web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbja fatale e Napoleonit në Vaterlo/ A e ndryshoi moti historinë e botës?

20 Qershor 2020, 06:30, Blog CNA

Beteja e Vaterlosë u zhvillua më 18 qershor 1815 në kodrat e Vaterlosë, 13 kilometra në jug të Brukselit, kryeqytetit të Belgjikës, midis francezëve të komanduar nga Napoleon Bonaparti, dhe ushtrive aleate të komanduara nga Duka i Uellingtonit në anën e britanikëve, dhe gjeneralit 72-vjeçar prusian (gjerman) Blyher.

Disfata e francezëve në Vaterlo i dha fund një ekspansioni të gjatë 23-vjeçar, që nisi me luftërat Revolucionare Franceze në vitin 1792, dhe vazhdoi deri me Luftërat Napoleonike. Në kancelaritë evropiane pati një lehtësim të shkurtër 11-mujor, kur Napoleoni u detyrua të abdikonte dhe u internua në ishullin e Elbës.

Por mungesa e popullaritetit të mbretit Luigji XVIII dhe destabiliteti ekonomik dhe social në Francë, motivuan rikthimin e Napoleonit në Paris në marsin e vitit 1815. Aleatët i shpallën sërish luftë. Humbja e Napoleonit në Vaterlo shënoi fundin e sundimit të perandorit, periudhë që hyri në histori si ?qeverisja e 100 ditëve?.

Po përse humbi Napoleoni në betejën e 205 viteve më parë? Britaniku Uellington e përshkroi fitoren e tij si me shumë fat. Beteja u zhvillua nga afër, dhe secila palë mund ta kishte fituar atë. Por gabimet në komunikim, udhëheqje dhe gjykim, çuan në fund në humbjen e francezëve.

Dhe komunikimi në betejë ishte shumë i rëndësishëm. Në atë kohë, mënyra më e shpejtë për të komunikuar ishte dërgimi i mesazheve nga korrierë të hipur mbi kuaj. Por kjo praktikë shkaktonte jo pak vonesa në shpërndarjen e urdhrave nga shtabi qendror.

Për me tepër, kishte shumë gjasa që mesazhet të përgjoheshin dhe të mos mbërrinin kurrë në destinacion. Duke pasur parasysh numrin e madh të trupave të përfshira në aksion, dhe distancat e fushëbetejës, nëse komunikimi dështonte, kjo gjë mund të sillte pasoja potencialisht fatale për njërën ose tjetrën palë.

Nga ana tjetër Napoleoni kishte një gjykim të dobët për zgjedhjen e udhëheqësve të reparteve të ndryshme të ushtrisë. Marshalli Grushi thuhej se ishte një gjeneral i shkëlqyer, po Beteja e Vaterlosë nxori në pah limitet e aftësive të tij.

Ai tregoi pak iniciativë personale dhe ishte i ngathët në ndjekjen e prusianëve, duke iu dhënë këtyre të fundit kohën e mjaftueshme për t?u riorganizuar. Edhe Marshalli Mej u tregua jo i besueshëm si udhëheqës, duke mos arritur të përfitonte nga situata e tij në betejën e pak ditëve më parë në Kuatrë-Bras, dhe më pas në udhëheqjen e kalorësisë në Vaterlo, që ishte e pambështetur nga këmbësoria dhe artileria.

Beteja e Vaterlo, shkaktoi vdekjen e 47.000 ushtarëve, dhe ndodhi në një zonë të vogël më përmasa 6.5 me 3.5 km. Por një nga elementët që ishte jashtë kontrollit direkt të Napoleonit, ishte ai që i shkaktoi edhe shumicën e problemeve:moti i keq në datat 16-18 qershor 1815.

Si francezët ashtu edhe aleatët përjetuan të njëjtat kushte të këqija atmosferike, dhe faji për humbjen ka shumë të ngjarë t?i atribuohet faktit që arroganca e Napoleonit dhe vetëbesimi i tij i tepruar, e penguan të ishte në ndonjë moment i arsyeshëm.

Zona përreth Vaterlosë përjetoi shira të dendur më 17 qershor dhe mëngjesin e 18 qershorit. Disa strategë ushtarakë, sugjerojnë se terreni i lagësht mund ta ketë vonuar nisjen e betejës, duke i dhënë ushtrisë prusiane kohën e nevojshme për t?u bashkuar me forcat britanike të Uellingtonit.

Edhe shkrimtari i famshëm francez Viktor Hygo, ka shkruar mbi ndikimin e motit në rezultatin e asaj beteje. Në kapitullin III-të të romanit të tij ?Të Mjerët?, ai thotë:?Po të mos binte shi natën midis 17-18 qershorit 1815, fati i Evropës do të ishte ndryshe. Në një farë mënyre, disa pika uji vulosën rrëzimin e Napoleonit, dhe shkatërrimin e një bote?.

Denis Uiler dhe Gaston Demar sjellin në librin e tyre ?Moti gjatë fushatës së Vaterlosë 16-18 qershor 1815?, disa dëshmi okulare nga ata që morën pjesë në atë betejë. Kapiteni Uilliam Uoler i regjimentit të 51-të të të këmbësorisë britanike shprehej në një letër:?Kur nisi të bjerë shi terreni u bë shumë i rëndë…intensiteti i reshjeve u shtua, me pas mbërriti armiku? shiu vazhdonte të binte rrëke, armët ulërinin, të ndjekura nga shkreptimat e jashtëzakonshme të rrufeve që tronditnin tokën…?.

Ndërkohë ushtari Xhon Luis i shkroi familjes së tij:?Atë ditë ra aq shumë shi, saqë edhe ushtarët më veteranë, thanë se nuk kishin parë kurrë më parë diçka të tillë…?. Napoleoni planifikoi të sulmonte armikun në orën 8.00 të mëngjesit, por disa ekspertë vlerësojnë se kur sulmoi ora ishte afër 11.00 të paradites.

Përveç terrenit të butë që e ngadalësoi shumë përparimin e artilerisë së rëndë të Napoleonit, duhet të kihet parasysh fakti që të shtënat e topave ishte shpesh e pasaktë, duke krijuar dëme të mëdha anësore për vetë ushtrinë franceze. E zhytur në baltë, efektiviteti i ushtrisë franceze ra ndjeshëm. Kalorësia nuk mund të përparonte me lehtësi.

Ndërkohë, kapiteni Koter i regjimentit britanik të Linkonlshajërit të Jugut shkroi:?…balta na vinte deri mbi kyçin e këmbës…?. Që këmbësoria franceze që përparonte drejt linjave anglo-holandeze, duhet të kalonte nëpër fushat plot baltë. Shumë nga pushkët e francezëve dolën jashtë funksionit për shkak të lagies së barutit./Reginajeffers.- Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga