Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga John Cappello & Ari Mittleman ?Modern Diplomacy?
Anulimi i papritur i takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, ofron një mundësi për t?u ndalur dhe reflektuar se ku Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë mund të bashkëpunojnë në një mënyrë më efektive, kur i qasen Ballkanit Perëndimor.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Lejen, njoftoi se ajo do të presë në Bruksel udhëheqësit nga të dyja vendet ballkanike. Pavarësisht nga vendi i takimit, është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë evropianë, që t?i kushtojnë vazhdimisht kohë dhe vëmendje këtij rajoni kompleks.
Shembujt e Moskës dhe Pekinit, që punojnë vazhdimisht për të degraduar vlerat demokratike perëndimore, ndërsa përhapin vizionin e tyre autoritarist, po shtohen me ritme alarmante. Si vendi më i madh i ish-Jugosllavisë, Serbia ka një rol kyç për një Ballkan të qëndrueshëm, të sigurt dhe paqësor.
Dialogu me të, dhe tek e fundit njohja prej saj e pavarësisë së Kosovës është një domosdoshmëri. Uashingtoni dhe Brukseli, duhet t?i përsërisin rregullisht këto fjali, pasi kjo është vetëm në të mirë të rajonit. Siç thoshte dikur kryeministri britanik Uinston Çërçill:?Ballkani prodhon më shumë histori, sesa mund të konsumojë!?.
Historia po ndodh para syve tanë, dhe shtron pyetjen nëse Uashingtoni dhe Brukseli po shohin në drejtimin e duhur. Një ditë pasi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, presidenti amerikan Xhorxh Ë.Bush njohu vendin më të ri në botë, duke deklaruar se ky akt do të ?sillte paqe në një rajon të shkatërruar nga lufta?.
Shumë shpesh, ata që analizojnë Ballkanin flasin për të shkuarën. Sigurisht, plagët e luftës duan kohë që të mbyllen. Por ndërkohë, duhet të merren parasysh edhe shqetësimet reale të qytetarëve të përditshëm, sidomos të brezit të ri të lindur pas luftës.
Siguria nga një konflikti i armatosur nuk mund të nënvlerësohet, por edhe siguria ekonomike është po aq e rëndësishme. Parja e gjërave përmes syve të të rinjve që bëhen pjesë e fuqisë punëtore, zhvendosen në shtëpinë e tyre të parë, dhe rritin fëmijët e tyre, është ajo që e kanë lënë shpesh pas dore politikanët e Ballkanit.
Zotimi për një bashkëpunim më të madh rajonal ekonomik, është angazhimi më i rëndësishëm që mund të dalë nga takimi i Shtëpisë së Bardhë. Një zhvillim ekonomik i përmirësuar, do t?u sigurojë politikanëve në Ballkanin Perëndimor mbështetjen popullore për të marrë vendime të vështira.
Uashingtoni dhe Brukseli, janë të mirë-pozicionuar për ta udhëhequr, promovuar dhe investuar në këtë lloj bashkëpunimi. I dërguari special i presidentit Trump, Riçard Grenëll u zotua se Shtëpia e Bardhë do të përqendrohet në përparimin ekonomik të rajonit.
Ai sugjeroi se synimi i BE-së duhet të jenë përpjekjet, drejt një zgjidhjeje politike të konfliktit Kosovë-Serbi. Por nismat inovative të politikës ekonomike nuk mund të vijnë mjaftueshëm shpejt, dhe të gjitha demokracitë e tregut të lirë mund të luajnë një rol.
Mosha mesatare e banorëve në Serbi është 41-vjeç. Por Banka Botërore vlerëson se popullsia, aktualisht 7 milionë, do të zvogëlohet në 5.8 milionë gjatë 3 dekadave të ardhshme. Kosova ka popullsinë më të re në Evropë. Gati një e katërta e qytetarëve janë 14-vjeç ose më të rinj. Por ajo ka numrin më të lartë të papunësisë në të gjitha brezat. Jetesa e përditshme e familjeve të reja në rajon, varet nga aftësia e tyre për të udhëtuar dhe punuar jashtë vendit.
Të dyja qeveritë – së bashku me Uashingtonin dhe Brukselin – do të përfitojnë nëse fokusohen tek perspektiva e bashkëpunimit ekonomik. Tetorin e vitit të kaluar liderët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut u takuan në Novi Sad. Ata folën për krijimin e një ?mini-Shengeni?.
Zona e Shengenit e ka ndryshuar shumë nivelin socio-ekonomik të 26 vendeve anëtare të BE-së, dhe s?ka asnjë arsye pse një projekt i ngjashëm në Ballkan, të mos kishte rezultate të matshme dhe pozitive. Natyrisht, djalli fshihet në detaje, dhe pandemia aktuale e ka futur në ngërç këtë nismë.
Uashingtoni dhe Brukseli duhet ta riaktivizojnë këtë nismë, dhe të inkurajojnë bashkëpunimin midis Beogradit, Prishtinës, Podgorica dhe Sarajevës. Nga java e kaluar, rajoni do të ketë energji elektrike me një kosto më të përballueshme, falë një rrjeti të interkonjeksionit 400 kV midis Kragujevacit and Kraljevos.
