Vrasja e efektivit në Maliq/ Rama: Nderime përjetë dëshmorit, ndëshkim maksimal për autorin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Përkundër asaj që mund të pretendojnë disa guru (njerëz që praktikojnë meditimin e thellë), njerëzit nuk janë qenie që mund të mbijetojnë vetëm me ajër dhe diell. Si të gjitha krijesat, edhe ne kemi nevojë për ushqime dhe ujë që të mbijetojmë.
Zakonisht, njeriu mund të rezistojë pa ushqim për rreth 3 javë para se efektet e urisë t?i marrin atij jetën. Nga ana tjetër, duke qenë se trupi i një të rrituri përbëhet nga 60 për qind ujë, zakonisht një njeri do të rezistonte vetëm 3-4 ditë pa pirë ujë.
Megjithatë, këto janë normat mesatare. Ka njerëz që kanë arritur të mbijetojnë për më gjatë pa ngrënë apo pa pirë. Sesa kohë mund të rezistojë një person pa qasje në kalori dhe lëngje, kjo varet nga shumë faktorë, siç janë kushtet mjedisore dhe gjendja shëndetësore e një personi.
Për shembull, mungesa e ujit në shkretëtirë dhe qëndrimi nën diellin përvëlues do ta vrasë një njeri shumë më shpejt, sesa po të gjendej në mesin e një pylli ku është shumë më freskët. Për t?i lehtësuar gjërat, përdorni ?rregullin e treshit? për të krijuar një ide se sa gjatë mund të rezistojë trupi i njeriut pa 3 elementë bazikë:3 minuta pa oksigjen, 3 ditë pa ujë dhe 3 javë pa ushqim.
Sa kohë mund të rezistojë dikush pa ujë? Konsumi i ujit ka efektin më të menjëhershëm në mbijetesën e njeriut. Ndërsa trupi ka yndyrna dhe muskuj që mund të konsumohen për të marrë energji në rast se ushqimi nuk mund të gjendet askund, rezervat e ujit janë shumë më të pakta.
Trupat tanë kryesisht përbëhen nga uji, por ne e humbasim shumë ujë çdo ditë kur djersitemi, urinojmë apo edhe kur nxjerrim frymën. Kjo është arsyeja pse uji duhet të zëvendësohet vazhdimisht. Se për sa ujë ka nevojë një njeri çdo ditë, kjo gjë varet nga aktiviteti fizik, mosha, temperatura e trupit (nëse ke ethe të pihet më shumë ujë), ambienti dhe lagështia e ajrit.
Humbja e ujit përmes frymëmarrjes dhe djersitjes mund të jetë midis 0.3-1 litër në 24 orë në kushte normale. Por në kushte ekstreme, si për shembull vrapimi nëpër shkretëtirë, një i rritur mund të humbasë më shumë se 1.5 litra djersë në orë. Një i rritur do të humbasë rreth 1.5 litra ujë përmes urinës.
Pra rreth 2.5 litra ujë të humbura në ditë. Prandaj çdo i rritur duhet të përpiqet të marrë të paktën atë sasi uji të humbur nga uji nga ushqimet, në mënyrë që të ruajë ekuilibrin e lëngjeve. Kërkesat për ujë të secilit person ndryshojnë, dhe trupi na sinjalizon vetë për nevojat e tij.
Në varësi të sasisë së ujit që humb për shkak të aktivitetit fizik, temperaturës dhe lagështisë, një person mund të mbijetojë kudo midis 3-7 ditë pa ujë. Një 18-vjeçar austriak Andreas Mihavecz besohet se ka mbijetuar më gjatë pa ujë, kur policia e kishte harruar në një qeli për 18 ditë me radhë në vitin 1979. Ai dyshohet se kishte pirë lagështinë e murit, por kjo nuk e bën më pak mbresëlënës këtë rekord.
Por mos harroni se çdo dehidratim që shkakton humbje të më shumë se 10 për qind të peshës trupore, klasifikohet si urgjencë mjekësore. Kjo mund të shkaktojë rënien e vëllimit të gjakut dhe presioni i tij mund të bjerë në nivele që mund të sjellin vdekjen.
