
Çmenduritë e Luftës së Ftohtë/ Kur Stalini dhe Mao Ce Duni, tentuan të vrisnin aktorin e famshëm amerikan Xhon Uejn
Përveç garës së egër hapësinore dhe prodhimit të armëve bërt...
* Një nga ndryshimet më të dukshme fizike midis meshkujve dhe femrave, është gjatësia e tyre mesatare. Meshkujt janë përgjithësisht më të gjatë. Shpjegimi standard në librat shkollorë – përzgjedhja seksuale dhe konkurrenca mashkullore – shkon gjithnjë e më shumë tek shpjegimi që jepte dikur Çarls Darvini:
?S?ka dyshim se madhësia dhe forca më e madhe e burrit, në krahasim me gruan, së bashku me shpatullat e tij më të gjerë, muskujt më të zhvilluar, guximin e tij më të madh? janë ruajtur apo madje janë shtuar edhe në epokat e gjata të egërsisë së njeriut, nga suksesi i burrave më të fortë dhe më të guximshëm, si edhe në luftën e përgjithshme për mbijetesë, ashtu edhe në garën mes tyre për gratë?-shkroi ai në veprën e tij ?Prejardhja e Njeriut?.
Në thelb, po të mos ishte për luftën e ashpër fizike midis burrave për qasje tek partneret, të gjithë njerëzit do të ishin me një gjatësi të barabartë. Psikologjia evolucionare, e shtrin këtë argument më tej, duke thënë se këto udhëzime biologjike gjenden në bazën e sjelljeve tona; burrat nuk mundet veçse të jenë agresivë dhe konkurrues, ndërsa gratë janë nga natyra e tyre të brishta dhe të zgjedhura nga burrat.
Por në një studim të fundit të botuar në ?Evolutionary Anthropology?, Holi Dansuorth, antropologe në Universitetin e Rod Ajland në SHBA, argumenton se ndryshimi në madhësinë e trupit ka të bëjë me zhvillimin e kockave, dhe mënyrën se si ndikon prodhimi hormonal i vezoreve dhe testikujve.
Dansuorth gjeti një shpjegim më të drejtpërdrejtë mbi këtë diferencë, kur u ndal veçanërisht në mënyrën sesi lidhet zhvillimi kockor me hormonet. Aty ajo zbuloi se ?gratë janë më të shkurtëra se burrat, pasi shumica e tyre kanë vezore?. Dhe vezoret kanë shumë rëndësi, pasi ato prodhojnë shumë më tepër estrogjen sesa testikujt e meshkujve, dhe estrogjeni ndihmon zhvillimin e drejtpërdrejtë të kockave.
?Në të gjitha skeletet njerëzore, është zbuluar se shumë estrogjen stimulon rritjen më të madhe gjatë të kockave?-shpjegon Dansuorth. Para pubertetit, njerëzit me vezore dhe ata me testikuj rriten përafërsisht në të njëjtën normë. Më pas femrat rritin prodhimin e estrogjenit, që stimulon pllakat e rritjes në kockat e tyre, dhe bën që eshtrat e gjata të zhvillohen në mënyrë të veçantë.
Është kjo arsyeja pse gjatë adoleshencës së hershme, vajzat janë në përgjithësi më të gjata se sa djemtë. Gjithsesi, kjo rritje nuk zgjat shumë, pasi nivelet e larta të këtij hormonit i shpërbëjnë pllakat e rritjes së kockave, shprehet më tej studiuesja. Kjo është arsyeja pse ndryshon gjatësia trupore midis 2 gjinive.
Gratë e përjetojnë kulmin e ndalimit të rritjes së estrogjenit menjëherë pas pubertetit, menjëherë pasi vezoret e tyre nisin të kenë rregullisht ciklin e tyre mujor. Ndërkohë, kockat e meshkujve vazhdojnë që të rriten edhe për disa vjet deri në kulmin e tyre të estrogjenit, prandaj ato bëhen më të gjata.
Ky shpjegim hormonal, përshtatet më së miri me ndryshimet historike në gjatësinë midis 2 gjinive. Për shembull, pas Vdekjes së Zezë, pandemisë së murtajës bubonike që shkatërroi Evropën në shekullin XIV, diferenca mesatare e gjatësisë midis meshkujve dhe femrave u rrit me 62 për qind:
Burrat u bënë rreth 9 centimetra më të gjatë, dhe gratë 5.5 centimetra më të shkurtra. Rritja e gjatësisë tek meshkujt, ishte e kuptueshme pasi pas pandemisë meshkujt ishin me sa duket më të shëndetshëm dhe ushqeheshin më mirë, dhe dihet se gjatësia tek të rriturit ndikohet shumë nga ushqimi dhe gjendja shëndetësore gjatë fëmijërisë.
