Hyn në fuqi rregullorja e re/ Licencat e shoqërive në ndërtim do të vlejnë deri në 5 vjet
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Nga Rainer Zitelmann ?National Interest?
* Unë kam porositur studimin e parë krahasues ndërkombëtar në botë mbi paragjykimet dhe stereotipet ndaj të pasurve. Ju mund të pyesni:E cili është thelbi i hulumtimit të qëndrimeve ndaj anëtarëve më të pasur të një shoqërie? A nuk bëjnë të pasurit një jetë komode dhe të privilegjuar?
Sigurisht që po. Të pasurit nuk kanë asnjë problem financiar, dhe admirohen gjerësisht, por kjo është vetëm njëra anë e medaljes:ana tjetër është zilia dhe armiqësia ndaj. Përgjatë historisë, pakicat ekonomikisht të suksesshme, kanë qenë shpesh (dhe janë ende) objektiva të sjelljeve armiqësore.
Për shembull, antisemitët kanë akuzuar vazhdimisht hebrenjtë për kontrollin e fshehtë të ekonomisë. Ndërsa amerikanët me origjinë aziatikë, diskriminohen për shkak të të ardhurave të tyre, të cilat janë 40 për qind më të larta se sa mesatarja e të bardhëve amerikanë.
Në kohë normale, paragjykimet marrin kryesisht formën e fyerjeve poshtëruese, por në kohë krizash dhe trazirash shoqërore, pakicat e pasura mund të bien lehtësisht pre e sulmeve të dhunshme. Në muajt e fundit, ka pasur një rritje të sulmeve fizike dhe ngacmimeve ndaj aziatiko-amerikanëve.
Kriza e koronavirusit, mund të jetë shkaktari i sulmeve të tilla, por paragjykimet e fshehta ndaj aziatikëve kanë ekzistuar shumë më parë se ta shfaqej koronavirusi. Armiqësia e përgjithësuar ndaj hebrenjve, ka ekzistuar prej 500 vjetësh, teksa gjatë shekujve u formuan një mori imazhesh dhe paragjykimesh klishe ndaj ?Judenjve?.
Ndërsa motivet e armiqësisë ndaj hebrenjve, kanë ndryshuar me kalimin e kohës në bazë të zhvillimeve shoqërore dhe zemërimit të grupeve që e propagandonin antisemitizmin, imazhet e përdorura për të ngjallur antisemitizmin kanë mbetur mjaft të qëndrueshme në kohë.
Përkundër kësaj armiqësie të gjatë ndaj popullit hebre, ajo u përshkallëzua vetëm gjatë kohërave të trazirave sociale ekstreme – siç ishte pandemia e Vdekja e Zezë në Mesjetë apo kriza globale ekonomike e viteve 1930 – dhe që në shekullin XX, çoi në krimin më të madh në historinë njerëzore, Holokaustin.
Fatkeqësisht, fjalët nuk qëndrojnë vetëm fjalë, por shndërrohen në vepra. Dhe mënyra e vetme për të penguar që fjalët e urrejtës të bëhen veprime konkrete, është adresimi dhe luftimi i paragjykimeve, përfshirë ato që shënjestrojnë të pasurit.
Edhe kohët e fundit, në shekullin XX, të pasurit kanë qenë jo vetëm në shënjestër të akteve armiqësore, por ata janë përndjekur dhe vrarë. Ka një histori të pashkruar të vrasjeve në masë, viktimat e të cilave ishin grupe të pasurish dhe ?të privilegjuarish? në shoqëri.
Në librin e tij ?Pasuri dhe varfëri?, Xhorxh Giler shkruan:?Në çdo kontinent dhe në çdo epokë, njerëzit që kanë shkëlqyer në krijimin e pasurisë, kanë qenë viktimat e brutaliteteve më të mëdha të shoqërisë. Historia e kohëve të fundit ka parë në Gjermani Holokaustin ndaj hebrenjve; në Rusi pogromet ndaj kulakëve dhe hebrenjve; në Nigerinë veriore, dëbimin apo masakrimin e krerëve të fiseve; në Indonezi, vrasjen e afro 1 milionë kinezëve; në Kinë, Garda e Kuqe luftoi kundër intelektualëve dhe shtresës së mesme e të lartë etj.
Sigurisht, këto janë shembuj ekstremë. E megjithatë, genocidë të tillë kanë ndodhur shumë më shpesh sesa janë të gatshëm ta pranojnë shumë njerëz. Edhe kur persekutimi nuk ka arritur në ekstreme të tilla, zemërimi i përgjithshëm ndaj të pasurve, ka qenë i dëmshëm për shoqërinë.
Për shembull në vitet 1970, rritja e ndjenjës kundër të pasurve në Suedi, çoi në vendosjen e taksave jashtëzakonisht të larta për qytetarët më të pasur të vendit. Në një artikull që bëri bujë në ato kohë, shkrimtarja e njohur e librave për fëmijë, Astrid Lindgren, llogariti se barra e saj tatimore ishte rritur në 102 për qind.
