Beteja me Covid-19/ Kina dhe SHBA në garë për vaksinën
Kërkimet për një vaksinë kundër virusit Corona po shoqërohen...
Pushtimi i Bashkimit Sovjetik, ishte fushata më ambicioze e Luftës së Dytë Botërore. Hitleri besonte se mund të realizohej brenda 3-muajsh, përmes një sulmi të shpejtë dhe të fuqishëm. Fushata nisi me Direktivën e Fyhrerit nr.21. E nënshkruar më 18 dhjetor 1940, ajo përcaktoi synimin për të ?shkatërruar Rusinë Sovjetike, përmes një fushate ushtarake të shpejtë?.
Në shkurtin e vitit 1941, zbulimi britanik dhe ai amerikan mësoi planin e pushtimit të BRSS. Duke shpresuar ta inkurajonin Stalinin të niste luftën kundër Hitlerit, ata e informuan diktatorin sovjetik. Por Stalini nuk u besoi, pasi mendonte se Hitleri do t?i përmbahej Paktit të Mos-sulmimit që kishin nënshkruar të dyja vendet para luftës. Marina gjermane, do të luante një rol me rendësi në operacion, duke bllokuar veprimin e anijeve sovjetike nga Deti Baltik.
Gjermanët sulmuan më 22 qershor 1941, me mbi 3 milionë ushtarë të ndarë në 152 divizione. Aty përfshiheshin edhe 17 divizionet e tankeve ?Panzer?, dhe 13 divizione të tjera të motorizuara. Transporti u sigurua nga 625.000 kuaj dhe 600.000 automjete. Forca fillestare pushtuese përfshinte 3.350 tanke, 7.146 pjesë artilerie dhe 1.950 avionë.
Në pushtim mori edhe ushtria finlandeze. Ajo furnizoi me trupa 17 divizione dhe 2 brigada. Pas pushtimit sovjetik të Finlandës më shumë se 1 vit më parë, finlandezët ishin të etur për hakmarrje. Edhe Rumania kontribuoi me 14 divizione, 7 brigada, dhe një regjiment tankesh. Ambasadori gjerman në Moskë, shpalli deklaratën e luftës në orën 5:30 të mëngjesit të 22 qershorit 1941, duke përmendur si justifikim për pushtimin shkeljet e paktit dypalësh nga ana e sovjetikëve.
Fronti i sulmit ishte shumë i gjerë, nga Balltiku në veri, deri në Detin e Zi, plot 3057 km. Pushtimi u emërtua ?Operacioni Barbarosa?, sipas emrit të themeluesit të Rajhut të Parë gjerman në shekullin XII-të. Vetëm 20 për qind e trupave gjermane, mundën të kryenin llojin e luftës së shpejtë. Pjesa tjetër ishte shumë e ngadaltë, për të ndjekur ritmin e shpejtë të ?Blitzkrieg? (Luftës Rrufe).
Stalini u trondit aq shumë nga pushtimi gjerman, sa që nuk pati asnjë reagim publik për 11 ditë më radhë. Sovjetikët kishin 2-3 herë më shumë tanke dhe avionë sesa gjermanët, por shumë nga avionët ishin të vjetëruar.
Pas 2 javëve të para, betejat e suksesshme bënë që komanda naziste të besonte se fushata tashmë ishte fituar, dhe se ushtria sovjetike ishte shpartalluar. Përparimi i shpejtë fillestar, u dha mundësive gjermanëve të shtinin në dorë të korrat e verës nga pjesa më e madhe e Ukrainës. Kjo u shkaktoi sovjetikëve jo pak vështirësi në dimrin që pasoi.
Gjermanët rrethuan disa ushtri sovjetike, duke i detyruar ato të dorëzoheshin. Vetëm në Minsk dhe Smolensk ata kapën gati 600.000 ushtarë sovjetikë si robër lufte. 665.000 të burgosur të tjerë u mbajtën në Kiev. Deri në fund të korrikut, pak më shumë se një muaj nga pushtimi, gjermanët kishin pushtuar një hapësirë sa dyfishi i Francës, ose mbi 1 milionë km2.