Po për sa kohë mund të rezistojnë njerëzit pa ushqim? Këtu ka një gamë më të gjerë se sa ata që vuajnë nga privimi i ujit. Mahatma Gandhi, që është i famshëm për agjërimet e tij jashtëzakonisht të gjata, qëndroi dikur edhe 21 ditë pa ushqim. Por personi që ka mbijetuar më gjatë pa ngrënë është 74 ditë.
Rekordi u vendos nga Terens Meksuin, një i burgosur politik irlandez, që nisi një grevë urie në formë proteste ndaj britanikëve, që çoi në vdekjen e tij të parakohshme në vitin 1920. Në përgjithësi, njerëzit që kanë hyrë në greva të ngjashme kanë vdekur pas 45-61 ditësh, sipas një studimi të vitit 1997 të botuar në BMJ.
Ajo që dimë me siguri, është se njerëzit mund të mbijetojnë pa ushqim më gjatë se sa pa ujë. Trupi mbështetet tek kaloritë dhe lëndët ushqyese, për t?u siguruar qelizave energjinë e nevojshme për të vijuar proceset biologjike thelbësore.
Kur trupi privohet nga ushqimi, ai u kthehet rezervave. Në fillim konsumon glikogjenin në mëlçi dhe muskuj, duke e shndërruar atë në sheqer dhe aminoacide. Kur mbaron glikogjeni, trupi fillon të djegë depozitat e yndyrës për të siguruar energji.
Kjo është një nga arsyet pse agjërimi është i shkëlqyer për rënien në peshë. Edhe pse nuk është komode, kur trupi i kthehet konsumit të proteinave. Kjo gjë shkakton humbje të madhe të masës muskulore, përfshirë indet e muskujve të zemrës.
Gjatë urisë, pulsi dobësohet dhe presioni i gjakut bie, pasi zemra nuk ka energji të mjaftueshme për të pompuar gjakun rreth trupit siç ndodh normalisht. Nëse ushqimi vazhdon të mungojë, pushimi i zemrës mund të bëhet i pashmangshëm.
Uria padyshim ndërhyn në sistemin gastrointestinal, duke shkaktuar dhimbje në stomak, të vjella, të përzier, dhe madje edhe infeksione bakteriale. E privuar nga energjia, ndikohet shumë edhe truri, pasi ai konsumon një të pestën e energjisë së një personi. Njerëzit e uritur kanë probleme me përqendrimin apo edhe me fjetjen./ Zmescience.com-Përshtatur nga CNA.al
Nga Charlie Ang Hwa Leong “Al Jazeera”Pandemia e Covid-19, ë...
Nga Saim Saeed “Politico.eu”* Mirësevini në dilemën e Shrëdi...
Nga Tiffanie Wen“Nëse shoh turmën, nuk do të veproja dot kur...
E parë me sytë e sotëm, periudha e panikut të hershëm nga co...
Nga Patrick Buchanan “Newsmax”* Donald Trump e nisi garën e ...
Nga Andrei Isaev “Modern Diplomacy”* Rajoni i Ballkanit, po ...
Tani që po e përjetojnë në vetën e parë se çfarë do të thotë...
Disa njerëz mund të mos bien dakord, por një studim i ri sug...
Të thuash që Silvester Stalone ka pasur një jetë të vështirë...
Ushtritë e mëdha profesioniste, nuk i fitojnë gjithmonë luft...
Rritja e rasteve të reja me Covid-19, ka detyruar shumë vend...
Nga Wolfgang Munchau “The Financial Times”* A duhet të shtyj...
Nga Paul Krugman “The New York Times”* Amerika është në pari...
* Më 8 korrik 1947, gazeta “Roswell Daily Record” botoi një ...
Nga Donald Trump* Nuk mund të ketë vend më të mirë për të fe...
Rrezikut që infektimet e reja të dalin jashtë kontrollit, dh...
Nga H. R. McMaster* Në dekadat që pasuan tërheqjen e SHBA-së...
Nga Jochen Bittner – “The New York Times”Hamburg, Gjermani –...
Nga John Cappello & Ari Mittleman “Modern Diplomacy”Anulimi ...
Nga Victor Davis Hanson “National Riview”Përfitim nga kaosi,...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...