Shumë të pasur u larguan nga Suedia, përfshirë biznesmenin e njohur Ingvar Kamprad, themeluesin e prodhuesit të mobiljeve ?Ikea?, që migroi në Zvicër dhe vazhdoi të ishte njeriu më i pasur në Evropë. Gjatë kësaj periudhe, politika tatimore e nxitur nga zilia ndaj të pasurve, e dëmtoi rëndë ekonominë suedeze.
Këto shembuj tregojnë se paragjykimet ndaj të pasurve, dëmtojnë jo vetëm të pasurit, por edhe shoqërinë në tërësi. Nëse njerëzit nuk i kuptojnë shkaqet e vërteta të krizave ekonomike dhe ngjarjeve negative, duke zgjedhur të besojnë më shumë teoritë e thjeshta konspirative që bëjnë më faj të pasurit, atëherë bëhet më e vështirë gjetja e zgjidhjeve reale për probleme shumë reale.
Kur politika ekonomike drejtohet nga zilia sociale, kjo mund të çojë në një rënie të konsiderueshme të prosperitetit, dhe të parandalojë reformat e duhura politike dhe ekonomike. Dhe në situata të jashtëzakonshme, siç janë krizat serioze ekonomike ose luftërat, paragjykimet ekstreme mund të çojnë në përndjekje apo edhe deri në asgjësim të të pasurve.
Kjo sjell zhdukjen e sistemeve sociale të bazuara mbi lirinë ekonomike, dhe i hap rrugë sistemeve shtypëse që në fakt shtojnë varfërinë. Prandaj, është një lajm i mirë për SHBA-në që amerikanët janë shumë më pak ziliqarë ndaj të pasurve sesa evropianët në vende si Franca dhe Gjermania.
Studimi im ndërkombëtar analizoi zilinë sociale në 4 vende: Shtetet e Bashkuara, Britani, Franca dhe Gjermani. Sondazhet u kryen nga kompania ?Ipsos Mori?, dhe ato siguruan të dhënat për të llogaritur një Koeficient të Zilisë Sociale në secilin nga 4 vendet.
Rezulton se sa më i lartë Koefiçenti i Zilisë Sociale, aq më e madhe është përqindja e njerëzve ziliqarë në popullatën e një vendi. Për shembull, në Francë dhe Gjermani, Koefiçentët e Zilisë Sociale prej 1.21 dhe 0.97 për qind janë dukshëm më të larta se ato në Shtetet e Bashkuara (0.42 për qind) dhe Britaninë e Madhe (0.37 për qind).
Për më tepër, gatishmëria për të bërë me faj të pasurit për krizat ekonomike dhe humanitare, është 2 herë më i lartë në Gjermani (50 për qind) sesa në Shtetet e Bashkuara (25 për qind). Studimi zbulon gjithashtu se të rinjtë amerikanë, janë shumë më kritikë ndaj të pasurve sesa ata bashkatdhetarët e tyre më të moshuar.
Ne duhet t?ia nënshtrohemi gjithnjë analizës kritike çdo aspekt të stereotipeve gjithëpërfshirëse dhe paragjykimeve ndaj minoriteteve, pavarësisht se për cilin pakicë bëhet fjalë. Një shumicë e madhe të pasurish, e kanë ngritur pasurinë e tyre si sipërmarrës, siç e tregon edhe lista vjetore e revistës ?Forbes? mbi amerikanët më të pasur. Shoqëria jonë ka nevojë për të pasurit pasi i duhen sipërmarrësit, dhe fatmirësisht shumica e amerikanëve e dinë këtë.
Shënim: Dr.Rainer Zitelmann është historian dhe sociolog. Instituti Cato sapo ka botuar librin e tij të fundit ?Të pasurit në opinionin publik?./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Kristin Tate “The Hill”* Xho Bajden mund të jetë personi...
Nga Erik J.Dahl “The Conversation”* Ndërsa pandemia e korona...
Kancelari i bashkimit gjerman, dhe një figurë madhështore e ...
Në disa vende të Evropës Lindore po hiqen nga parqet monumen...
Kur udhëheqësit e BE-së të zhvillojnë takimin virtual të pre...
Trumpi e mori vendimin për tërheqjen e trupave pa konsultime...
Pas Luftës së Dytë Botërore, administratat e presidentëve Fr...
Kur misioni është afër së pamundurës, dhe kur është e nevojs...
Nga Pilita Clark “Financial Times”* Në një nga artikujt më t...
Aplikacioni paralajmërues për Coronan nuk zëvendëson vaksinë...
Nga Jean-Francois Manicom “Politico.eu”* Liverpul – Faraonët...
Nëse jeni prekur më herët nga disa forma të infeksionit të s...
Nga Francis Fukuyama* Krizat e mëdha sjellin edhe pasoja të ...
Shpikjet që kanë ndihmuar dhe mbrojnë aftësinë e njeriut për...
Nga Victor Davis Hanson “National Riview”* Ndërsa katastrofa...
Nëse kohët e fundit nuk mbani me vete dezinfektues duarsh dh...
Qyteti i lashtë legjendar i Trojës është rikthyer së fundmi ...
Nga Martin Wolf “The Financial Times”“Covid-19, është goditj...
Përse njerëzit nuk më pëlqejnë mua? Secili prej nesh ia ka b...
* Një nga ndryshimet më të dukshme fizike midis meshkujve dh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...