Por nëse gratë u bënë fizikisht më të shkurtra, a do të thotë kjo se ato ishin më pak të shëndetshme pas pandemisë? Antropologia Sheron Devit e Universitetit të Karolinës së Jugut në SHBA, thotë se jo. Në një studim të vitit 2018 , ajo argumentoi se ?zvogëlimi i shtatit të grave pas Vdekjes së Zezë, mund të jetë në fakt reflektim i përmirësimit në dietën ushqimore apo shëndetin e tyre?.
Teoria e hormonit të estrogjenit në lidhje me dallimet në gjatësinë midis 2 gjinive, nuk është e re. Por pak biologë evolucionarë, i kanë kushtuar shumë vëmendje. Estrogjeni dukej sikur mund të shpjegonte se si lindin dallimet në gjatësi, por jo pyetjen më themelore pse ndodh kjo.
Por Dansuorth është e bindur se kjo qasje mund të jetë mashtruese. ?Si mund të mos jenë evolucionare gjëra të tilla si fiziologjia dhe endokrinologjia, dhe mënyra se si zhvillohen kockat??- thotë ajo.
Për shkak se burrat janë më të gjatë sesa gratë për një arsye të drejtpërdrejtë fiziologjike, çdo gjë që ndikon mbi shkallën ose kohën e niveleve maksimale të hormonit të estrogjenit, do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme në diferencën e gjatësisë së organit seksual të meshkujve, edhe nëse ky nuk do të ishte një efekt i përzgjedhur nga natyra./Quantamagazine- Përshtatur nga CNA.al
Përveç garës së egër hapësinore dhe prodhimit të armëve bërt...
Nga Newt Gingrich “Fox News”* Në librin tim të ri “Trump dhe...
Nga Walter Russell Mead “The Wall Street Journal”* Ndërsa Sh...
Disa shoqëri sekrete janë tashmë të njohura, dhe vazhdojnë t...
Nga Mindy Weisberger “Live Science”Për sa kohë që ka pasur f...
Në “Indeksin Global të Paqes” përshkruhet çdo vit gjendja e ...
Nga Ted Galen Carpenter “American Conservative”Sjellja e fun...
Në një intervistë telefonike për gjermanen “Der Spigel”, 81-...
Nga Mauro BonazziNjë epidemi e padeshifrueshme; shumë të vde...
Më 8 qeshor 1982, presidenti republikan amerikan Ronald Rega...
Nga Jonathan Martin “The New York Times”* Në vitin 2016 repu...
Nga Ahmed Charai “National Interest”* Imazhet dramatike që k...
Nga Heather Mac Donald “The Wall Street Journal”Vdekja e Xho...
Nga Anne-Marie Slaughter “Project Syndicate”Bota i ka shpenz...
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Beteja e Normandisë, që zgjat...
Nga Clayton M.Dalton “New Scientist”Ne kemi mësuar shumë mbi...
Nga Heather Catt & Arpana Verma “The Conversation”Aktualisht...
Nga Debra Heine “American Greatness”* Dikush po organizon kr...
Teksa po shtohen trazirat politike, krahas përhapjes së pand...
Nga Miranda Devine “The New York Post”* Tragjedia e trazirav...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua Sokol Aliaj nga Fieri...
Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesm...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ...
Kuvendi i Shqipërisë votoi me 4 qershor Bajram Bega...
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë të trafikut t...
Policia shqiptare ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqi...
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “SPA”, dhe ...
Policia ka vënë në pranga shtetasin F.D, 41 vjeç, pasi ka ...
Publikohen notat e provimi të maturës, të lëndës gjuhë...
Vendi këtë fundjavë do të ketë ndikim të masave të qën...
Vendi ynë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në o...
Ditën e sotme priten reshje, në përgjithësi të dobëta,...
Shërbimi sekret ukrainas i SBU njoftoi sot se ka shkat...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shpreh...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola...
Mediat italiane thanë se dy të rinj, burrë e grua, me ...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisorja e njohur...
Luan Rama ka publikuar në një postim në faqen e tij në rrj...
Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe kompanitë që operojn...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, i është rikthyer sër...
Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 119.7 Lekë. P...
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Ç...