Një ditë pas Krishtlindjeve Ortodokse, presidenti serb Vuciç mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për gazsjellësin ?Turk Stream? në Stamboll. Atij iu bashkuan presidentët Putin dhe Erdogan dhe kryeministri bullgar Bojko Borisov. Rusia manipulon shpesh me çmimet e gazit, për të kundërvënë ndaj njëra-tjetrës vendet e Evropës Lindore.
Më herët, Uashingtoni i ka kushtuar vëmendje të madh projektit të gazsjellësit Trans-Adriatik, që do të sjellë në Evropë gazin nga fushat e Azerbajxhanit, dhe do të jetë gazsjellësi i parë evropian që e anashkalon tërësisht Rusinë. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), që bashkëpunon me 16 banka tregtare, sapo i ka dhënë një kredi prej 1 miliardë eurosh.
Duke supozuar një përfundim të afërt të TAP, Brukseli duhet të përshpejtojë planet për ta bërë realitet gazsjellësin tjetër Adriatiko-Jonian. Kjo do të ndryshonte shumë varësinë energjetike, dhe rrjedhimisht edhe sigurinë ekonomike të Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës. Kjo ka qenë prioritet i BERZH0it për vitin 2018, dhe duhet të mbetet i tillë edhe në vazhdim. Sapo u kthye nga Uashingtoni në mars, presidenti serb tha:?Solidariteti evropian nuk ekziston. Ai është thjesht një përrallë. E vetmja që mund të na ndihmojnë në këtë situatë të vështirë është Kina?.
Dhe diplomacia kineze e maskave, është ekspozuar më qartë në Serbi se kudo tjetër. Pekini paraqet një sfidë të madhe për Uashingtonin dhe Brukselin. Ndërsa vëmendja është përqendruar me të drejtë tek teknologjia 5G, ajo duhet të jetë shumë më e gjerë sesa kaq. Pekini kultivon një marrëdhënie shumë praktike me vende si Serbia, që nuk janë ende pjesë e BE-së. Politikanët në rajon i shohin investimet kineze si të leverdishme në kuadër të afateve zgjedhore dhe ?fitoreve? të menjëhershme, në vend të diskutimeve të pafundme mbi çeljen e kapitujve të rinj në kuadër të negociatave për anëtarësim në BE.
Sot investimet kineze në infrastrukturë, janë pasuar në një prani shumë më madhe në media dhe aktivitete kulturore. Në fakt edhe në Kroaci, një anëtare e BE-së dhe NATO, ura më e madhe në Evropë po ndërtohet nga një kompani shtetërore kineze, e cila u zgjodh në vend të një kompanie austriake.
Ndërsa vijon debati mbi të ardhmen e marrëdhënieve trans-atlantike dhe mbi pasojat e anulimit të samitit në Shtëpinë e Bardhë, fakt është se ka munguar vëmendja e vazhdueshme ndaj nevojave të përditshme që kanë njerëzit në këtë rajon.
Pas zgjedhjeve në Serbi, krijimit të një qeverie të re në Kosovë, pas marrjes nga Gjermania të presidencës së BE-së, dhe falë një interesi të qëndrueshëm bipartizan në Uashington për rajonin, është më se i mundur një përparim real dhe domethënës socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Victor Davis Hanson “National Riview”Përfitim nga kaosi,...
Brus Li sakrifikoi veten e vet në gjithçka që bëri. Kur zbul...
Bota ka qenë e shqetësuar prej vitesh për sëmundjet pandemik...
Ishte 4 korriku i vitit 1776 kur Shtetet e Bashkuara shpallë...
Nga Adam Taylor “The Washington Post”Presidenti rus Vladimir...
Xhim Morison ishte këngëtar dhe shkrimtar, vokalisti kryesor...
Profesor Piter Piot, që ndihmoi në zbulimin e sëmundjes së E...
Nga Mohamed Almezel “Gulf News”Në vitin 1453, në kulmin e fu...
Njerëzit kanë ngrënë jashtë shtëpisë për mijëvjeçarë, duke b...
Nga Ayaan Hirsi Ali “The Wall Street Journal”Zemërimi është ...
Koronavirusi i ri- SARS-CoV-2 – mund të ketë qarkulluar në E...
Me mbi 2 milionë raste pozitive në SHBA, që nga fillimi i pa...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Të akuzosh një kryetar shte...
Nga David Limbaugh “Fox News”* Të paktën 600 punonjës polici...
Shumë të vjetër, shumë të bardhë, shumë meshkuj. Thirrjet pë...
Nga Gerry Freda “Il Giornale”* Guvernatorja demokrate e shte...
Shihni çdo takim që organizohet në Bruksel, dhe ka shumë të ...
Nga Sergej Lebedev “Internazionale”Kur në Rusi u shfaqën ras...
Më 28 qershor 1914, Gavrilo Princip, një nacionalist serb, v...
Jeta prej beqari, pa angazhime në çift dhe ato familjare, po...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...