Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Studimet e reja, sugjerojnë se mund të ketë një lidhje midis llojit të gjakut të një pacienti, dhe rrezikut që ai të preket nga një formë e rëndë e infeksionit nga koronavirusi. Kështu, një analizë e mijëra pacientëve me Covid-19 në Spanjë dhe Itali, tregoi se njerëzit me grupin e gjakut A, janë 50 për qind më të predispozuar për të shfaqur simptoma më të rënda, dhe të kërkojnë frymëmarrje të asistuar përmes ventilatorit.
Studiuesit vunë re gjithashtu se njerëzit me grupin e gjakut 0, kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga simptoma të rënda nëse preken nga Covid-19. Ky studim, i botuar javën e kaluar në revistën ?New England Journal of Medicine?, zbuloi ndërkohë se pacientët me llojin e gjakut 0 kanë 50 për qind më pak gjasa të rrezikohen nga një formë e rëndë e infeksionit me koronavirus, në krahasim me pacientët që kanë grupe të tjera gjaku.
?Një test gjenetik, dhe lloji i gjakut të një personi, mund të ofrojnë mjete të dobishme për të identifikuar ata që mund të jenë më të rrezikuar nga koronavirusi i ri?- shkruan Frensis Kollins, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, që nuk ishte pjesë e studimit në fjalë.
Hulumtimi ekzaminoi kodet gjenetike të më shumë se 1.600 pacientëve të sëmurë me koronavirus, që patën simptoma tepër të rënda, duke iu nënshtruar trajtimit spitalor në 7 qendra mjekësore në Itali dhe Spanjë. Ata zbuluan se një rajon i gjenomës së pjesëmarrësve në studim që ndihmon përcaktimin e llojit të gjakut, kishte lidhje me shanset e një pacienti për të zhvilluar simptoma të rënda si pasojë e Covid-19.
Në përgjithësi, lloji juaj i gjakut – A, B, AB, ose 0 – varet nga prania ose mungesa e proteinave të quajtura antigjenet A dhe B në sipërfaqen e rruazave të kuqe të gjakut. Njerëzit me grup gjaku 0 nuk kanë asnjë nga këto antigjene. Prania e antigjeneve A dhe B në gjakun tonë, është një tipar gjenetik i trashëguar nga prindërit tanë.
Të gjithë njerëzit, kanë gjithashtu një lloj grupi gjaku pozitiv ose negativ, kjo në varësi të faktit nëse kanë ose jo një proteinë të tretë të quajtur faktor Rh. Për shembull, nëse keni grupin e gjakut A, dhe proteinën Rh, ju jeni një njeri me grupin e gjakut A pozitiv.
Studiuesit zbuluan se pacientët me koronavirus, me grupin e gjakut A, ishin 50 për qind më të predispozuar se sa njerëzit me grupe të tjera gjaku, për të pasur probleme të mëdha me frymëmarrjen, deri në fatalitete. Ata zbuluan gjithashtu ?një efekt mbrojtës për njerëzit me grupin e gjakut 0, në krahasim me grupet e tjera të gjakut?.
Grupet 0 dhe A, janë përkatësisht grupi i gjakut më të zakonshëm, dhe i dyti më i zakonshëm. Kështu rreth 48 për qind e amerikanëve janë 0 pozitivë ose 0 negativë, dhe 37 për qind e amerikanëve janë A pozitiv ose A negativ, sipas Institutit të Gjakut në Oklahoma.
Duhen kërkime të mëtejshme mbi lidhjen e grupit të gjakut me COVID-19
Jo të gjithë ekspertët janë të bindur, se ekziston një lidhje midis llojit të gjakut dhe infeksioneve të rënda me koronavirus. Dr.Erik Topol, i tha agjencisë së lajmeve ?Associated Press? se provat nuk janë të mjaftueshme për ta treguar këtë lidhje.
Shumica e studimeve gjenetike, përfshin një grup më të madh pjesëmarrësish sesa ai në studimin e fundit, prandaj shkencëtarë të tjerë duhet të analizojnë grupe më të mëdha pacientësh, për të parë nëse ata do të gjejnë të njëjta lidhje, shtoi Topol.
Sipas Kolins, disa grupe kërkimore kohët e fundit ndërmorrën një studim për të kërkuar variante të ngjashme gjenetike tek 5.000 pacientët e sëmurë koronavirus në SHBA dhe Kanada. Hulumtimi i ri, përputhet me gjetjet e dy studimeve të mëparshme, por nuk është identik.
Në mars, një studim mbi më shumë se 2.173 pacientë me Covid-19 nga tre spitale në Vuhan dhe Shenzhen të Kinës, zbuloi se pacientët me grupin e gjakut A, ishin më të rrezikuar të prekeshin nga koronavirusi në krahasim me njerëzit që kishin grup tjetër gjaku.
Ndërkohë në Nju Jork, studiuesit analizuan 1.559 pacientë gjatë muajit prill, dhe konstatuan një tendencë të ngjashme:Një përqindje më e lartë e pacientëve të infektuar me Covid-19, kishin grupin e gjakut A, dhe një përqindje më të ulët kishin ata me gripin e gjakut 0.
Grupi i gjakut, mund të luajë një rol në ndjeshmërinë e një pacienti ndaj infeksionit të rëndë nga sëmundje të tjera, përfshirë rotaviruset dhe noroviruset që mund të shkaktojnë diarre; Helicobacter pylori , e cila mund të shkaktojë ulçerë dhe kancer të stomakut; dhe SARS, një tjetër koronavirus që u përhap globalisht në vitet 2002-2003.
Disa studime, kanë sugjeruar se njerëzit me grupin e gjakut 0, ishin më rezistentë ndaj infeksioneve SARS. Edhe një studim i vitit 2005 në Hong Kong, zbuloi se shumica e individëve të infektuar me SARS, kishin grupe të tjera të gjakut dhe jo grupin 0./ businessinsider.com –Përshtatur nga CNA.al
Kina sapo ka nisur “rivalin e GPS Amerikan” në orbitë, duke ...
Bllokada e Berlinit, ishte një përpjekje e Bashkimit Sovjeti...
Nga Steve Hilton “Fox News”* Viti 2016 ishte një revolucion ...
Që kur u shfaq për herë të parë në skenë, si pjesë e grupit ...
Nga Catherine Belton “Politico.eu”* Kur Vladimir Putin mbërr...
Nga Scott Mcconnell “The American Conservative”* I dashur Fi...
Nga Curtis Ellis “American Greatness”* Partia Komuniste Kine...
Nga Joseph Stiglitz “Internazionale”* Qeveritë në mbarë botë...
“The Economist”Krizat mund të sjellin edhe qartësi. Në krizë...
Pushtimi i Bashkimit Sovjetik, ishte fushata më ambicioze e ...
Kërkimet për një vaksinë kundër virusit Corona po shoqërohen...
Nga Joshua H.Sandman “The Hill”Sondazhet aktuale tregojnë se...
Diktatorët mbahen mend si sundimtarë politikë dhe ushtarakë ...
Nga Patrick Buchanan “Newsmax”E mërkurë: Sekretari amerikan ...
Meka vlerësohet si qyteti më i shenjtë i fesë Islame. Përveç...
Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të preside...
“The Wall Street Journal”Në lidhje me çështjen e librit të X...
Sa njerëz janë infektuar realisht nga koronavirusi i ri deri...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Në më pak se 6 muaj, Covid-...
“Der Spiegel”Në përgjithësi, shtëpia e Ursula von der Lejen ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...