Demokratët të kërkojnë ndjesë/ Kanë dështuar në qeverisjen e qyteteve amerikane

13 Qershor 2020, 06:38, Blog CNA
Demokratët të kërkojnë ndjesë/ Kanë dështuar

Nga Newt Gingrich ?Fox News?

* Në librin tim të ri ?Trump dhe e ardhmja amerikane?, unë flas mbi radikalizmin e Partisë Demokratike, sidomos në Kongresin Amerikan. Për këtë shkrim mora shkas nga fotoja e drejtueses së Kongresit Nensi Pelozi dhe anëtarëve demokratë të Kongresit dhe Senatit, të gjunjëzuan në mënyrë simbolike për të nderuar agjendën anti-policore të së majtës radikale në vend.

U acarova. Reagimi im fillestar ishte i njëjtë me atë të gardistit nga Xhorxhia O?Nill Sadler, që sipas ?The Washington Examiner? u regjistrua duke iu thënë protestuesve në Hartuell se ai gjunjëzohej vetëm para Zotit.

?Këtë fundjavë unë duhej të isha me gruan time jashtë qytetit. Por jam këtu për të garantuar sigurinë tuaj?Kam shumë respekt për ju, por unë gjunjëzohem vetëm para një personi, dhe ky është Zoti?- deklaroi Sadler, një afro-amerikan.

Në frymën e parullës së protestave në Nju Hempshajër ?Jeto i lirë ose vdis?, dhe duke njohur traditën amerikane të krenarisë dhe pavarësisë, reagimi im fillestar ishte se i gjesti i Partisë Demokratike ishte absurd. Por më pas u kujtova se demokratët  duhet të na kërkojnë falje të gjithë ne amerikanëve.

Tek e fundit, është qeverisja demokrate, ajo që i ka shndërruar shumë qytete në zona kaotike. Ndërsa demokratët duan që të fajësojnë presidentin Trump, le të shohim faktet se cila parti ka rrënuar qytetet e Amerikës. Le t?ja fillojmë me Mineapolisin, ku ?The New York Post? raportoi se gjatë protestave zyrtarisht paqësore dhe jo të dhunshme ? pati të paktën 220 ndërtesa të shkatërruara? dhe se ?qyteti planifikon të kërkojë ndihmë nga organet federale për të marrë veten nga trazirat civile?.

Pra kryetari i Bashkisë së Mineapolis, Xhejkëb Frej do të kërkojë fonde shtesë shtetërore dhe federale për të ndihmuar në riparimin e qytetit, edhe pse kostoja e dëmeve mund të rritet ndërsa protestat po vazhdojnë në të gjithë vendin.

Kështu pasi nuk arritën të mbrojnë dot qytetin,  ne do të duhet t?i japim kryebashkiakut të së majtës radikale dhe këshillit të qytetit afro 55 milionë dollarë, për të mbuluar dëmet për të cilat ata thanë se ishin shkaktuar nga anarkistët e dhunshëm, dhe për të cilët fillimisht na thanë që nuk ekzistonin.

Ndërkohë, demokratët e majtë radikalë në Këshillin e Qytetit të Mineapolis duan të zëvendësojnë departamentin e policisë. E pse ne të tjerët duhet të paguajmë për marrëzinë e tyre? Nëse keni ndonjë dyshim mbi përgjegjësinë e demokratëve për kushtet e këqija në Mineapolis, kini parasysh faktin se kryebashkiaku i fundit republikan që shërbeu për një mandat të plotë, e përfundoi atë në vitin 1961.

Kësisoj për 59 vjet demokratët e kanë dominuar qeverisjen në këtë qytet, për të cilin ata duan tashmë që ne të paguajmë dëmet e shkaktuar, në një kohë që refuzuan të reformojnë institucionet e tyre, të cilat po dështojnë së funksionuari. Dhe Nensi Pelozi ka lidhje me dy qytete që janë rrënuar nga demokratët.

