Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Xhim Morison ishte këngëtar dhe shkrimtar, vokalisti kryesor i grupit të famshëm amerikan të rrokut ?The Doors?.
Për shkak të teksteve të tij poetike, zërit të veçantë, karakterit të vrazhdë, koncerteve të bujshme, dhe rrethanave të veçanta të jetës por edhe të vdekjes së tij të parakohshme, ai është cilësuar nga kritika por dhe fansat, si një nga artistët më unikë të historisë së rokut.
Po ku ishte Xhim Morison? Lindi si Xhejms Daugllas Morison në Melburn të Floridas më 8 dhjetor 1943, me prindër Klara Virginia dhe admiralin e ushtrisë amerikane Xhorxh Morison. Paraardhësit e tij ishin skocezë, irlandezë dhe anglezë.
Morison pati një motër më të vogël, Anën, dhe një vëlla më të vogël, Endrjun. I ati kishte një karakter të ashpër, tipik prej ushtaraku. Xhimi mendonte se prindërit e tij ishin të dalë mode me sjelljet e tyre, ndaj ai nisi të kishte mendime të ndryshme jo vetëm nga prindërit por edhe mësuesit e tij.
Kur ishte i ri, lexonte shumë më tepër nga bashkëmoshatarët e tij. Pasioni i tij për letërsinë, e detyronte ndonjëherë mësuesin e tij ta thërriste Bibliotekën e Kongresit, për t?u siguruar që Morison nuk po trillonte ndonjë nga librat për të cilët fliste. Dhe në fakt nëse një nxënës në gjimnaz do të fliste mbi ?demonologjinë e shekujve XVI-XVII?, me siguri që çdo mësues do të ishte mosbesues.
Xhimi kishte një zgjuarsi të madhe. Koefiçenti i tij i inteligjecës (IQ) ishte 149 , dhe shumë njerëz ishin të vetëdijshëm për hiper-inteligjencën e tij. Ai u diplomua në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxheles për artin teatrore, ndërsa realizoi 2 filma me metrazh të shkurtër ?First Love? dhe ?Obscura?.
Sikurse e pohonte edhe vetë ngjarja që i ndryshoi jetën, ndodhi gjatë një udhëtimi familjar në vitin 1947. Ai e përshkruante kështu atë:?Herën e parë që përjetova vdekjen… Unë, mamaja, babai, gjyshja dhe gjyshi im po udhëtonim nëpër shkretëtirë në agim.
Unë isha fëmija, dhe duhej të qëndroja në makinë, ndërsa babai dhe gjyshi shkuan t?i hidhnin një sy një trupi të pajetë në anë të rrugës. Ajo ngjarje do të ndryshonte përgjithmonë jetën time?. Gjithsesi, familja e tij pretendonte se nuk e mbante mend atë ngjarje.
I ati e cilësoi episodin si trillim të një djali të llastuar. Edhe e motra tha:?Xhimit i pëlqente të tregonte histori, dhe t?i zmadhonte ato. Ai më tha më vonë se kishte parë një indian të vdekur anash rrugës, por unë nuk e di nëse kjo gjë është e vërtetë?.
Morison nisi të bënte një jetë boheme në Kaliforni. Ai synonte të gjente shtigje dhe ide të reja për jetën. Në një rast, jetoi për disa javë rrugëve duke konsumuar drogën haluçinogjene LSD, dhe fasule të konservuara. Pas diplomimit në universitet, disa nga poemat ia lexoi mikut të tij Rei Manzarek, dhe të dy krijuan një grup muzikor.
Pak më vonë, grupit iu shtuan Robi Kriger dhe Xhon Densmor. ?The Doors? krijonte këngë me tekste mistike. Morison, Kriger dhe Densmor ishin të apasionuar pas praktikave budiste të meditimit Maharishi Mahesh Yogi. Edhe para se të krijohej grupi, Morison krijonte vetë disa ilaçe qetësues, pinte shumë alkool.
Ndërkohë në shumë raste shfaqej tërësisht i dehur në studion e regjistrimit. Si shumë yje të rrokut, Morison mori disa pseudonime gjatë karrierës së tij muzikore. Më popullori ishte ?The Lizard King?, por edhe ?Mojo Risin? dhe ?King of Orgasmic Rock?.
Xhim Morison vdiq në kryeqytetin francez Paris, në moshë të re, vetëm 27-vjeç. Ai u gjet i vdekur nga e dashura e tij Pamela Kurson në vaskën e banjos më 3 korrik 1971. Autoritetet thanë se vdekja e tij erdhi nga një atak kardiak. Por kjo ngjarje mbetet ende e rrethuar me mister edhe sot e kësaj dite, për faktin se mbi trupin e tij nuk u krye asnjë autopsi, pasi kjo procedurë nuk është e detyrueshme sipas ligjeve në Francë.
Vdekja tragjike e bëri atë pjesëtar të ?Klubit 27?, një grup aktorësh dhe muzikantësh që vdiqën tragjikisht kur ishin 27-vjeç. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe Xhimi Hendriks, Xhenis Xhoplin, Kërt Kobein, Emi Uajnhauz dhe Anton Jelçin.
Morison u varros në varrezën e famshme ?Le Pere Lachaise?, ndërsa varri i tij është një vend pelegrinazhi për fansat e tij të shumtë. Grupi nuk e pati më suksesin e dikurshëm. Pa Xhimin dhe zërin e tij të veçantë, ?The Doors? u shpërbënë pas 2 vjetësh./Përshtatur nga CNA.al
Profesor Piter Piot, që ndihmoi në zbulimin e sëmundjes së E...
Nga Mohamed Almezel “Gulf News”Në vitin 1453, në kulmin e fu...
Njerëzit kanë ngrënë jashtë shtëpisë për mijëvjeçarë, duke b...
Nga Ayaan Hirsi Ali “The Wall Street Journal”Zemërimi është ...
Koronavirusi i ri- SARS-CoV-2 – mund të ketë qarkulluar në E...
Me mbi 2 milionë raste pozitive në SHBA, që nga fillimi i pa...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Të akuzosh një kryetar shte...
Nga David Limbaugh “Fox News”* Të paktën 600 punonjës polici...
Shumë të vjetër, shumë të bardhë, shumë meshkuj. Thirrjet pë...
Nga Gerry Freda “Il Giornale”* Guvernatorja demokrate e shte...
Shihni çdo takim që organizohet në Bruksel, dhe ka shumë të ...
Nga Sergej Lebedev “Internazionale”Kur në Rusi u shfaqën ras...
Më 28 qershor 1914, Gavrilo Princip, një nacionalist serb, v...
Jeta prej beqari, pa angazhime në çift dhe ato familjare, po...
Vendet e Bashkimit Evropian, janë duke eksperimentuar mënyra...
Për të parandaluar që një virus i ri i rrezikshëm të mos e p...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Të hënën, një turmë u përpoq të...
Studimet e reja, sugjerojnë se mund të ketë një lidhje midis...
Kina sapo ka nisur “rivalin e GPS Amerikan” në orbitë, duke ...
Bllokada e Berlinit, ishte një përpjekje e Bashkimit Sovjeti...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...