web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja si e blen ndikimin Kina në SHBA

24 Qershor 2020, 06:34, Blog CNA

Nga Curtis Ellis ?American Greatness?

* Partia Komuniste Kineze, po zhvillon aktualisht një luftë informative për të diktuar opinionin publik amerikan, me synim ndikimin e politikës tonë ekonomike dhe qeveritare në dobi të tyre. Por PKK nuk po e bën këtë duke blerë reklama në televizione. Kjo lloj mënyre është  për ta shumë amerikane.

Në vend të kësaj, kinezët bashkë-zgjedhin udhëheqësit tanë, dhe blejnë kompani të tëra. Metodat e Kinës janë më të sofistikuara dhe më tinëzare sesa thjesht dhënia e zarfeve plot me para agjentëve amerikanë të ndikimit. Shpesh, këta të fundit as që e dinë që janë rekrutuar nga Pekini.

Partia Komuniste Kineze e manipulon vetë-interesin e synimeve të saj, duke i bërë ata rekrutë pa dashjen e tyre. Rrallë herë mund të dëgjoni që dikush prej këtyre ndikuesve të thotë:?Partia Komuniste e Kinës është me siguri e shkëlqyer, dhe ne duhet ta lëmë atë të drejtojë botën! Të gjithë t?i bindemi vizionit të saj!?.

Përkundrazi,  ata thonë diçka të tipit:?të bërit biznes me PKK është një kapitalizëm i tregut të lirë?, apo që ?ne kemi nevojë për një botë paqësore dhe harmonike?, ose që ?kjo është ajo që ajo do të mbronte sot çdo person i arsyeshëm?.

Por gjithçka që ata thonë dhe bëjnë – ose nuk thonë dhe bëjnë- shkon në favor të avancimit të qëllimeve të PKK-së. Disa nga këta ndikues kanë një interes të caktuar për ruajtjen e statuskuosë. Disney, kompania mëmë e ABC News, shpërndan filma në Republikën Popullore të Kinës.

Të njëjtën gjë bëjnë Ditto NBC, CBS (Paramount Studios) dhe CNN. Ndërkohë Hollivudi ka nevojë për leje nga qeveria e Kinës që të shpërndajë filmat e tij. Për dekada të tëra, bizneset amerikane në Kinë kanë rënë dakord që të mbyllin gojën, edhe kur PKK hakeron kompjuterët e tyre, u vjedh projektet, apo kur prodhon produkte të rreme të kopjuara prej tyre.

Ato jo vetëm që nuk kanë paraqitur ankesa kundër shkeljeve të ligjit të tregtisë, por kanë mbështetur vazhdimin e të njëjtës marrëdhënie jofunksionale, që e ka fuqizuar më tej Pekinin. Ato kanë frikë të sulmojnë regjimin, që ka një kontroll absolut mbi biznesin e tyre në Kinë.

Ata e dinin se Kina mund të pengojë ose u heqë licencat, vendosë kufizime dhe madje të konfiskojë fabrikat e tyre. Sipërmarrrësit e Wall Street fitojnë miliarda duke bërë biznes me qeverinë komuniste të Kinës. Pekini i ka dhënë miliarda dollarë ?Bridgewater Capital?, një institucioni financiar i drejtuar nga Rej Dalio.

Natyrisht, ju e shihni shpesh atë të dalë në televizion duke na thënë të gjithëve, se si sistemi komunist i Kinës është superior ndaj atij tonit. Henk Polson e drejtoi bankën ?Goldman Sachs? kur nuk ishte Sekretar i Thesarit të SHBA-së.

Ai dhe bankierët e tij në Wall Street, kanë qenë partnerë të besueshëm në avancimin e linjës së Partisë Komuniste Kineze në promovimin e ?globalizmit për të tërë?. Ata në Wall Street kanë si Perëndi vetëm paranë, dhe ose nuk e kuptojnë, ose nuk u intereson fakti që janë duke e shitur vendin e tyre.