Babai dhe vëllai i saj ishin kryetarë bashkie në Baltimora. Kreu i fundit republikan i Baltimorës u largua nga detyra në vitin 1967. Për 53 vjet me radhë, ajo është qeverisur nga 9 kryebashkiakë demokratë. Sot Baltimora shpenzon 16.000 dollarë për student në sistemin e saj shkollor (qyteti i katërt me shpenzimet më të larta në vend), e megjithatë sistemi nuk po arrin të japë frytet e veta.

Studentët renditen afër vendeve të fundit në aspektin e aftësive. Vetë Pelozi përfaqëson në Kongres San Franciskon, një qytet ku drejtuesi i tij i fundit republikan u largua nga detyra në vitin 1964. Pra për 56 vjet, ai është qeverisur pandërprerë prej 11 kryebashkiakëve demokratë.

Dhe ata kanë bërë një punë tejet të dobët në lidhje me të ndërvarurit nga droga dhe të pastrehët, teksa i është dashur të nisë një ?patrullim të egër?, për të pastruar rregullisht jashtëqitjet e njerëzve nga trotuaret. Demokratët që kundërshtojnë policinë, mbështesin ata që do të sjellin një rritje masive të krimit.

Politikat e tyre lokale, kanë pasur tashmë pasoja të tmerrshme. Situata më e rëndë gjatë fundjavës së shkuar ishte në Çikago. Ndërsa policia u angazhua me protestat, pjesa më e madhe e qytetit ishte e pakontrolluar. Gazeta ?Chicago Sun-Times? raportoi për 18 vrasje brenda 24 orësh, dita më e dhunshme në 60 vitet e fundit.

Dhe kjo ishte tragjike për 18 persona, familjet e tyre, dhe për çdo qytetar të Çikagos që dëshiron të jetojë në paqe. Sigurisht, ai qeveriset prej demokratëve që nga viti 1931. Pra prej 89 vjetësh demokratët kanë në pronësi zyrën e kryebashkiakut atje. Dhe demokratët në Çikago duhet të ulen në gjunjë dhe të na kërkojnë falje të gjithëve për dështimin e tyre në çdo aspekt të garantimit të sigurisë së njerëzve.

Siç argumentoi me të drejtë bordi drejtues i?The Wall Street Journal?:?Ligji i ri për lirimin me kusht në Nju Jork, u jep shkelësve të dhunshëm të ligjit mundësinë të dalin nga burgu. Në janar një burrë që grabiti 6 banka brenda 2 javësh, u lirua pas çdo arrestimi. Nuk arrij ende ta besoj si më lanë të lirë?-i tha ai një detektivi…

Edhe para trazirave të fundit, kriminaliteti ishte rritur këtë vit në shumë qytete të mëdha të Amerikës. Në Mineapolis, vjedhjet e makinave u rritën me 45 për qind, vetëvrasjet me 60 për qind, zjarr-vëniet me 58 për qind dhe vjedhjet 28 për qind nga janari deri më 30 maj, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë në Nju Jork, incidentet me armë ishin rritur me 18 për qind, grabitjet me 31 për qind dhe vjedhja e makinave me 64 për qind. Ndërkohë në San Francisko, vetëvrasjet para trazirave të këtij viti ishin rritur me 19 për qind, vjedhjet me 23 për qind dhe zjarr-vëniet me 39 për qind.

Ka ardhur koha që amerikanët t?ua heqin administrimin e qyteteve të tyre politikanëve të dështuar të Partisë Demokratike. Ata që i kanë kontrolluar qytetet tona për 59, 53, 56 dhe 89 vjet, janë shumë më përgjegjës për kushtet e tmerrshme në këto qytete, sesa 3 vitet e para të një administrate Trump, e cila krijoi vende pune dhe mundësi për amerikanët kudo që ata ndodhen. Prandaj herën tjetër kur të shihni demokratët që gjunjëzohen, falënderojini ata që kërkuan falje për fatkeqësitë që krijuan./ Përshtatur nga CNA.al

06:28 Blog

Amerika që duam

Nga Ahmed Charai “National Interest”* Imazhet dramatike që k...

Lajmet e fundit nga