Sovjetikët patën probleme të mëdha me udhëheqjen ushtarake, pasi Stalini e kishte pastruar Ushtrinë e Kuqe në vitet 1930, duke vrarë oficerët gjoja antikomunistë, dhe shumë prej gjeneralëve më të mirë. Në shtetet baltike dhe pjesë të Bjellorusisë dhe Ukrainës, gjermanët u mirëpritën si çlirimtarë që i çliruan nga komunistët që i kishin shtypur për vite me radhë.
Për të vazhduar rezistencën, Stalini zhvendosi në lindje të gjitha fabrikat, në mënyrë që ato të mund të vazhdonin të prodhonin avionë, tanke dhe pajisje të tjera. Duke dashur ta mbanin Hitlerin të zënë në Frontin Lindor, Britania dhe SHBA-ja nisën t?i japin sovjetikëve ndihmë materiale. Ironikisht ata ndihmuan në ndërtimin e makinerisë ushtarake sovjetike, me të cilën do të përballeshin një dekade më vonë, një dukuri kjo e përsëritur në luftërat e shekullit XX-të.
Rrethimi i Leningradit, një nga më të gjatët dhe më të përgjakshmit e Luftës së Dytë Botërore, zgjati 900 ditë. Gjatë asaj kohe, 200.000 civilë u vranë nga bombardimet gjermane. Të paktën 630.000 të tjerë vdiqën nga sëmundjet dhe uria.
Kur diplomatët e huaj u evakuuan nga Moska në përgatitje të një rrethimi të mundshëm, bashkë me ta u largua edhe trupi i balsamosur i ish-udheqësit sovjetik Lenin. Kjo pasi humbja e tij, do të ishte një goditje e fortë propagandistike për sovjetikët. Dimri që ndali përparimin gjerman, ishte më i ftohti në 140 vjet. Nafta ngriu në motorët e tankeve. Po ashtu edhe grasoja në ingranazhet e artilerisë. Gati të gjithë në ushtrinë gjermane vuajtën shumë nga ngricat e mëdha./ warhistoryonline–Përshtatur nga CNA.al
Kërkimet për një vaksinë kundër virusit Corona po shoqërohen...
Nga Joshua H.Sandman “The Hill”Sondazhet aktuale tregojnë se...
Diktatorët mbahen mend si sundimtarë politikë dhe ushtarakë ...
Nga Patrick Buchanan “Newsmax”E mërkurë: Sekretari amerikan ...
Meka vlerësohet si qyteti më i shenjtë i fesë Islame. Përveç...
Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të preside...
“The Wall Street Journal”Në lidhje me çështjen e librit të X...
Sa njerëz janë infektuar realisht nga koronavirusi i ri deri...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Në më pak se 6 muaj, Covid-...
“Der Spiegel”Në përgjithësi, shtëpia e Ursula von der Lejen ...
Ajo për të cilën janë të një mendimi krerët e BE është që të...
Nga Mike Pence “The Wall Street Journal”* Ditët e fundit, me...
Monica Showalter “American Thinker”* Libri i ish-Këshilltar...
Beteja e Vaterlosë u zhvillua më 18 qershor 1815 në kodrat e...
Një studim i ri sugjeron, se 1 në 5 njerëz në të gjithë botë...
Nga Rainer Zitelmann “National Interest”* Unë kam porositur ...
Nga Kristin Tate “The Hill”* Xho Bajden mund të jetë personi...
Nga Erik J.Dahl “The Conversation”* Ndërsa pandemia e korona...
Kancelari i bashkimit gjerman, dhe një figurë madhështore e ...
Në disa vende të Evropës Lindore po hiqen nga parqet monumen...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...