria e tij masakroi afro 100 protestues të paarmatosur gjatë një tubimi paqësor në vitin 1905. Djali i Nikollës, princi i kurorës, Aleksei, lindi me sëmundjen e hemofilisë. Por familja e mbajti sekret sëmundjen e tij.
Caresha Aleksandra, u bë gjithnjë e më shumë e ndërvarur nga Grigori Rasputin, një klerik mistik, për të cilin ajo besonte se i kishte shpëtuar jetën e të birit. Ndikimi në rritje i Rasputinit brenda familjes mbretërore, u pa me shumë dyshime në publik.
Pastaj në vitin 1914, Rusia u përfshi në Luftën e Parë Botërore, tërësisht e papërgatitur për shkallën dhe intensitetin e luftimeve. Rusët u tmerruan nga numri i viktimave në front. Rusia kishte numrin më të madh të vdekjeve në atë luftë:mbi 1.8 milionë ushtarë, dhe rreth 1.5 milionë civilë.
Lufta shkatërroi çdo lloj normaliteti. Pa burrat në shtëpi, dhe me urinë që pllakosi shumë zona, njerëzit nisën të rebelohen. Në fillim, Nikolla nuk pranoi të abdikonte nga froni, por në marsin e 1917-ës e bëri këtë gjë. Gjatë Revolucionit të Tetorit, bolshevikët e burgosën familjen perandorake.
Nikolla u përpoq t?i bindte britanikët dhe pastaj francezët t?i jepnin azil. Tek e fundit, gruaja e tij ishte mbesa e Mbretëreshës Viktoria. Por që të dyja vendet refuzuan, dhe Romanovët e panë veten në duart e qeverisë revolucionare. Jeta e tyre e re ishte shumë ndryshe nga jeta mbretërore në Pallatin e Dimrit në Shën Petersburg.
Familja mbretërore u vendos së fundmi në Shtëpinë e Ipatievit në Ekaterinburg. Mbrëmjen e 17 korrikut 1918, familja Romanov u zgjua nga gjumi. Rojet i thanë të përgatiteshin për një zhvendosje tjetër. Gratë bënë gati gjërat e tyre, ndërsa në rroba fshehën bizhutë e çmuara, dhe një sasi të madhe parash.
Pastaj, ata u dërguan poshtë në bodrum, ku u qëlluan më armë dhe në fund u çanë me bajoneta. Të shtatë Romanovët vdiqën. Ajo që u duk si një vrasje e momentit, ishte në fakt një veprim i planifikuar me kujdes. Për ditë të tëra, rojet e përgatitur shtëpinë për krimin.
Ata kishin gjetur benzinën dhe acidin sulfurik me të cilin do të digjnin dhe shpërfytyronin kufomat. Jakov Jurovski, që koordinoi vrasjet, u dekorua personalisht nga Lenini, udhëheqësi i bolshevikëve.
Lenini dhe revolucionarët, e shihnin Nikollën dhe monarkinë si një tumor që e bënte të pamundur ngritjen e klasës punëtore. Por si për ironi, atentatet që ata orkestruan për të zhdukur monarkinë, patën pasoja për kauzën e tyre. Lajmet se Cari ishte vrarë i dëshpëroi rusët, që nisën të ishin nostalgjikë për monarkinë e rrëzuar.
Edhe sot, në Rusi ka një segment të shoqërisë ruse që dëshiron rivendosjen e monarkisë, përfshirë një oligark që financon një shkollë të krijuar enkas, për t?i përgatitur rusët e pasur për një Rusi monarkike në të ardhmen. Nikolla mund të mos ketë ditur si ta sundojë Rusinë, por monarkia për të cilën ai kishte kaq shumë ndërdyshje, ka ruajtur një pjesë të tërheqjes së saj edhe 112 vjet pas vrasjes së tij./ history.com–Përshtatur nga CNA.al
Nga Richard N.Haass “Project Syndicate”* Dëmi global i shkak...
Nga Patrick J.Deneen “Newsweek”* Shumica e njerëzve, thonë s...
Nga Murat Yetkin “Internazionale”* Pasditen e datës 10 korri...
Anglia e Epokës Viktoriane, nuk ishte një vend dhe aq i sigu...
Tre goditje të forta rrufeje. Që të tria në orën 8:28 të mbr...
Ditët e fundit, si Presidenti i SHBA Donald Trump ashtu dhe ...
Nga Bryan Robinson “Psychology Today”* Kur nëna jonë ishte d...
Nga Liz Peek “Fox News”* Efekti bumerang vetëm sa ka filluar...
Midis fundit të shekullit XVIII dhe mesit të shekullit XIX, ...
Nga Robert Farley “National Interest”* Shtetet e Bashkuara, ...
Nga Jan Zielonka “New Statesman”* Reagimet ndaj pandemisë së...
Kur shtohet udhëzimet e autoriteteve për të shmangur daljet ...
Paris – Kush qëndronte pas hartimit të një plani të madh të ...
Eshtë një mbrëmje e mrekullueshme vere – jemi vërtet në mesi...
Një ndihmëskuzhinier që e mbrojti mbretëreshën gjatë Revoluc...
Aleksandri III i Maqedonisë, i njohur më shumë si Aleksandri...
Nga Augustin Doehler “War On the Rocks”Shtëpia e Bardhë kish...
Përkundër asaj që mund të pretendojnë disa guru (njerëz që p...
Nga Charlie Ang Hwa Leong “Al Jazeera”Pandemia e Covid-19, ë...
Nga Saim Saeed “Politico.eu”* Mirësevini në dilemën e Shrëdi...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...