web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ironia e hidhur e revolucioneve

15 Qershor 2020, 06:20, Blog CNA

Nga Victor Davis Hanson ?National Riview?

* Ndërsa katastrofat natyrore vazhdojnë, ne po shohim demaskimin e natyrës së vrazhdë njerëzore. Grekët e lashtë krijuan fjalë të reja si ?paradoks? dhe ?ironi?, për të përshkruar hendekun e madh midis asaj që njerëzit pretendojnë dhe supozojnë, dhe asaj që bëjnë aktualisht, duke vuajtur edhe pasojat.

Mos harroni profetin e verbër Teiresias të dramës antike. Në masakrën e tragjedisë athinase, vetëm ai parasheh më saktë rrezikun, sesa ata që kishin një shikim më të mprehtë. Pas një epidemie katastrofike dhe një lufte të pafundme, Athina e lashtë demokratike hoqi dorë nga parimet e saj të famshme.

Shumë shpejt ajo nisi të kryente ekzekutime masive, me shumicën e votave të qytetarëve. Përgjatë historisë, revolucionet shpeshherë nuk përfundojnë ashtu siç e kishin planifikuar ?arkitektët? e tyre fillestarë. Idealistët që i dhanë fund monarkisë franceze në vitin 1789, menduan se mund ta zëvendësonin atë me një republikë kushtetuese.

Përkundrazi, ata vendosën një mbretërim të terrorit, gijotinën dhe një hakmarrje kolektive. Megjithatë, radikalët që e përvetësuan revolucionin në fillim, nisën të kishin shumë shpejt fatin e armiqve të tyre, duke përfunduar edhe ata vetë në gijotinë. Nuk ishte demokracia, por përkundrazi diktatori Napoleon, ai që i dha fund trazirave të brendshme në Francë.

Ai mori më shumë pushtet, sesa kishte mbreti i ekzekutuar i dinastisë së Burbonëve, Luigji XVI, që e kishte shkaktuar edhe nisjen e revolucionit. Epidemia e Covid-19, karantina masive në mbarë SHBA-në dhe protestat e shumta, plaçkitjet, trazirat dhe zjarrvëniet, që të gjitha pas vrasjes nga policia të afro-amerikanit Xhorxh Floid, kanë sjellë paradokse të ngjashme.

Distancimi social dhe mbyllja e detyruar në shtëpi për muaj me radhë, kanë qenë burimi i përplasjeve të pafundme midis njerëzve dhe qeverive të tyre. Shtetet e qeverisura nga demokratët dhe republikanët, adoptojnë shpesh politika diametralisht të kundërta.

Por demonstratat dhe trazirat masive, panë qindra mijëra protestues të tubuar së bashku, dhe shpesh pa maska. Kjo mosbindje masive ndaj karantinizmit do të na mësojë, më mirë sesa çdo model që mësohet në universitete, nëse virusi është ngjitës apo jo ndaj mijëra njerëzve që mblidhen nëpër rrugë.

Bllokimet si pasojë e pandemisë, po përdoren politikisht gjatë këtij viti zgjedhor. Shtetet e qeverisura nga demokratët, menduan se ekonomia në rënie do ta dëmtojë garën e presidentit aktual Donald Trump. Ndërkohë shtetet e kontrolluara nga republikanët, donin që të hapeshin sa më shpejt që të ishte e mundur, për të rikthyer funksionimin normal të ekonomisë para nëntorit.

Gjithsesi, protestat dhe dhuna progresive imponuan një fund të paplanifikuar të karantinimit masiv – dhe në këtë mënyrë ndihmuan pa dashje në rifillimin e jetës normale ekonomike në SHBA. Ata që e përçmojnë Trumpin, mund të qenë ironikisht më shumë në ndihmë të tij.

Shtetet e qeverisura nga demmokratët krenohen për guvernatorët e tyre, kryebashkiakët, shefat e policisë dhe prokurorët liberale që kanë. Por bastionet urbane të demokratëve si Los Anxheles, Nju York, Mineapolis dhe Filadelfia janë gjithashtu vatrat kryesore të zjarr-vënieve, dhunës dhe plaçkitjeve, dhe ku marrëdhëniet racore janë më të këqijat.

Ndërsa dhuna u shtua, pati thirrje publike dhe private për të shpërndarë ose zvogëluar numrin e forcave të policisë në Kaliforni, Ilinois dhe Nju Jork. Por këto janë njëherazi shtetet ku siguria është më e dobët. Nëse këshillat e qyteteve të kontrolluara nga demokratët arrijnë të çmontojnë forcat e tyre të policisë, teksa një shumicë këshilltarësh është zotuar ta bëjë këtë gjë në Mineapolis, ata do t?u mësojnë amerikanëve nëse problemet sociale, krimi dhe kaosi urbane lehtësohen nga mungesa e policisë në rrugë.

Protestat e fundit nisën idealisht duke i kushtuar vëmendje problemit të racizmit, që nxiti 4 katër policë të Mineapolisit të Xhorxh Flodin, në momentin kur ky ishte në arrest policor. Por ajo vrasje tragjike, u la fatkeqësisht në hije nga protestat dhe dhuna, që nxorri në pah një ironi mizore.

Zjarrvënësit e bardhë të ANTIFA-s, sulmuan bizneset e vogla në pronësi të zezakëve, pikërisht në emër  të kauzës ?Black Live Matters?. Redaktorët veteranë liberalë të ?The Neë York Times? u cilësuan si të shitur dhe racistë për lejimin e shprehjes së lirë në faqet e gazetës së tyre nga gazetarët më të rinj që pretendonin se ishin më etikë.

U shfaqën video ku fëmijët bërtisnin me zë të lartë se prindërit e tyre ishin racistë. Profesionistët u gjunjëzuan në shenjë pendimi për mëkatet e tyre të supozuara raciste, ngjashëm me të penduarit masivë në Kinën e Mao Ce Dunit.

?National Public Radio? u kërkoi dëgjuesve të de-kolonializojnë raftet e tyre të librave.

Liga Kombëtare e Futbollit Amerikan (NFL), po thotë tani se gaboi kur u kërkoi lojtarëve të respektonin himnin kombëtar. Politikat e lirimit me kusht, garantuan lirimin e protestuesve të dhunshëm vetëm disa orë pas arrestimit të tyre, shpesh për t?i lejuar që të përsërisin dhunën. Sado i paqëllimtë që duket, revolucioni vetëm  po ecën përpara.

Gratë po rruajnë kokat për t?i vënë fre ?bardhësinë? së tyre, a thua se privilegji i tyre i të qënit të bardhë zhduket vetiu me këtë gjest. Tashmë po rriten kërkesat që kolegjet të shpenzojnë më shumë për lektorët dhe programet anti-racore, edhe pse por përballen me paaftësinë për të paguar stafet akademike.

Kryebashkiakët që nuk mbrojtën dot supermarketet dhe dyqanet e tjera nga djegia dhe plaçkitja, po kërkojnë tani që bizneset të mos i braktisin qytetet e tyre. Ndërsa këto katastrofa natyrore vazhdojnë, ne po shohim shfaqjen e natyrës së vrazhdë njerëzore. Rezultati është tragjikisht ironik, dhe kjo nuk një panoramë për t?u pasur zili./ Përshtatur nga CNA.al





06:28 Blog

Amerika që duam

Nga Ahmed Charai “National Interest”* Imazhet dramatike që k...

Lajmet e fundit nga