Tregtia e ka dobësuar shumë frymën e tyre të patriotizmit. Wall Street ka lobuar shumë për të investuar pensionet dhe fondet amerikane në kompanitë e kontrolluara nga qeveria kineze. Kjo jo vetëm që furnizon me para diktaturat, por kërcënon të kthejë miliona amerikanë të zakonshëm në agjentë të ndikimit kinez, pasi ata do të jenë të interesuar ta mbështesin PKK që pensionet dhe kursimet e tyre të shndërruara në aksione kompanish, të mos rrezikohen.

Pastaj është lobi i importuesve. Të gjitha kompanitë e mëdha, nga Walmart tek Shoqata e Këpucëve dhe Veshjeve, dhe deri tel Dhoma Amerikane e Tregtisë amerikane dhe Tryeza e Rrumbullakët e Biznesit, varen nga importet e lira nga Kina.

Ata lobojnë kundër vendosjes së tarifave mbi Kinën, dhe që ?rastësisht? është pikërisht ajo që dëshiron edhe PKK që ata të bëjnë. Vini re që shumë gazeta varen nga të ardhurat nga reklamat nga këta importues, dhe nga shitësit me pakicë që transportojnë mallrat e tyre.

Kur këto interesa kamuflohen nën fjalinë ?është në interesin kombëtar që ne të vazhdojmë marrëdhëniet aktuale tregtare me Kinën?, ata nënkuptojnë atë që është në interesin e tyre si biznes.

Partia Komuniste Kineze, e kupton ndikimin korruptues të biznesit të huaj. Gazetari Emon Fingleton, shpjegon se si perandoria kineze u hap ndaj kapitalit të huaj në shekullin XIX-të.

?Investitorët e huaj krijuan aleanca me elitat vendase, të cilët në fakt u bënë lobiste të kapitalit të huaj. Paratë e huaja e paralizuan qeverinë vendase dhe politikë-bërjen e pavarur. Shumë shpejt, elitat vendase u identifikuan me të huajt??-shkruan ai.

Komunistët kinezë mësuan nga ajo histori, dhe sot po bëjnë të njëjtën lojë, vetëm se në anën e kundërt. Ata i kanë blerë elitat amerikane, dhe po i përdorin ato si lobistët e tyre në Uashington. Këto elita po i identifikojnë interesat e tyre me interesat e PKK.

Bizneset amerikane janë bërë avokatët dhe lobistet e Pekinit. Partia Komuniste Kineze, përdor të njëjtën taktikë në të gjithë botën. Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, kanë korporata globale që janë të etura të ?pijnë? në ?lumin? e parave që ofron PKK.

Bashkimi Evropian dhe Gjermania, kanë qëndruar kryesisht të heshtura ndërsa Pekini po shtyp Hong Kongun. Diplomatët në Bruksel dhe Berlin, janë vënë nën kontrollin e korporatave që nuk duan të prishin biznesin e tyre me Pekinin. Mos e harroni këtë herën

tjetër kur të dëgjoni prej tyre fjalinë:?Ne nuk mund të punojmë vetëm, por me aleatët tanë?, referuar kjo Kinës. PKK është shumë e aftë në lidhjen e aleancave.

Ajo shfrytëzon dobësitë e shënjestrave të tij, për t?i bërë ato pjesë të kauzës së saj. Biznesmenëve u pëlqejnë paratë, ndaj Pekini u ofron mundësi tregtare shumë fitimprurëse. Politikanët kanë nevojë për para, prandaj PKK ka donatorë të fushatës për t?i diktuar vullnetin e saj drejtuesve tanë politikë.

Krijuesit e politikave, duhet të besojnë se ata janë mendimtarë të mëdhenj dhe ideorë strategjikë, ndaj PKK e maskon agjendën e saj nacionaliste në gjuhën e ?globalizimit?, ?globalizmit? dhe ?një të ardhmeje post-nacionale?. Gazetarët janë të ndjeshëm ndaj mendimit të grupit dhe mençurisë konvencionale.

Ata vetë-censurohen në pasigurinë e tyre intelektuale, dhe përfitojnë nga burimet e tyre të fuqishme në Wall Street dhe Washington, ndaj PKK-ja i shfrytëzon këto dobësi. Ajo korrupton gjithçka dhe çdokënd që ka ndikim në kulturën, ekonominë dhe qeverinë tonë./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga