Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
?The Wall Street Journal?
Në lidhje me çështjen e librit të Xhon Bolton, është e vështirë të thuhet se kush duket më keq në sytë e publikut: ish-këshilltari i sigurisë kombëtare për publikimin e këtyre rrëfimeve ndërsa presidenti Trump është ende në detyrë, kundërshtarët e tij politikë që tani e vlerësojnë Boltonin si një ?tregimtar të së vërtetës?, apo presidentit të Shteteve të Bashkuara siç përshkruhet në libër.
Bolton ka qenë një bashkëpunëtor i shpeshtë në gazetën tonë gjatë gjithë jetës së tij të gjatë publike, dhe gjithashtu edhe një mbrojtës i interesave të Amerikës. Ne kemi shkruar disa herë në mbrojtje të tij. Rrëfimi i tij mbi fjalët dhe veprimet private të zotit Trump, tingëllon i vërtetë, pasi presidenti thotë shpesh gjëra të ngjashme edhe në publik.
Me sa dimë, zoti Bolton nuk na ka gënjyer kurrë. Megjithatë, ne duhet të pyesim gjithashtu veten se çfarë ndodhi me nderin e të shërbyerit në administratën publike. Presidentët duhet të kenë një farë pritshmërie që këshilltarët e tyre të presin prej tyre t?u tregojnë çdo gjë, sidomos përmbajtjen e bisedave private me liderët e huaj.
Dikur këshilltarët nuk do të shkruanin mbi presidentët që shërbenin, derisa këta të fundit të largoheshin nga detyra. Kohët e fundit, shumë këshilltarë po bëhen të famshëm që në minutën e parë që ata largohen nga Shtëpia e Bardhë, dhe zoti Bolton ka arritur ta bëjë këtë pikërisht në mesin e një fushate presidenciale.
Zoti Trump nuk e trajtoi mirë ish-këshilltarin e tij, por presidenti trajton mirë shumë pak njerëz përtej rrethit të tij të ngushtë familjar. Bolton me siguri që e dinte, se çfarë e priste kur e pranoi postin që iu ofrua. Edhe nëse motivimi i tij për të botuar librin e tij pikërisht tani, është të sabotojë rizgjedhjen e Trumpit për një mandat tjetër, nuk ka asnjë arsye që Bolton të bëjë publike komentet private të Sekretarit të Shtetit Majk Pompeo për shefin e tij.
Ajo çka po bën Bolton me këtë gjë, është minimi i aftësisë së Pompeos për të ndikuar tek presidenti Trump, në mënyrë që ky të shmangë gabimet e shkuara në politikën e jashtme. Libri i Bolton, është një përmbledhje e karrierës së tij të shquar, dhe përmbajtja e tij nuk do t?i vijë aspak në ndihmë vendit të tij, pavarësisht se kush fiton në zgjedhjet e nëntorit.
Edhe më keq janë demokratët dhe media, që tani e konsiderojnë librin e Bolton si shkrimet e shenjta, teksa shpenzuan dekada duke e luftuar Trumpin për gjithçka që ai ka bërë dhe mbështetur. Xho Bajden ishte në mesin e demokratëve në Senat, që e skualifikoi kandidaturën e Boltonit për ambasador të SHBA-së në Kombet e Bashkuara në vitin 2005, pa asnjë arsye tjetër përveç asaj të përkatësisë partiake.
E megjithatë të mërkurën Bajden bëri ??një deklaratë, që e mbështeste pa asnjë rezervë versionin e ngjarjeve që servir në libër zoti Bolton. Sa për zotin Trump, fragmentet e librit nuk mbajnë asnjë lloj befasie. Detajet janë sigurisht të pakëndshme, në raport me standardet që priten nga një president.
Por votuesit e dinë që Trumpi është një presidenti që ka shumë pak takt në sjellje, ai nuk merr urdhra nga askush në lidhje me politikën e jashtme, vepron sipas instinkteve të tij personale, dhe e sheh thuajse gjithçka përmes prizmit të asaj që është e mirë për të.
Nga ana tjetër, vështirë që Donald Trumpi është unik në politikën që po ndjek për rizgjedhjen e tij në detyrë. Kujtoni pak sloganin ?Vala e luftës po zbehet? të Barak Obamës në vitin 2012, pikërisht në kohën kur në Lindjen e Mesme po lindte Shteti Islamik.
Por është po aq e rëndë të mësosh se zoti Trump mbrojti raportet SHBA-Arabi Saudite edhe pas vrasjes së gazetarit Xhamal Kashoxhi, për të shmangur vëmendjen nga problemet e vajzës së tij Ivanka. Dhe është revoltuese nëse Bolton ka të drejtë, kur thotë që Trump toleroi në heshtje liderin kinez Xi Jinping, për mbylljen e 1 milionë ujgurëve në kampet e përqendrimit.
Votuesit mund t?i analizojnë këto dhe gjithçka tjetër që kanë mësuar gjatë 3 viteve e gjysmë të presidencës, kur të vendosin nëse do ta lejojnë zotin Trump të qëndrojë edhe 4 vite të tjera në Zyrën Ovale.
Të metat e karakterit të tij dhe rreziqet e tyre të konsiderueshme për një mandat të dytë, do të maten me kandidaturën e Xho Bajdenit, që i është nënshtruar tashmë fraksionit më radikal të së majtës në gjirin e Partisë Demokratike. Siç e ka thënë dikur Uinston Çërçill, demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç të gjitha të tjerëve, që janë shumë më të këqija./Përshtati në shqip CNA.al
Sa njerëz janë infektuar realisht nga koronavirusi i ri deri...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Në më pak se 6 muaj, Covid-...
“Der Spiegel”Në përgjithësi, shtëpia e Ursula von der Lejen ...
Ajo për të cilën janë të një mendimi krerët e BE është që të...
Nga Mike Pence “The Wall Street Journal”* Ditët e fundit, me...
Monica Showalter “American Thinker”* Libri i ish-Këshilltar...
Beteja e Vaterlosë u zhvillua më 18 qershor 1815 në kodrat e...
Një studim i ri sugjeron, se 1 në 5 njerëz në të gjithë botë...
Nga Rainer Zitelmann “National Interest”* Unë kam porositur ...
Nga Kristin Tate “The Hill”* Xho Bajden mund të jetë personi...
Nga Erik J.Dahl “The Conversation”* Ndërsa pandemia e korona...
Kancelari i bashkimit gjerman, dhe një figurë madhështore e ...
Në disa vende të Evropës Lindore po hiqen nga parqet monumen...
Kur udhëheqësit e BE-së të zhvillojnë takimin virtual të pre...
Trumpi e mori vendimin për tërheqjen e trupave pa konsultime...
Pas Luftës së Dytë Botërore, administratat e presidentëve Fr...
Kur misioni është afër së pamundurës, dhe kur është e nevojs...
Nga Pilita Clark “Financial Times”* Në një nga artikujt më t...
Aplikacioni paralajmërues për Coronan nuk zëvendëson vaksinë...
Nga Jean-Francois Manicom “Politico.eu”* Liverpul – Faraonët...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...