LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lehtësimi i dialogut Kosovë-Serbi, mundësi që BE-ja të kompensojë gabimet e shumta me Ballkanin

12 Korrik 2020, 06:22, Blog CNA
Lehtësimi i dialogut Kosovë-Serbi, mundësi që BE-ja të

Nga Augustin Doehler ?War On the Rocks?

Shtëpia e Bardhë kishte planifikuar mbajtjen e një samiti midis presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe atij të Kosovës Hashim Thaçi më 27 qershor. SHBA-ja shpresonte të luante një rol kryesor në zgjidhjen e mosmarrëveshjes që ka e mbajtur peng Ballkanin, që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008.

Kosova e shpalli pavarësinë gati një dekadë pas përfundimit të konfliktit të dhunshëm

midis ushtrisë jugosllave të dominuar nga serbët, dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dominuar nga shqiptarët, e cila përfundoi kur NATO bombardoi kryeqytetin serb Beograd.

Por vetëm 3 ditë para takimit, Thaçi u akuzua për krime lufte. Aktakuza, e shpallur nga Dhomat Specialeve të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, flet për vrasje dhe veprimtari të tjera të paligjshme, siç është trafikimi i organeve, që dyshohet se ka ndodhur gjatë kohës që Thaçi ishte në krye të UÇK-së.

Thaçi anuloi pjesëmarrjen në samit, dhe po ashtu edhe kryeministri Avdullah Hoti. Samiti i anuluar i Uashingtonit përfaqëson një prirje në rritje në Ballkan, kur Shtetet e Bashkuara e shohin veten gjithnjë e më të distancuar. Boshllëku i krijuar, ofron një mundësi që Bashkimi Evropian të luajë një rol konstruktiv në politikën e rajonit.

Ballkani Perëndimor – Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – janë thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës në tërësi. Por qasja e Brukselit ndaj këtij rajonit ka qenë e zbehtë në të kaluarën e afërt.

Brukselit i ka munguar shpesh një vizion koherent dhe i unifikuar për rajonin, gjë që

ka çuar në një destabilitet të brendshëm politik në shumë vende. Për më tepër, qasja e BE-së ka kompromentuar vlerat e saj, dhe ka mundësuar ngjitjen në pushtet të liderëve autokratë, që nga ana tjetër e ka thelluar prapambetjen demokratike.

Synimi i politikës së Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor që nga Samiti i Selanikut i vitit 2003, ka qenë integrimi eventual i të gjitha vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. Në afro 2 dekada, vetëm Kroacia është integruar me sukses. Pjesa tjetër e rajonit, po përpiqet të përmbushë standardet e BE-së në parametrat kryesore si demokracia , sundimi i ligjit dhe liria e medias.

Shumica e këtyre vendeve, u janë nënshtruar udhëheqësve autoritarë vitet e fundit, dhe shpesh Bashkimi Evropian i ka mbështetur në vend se t?i denoncojë këta udhëheqës.

Pasiviteti dhe distancimi i Bashkimit Evropian përkundrejt Ballkanit Perëndimor, u dha mundësi Shteteve të Bashkuara që ta mbushnin boshllëkun.

Paqëndrueshmëria politike e brendshme në Ballkanin Perëndimor, është mundësuar pjesërisht edhe nga paaftësia e Bashkimit Evropian për të rënë dakord mbi një politikë të unifikuar ndaj rajonit. Në tetor 2019, Maqedonia e Veriut pritej të çelte zyrtarisht procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kjo shpresë u shua nga presidenti francez Emanuel Makron, që pretendoi reformim të procesit të anëtarësimit, përpara nisjes së bisedimeve me Shkupin. Vetoja e Makron, u motivua të paktën pjesërisht edhe nga shqetësimet e brendshme politike në Francë.

Vendimi i Makronit e trazoi peizazhin politik në Maqedonisë së Veriut. Ish-kryeministri i vendit, Zona Zaev kishte rrezikuar të ardhmen e tij politike duke nënshkruar Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, e cila i dha fund mosmarrëveshjes dhjetëra-vjeçare midis dy vendeve, duke e ndryshuar emrin e vendit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut.

Duke e kuptuar se e kishte humbur legjitimitetin e tij për të qeverisur pas refuzimit të Bashkimit Evropian, Zaev dha dorëheqjen si kryeministër , ndërsa zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 15 korrik. Këto zgjedhje, mund të risjellin në pushtet të djathtën nacionaliste.

Ndërkohë, Brukseli ka promovuar në ndonjë rast stabilitetin rajonal në kurriz të demokracisë. Disa analistë kanë përdorur termin ?stabilitokraci?, për ta përshkruar këtë dukuri, ku BE-ja bën një vesh shurdh e sy qorr ndaj udhëheqësve autokratë në Ballkanin Perëndimor, për sa kohë që ata pengojnë emigrimin drejt BE-së të qytetarëve të tyre.

Ky model është veçanërisht i dukshëm në Serbi dhe Malin e Zi, ku sipas ?Freedom House?,

ato kanë degraduar nga ?demokraci gjysmë të konsoliduara? në ?regjime hibride?.

Dhe pavarëisht kësaj rënie, drejtuesit e të dyja vendeve kanë pasur gjatë gjithë kohës mbështetjen e Bashkimi Evropian, duke e legjitimuar kësisoj sundimin e tyre.

Bashkimi Evropian duhet të jetë më bindës në promovimin e demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Pranimi pasiv i tendencave autoritare në rajon është dritëshkurtësi. Ndërsa mund të duket i përshtatshëm për momentin, me kalimin e kohës ai do të minojë pozitat e Evropës në këtë pjesë të kontinentit.

Brukseli ka interesa strategjike për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, dhe duhet të jetë më i fuqishëm në artikulimin dhe avancimin e këtyre interesave. Lehtësimi i dialogut Kosovë-Serbi, i jep Bashkimit Evropian mundësinë t?i kompensojë disa nga këto gabime.

Brukseli duhet t?ua bëjë të qartë njerëzve dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor, se është plotësisht i përkushtuar për të ardhmen e tyre si pjesë e Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian ka shumë për t?i ofruar Ballkanit Perëndimor sa i përket mundësive ekonomike, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, sidomos në krahasim me fuqitë e tjera si Kina dhe Rusia./Përshtati në shqip CNA.al

Lajmet e fundit nga