Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Joseph Stiglitz ?Internazionale?
* Qeveritë në mbarë botën po reagojnë fuqishëm ndaj krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, me politika fiskale dhe monetare të kombinuara, që tashmë po arrijnë në 10 për qind të PBB-së globale.
Por sipas vlerësimit më të fundit nga Departamenti i Kombeve të Bashkuara për Çështjet Ekonomike dhe Sociale, këto masa mund të mos jenë të mjaftueshme për të stimuluar konsumin dhe investimet sikurse shpresojnë politikanët.
Problemi është se një pjesë e madhe e parave, po kanalizohet në rezervat e kapitalit, duke çuar në një rritje të provizioneve për rreziqet e ardhshme. Situata është e ngjashme me ?kurthin e likuiditetit? që shqetësonte Mejnard Kejnesin gjatë Depresionit të Madh.
Kuptohet, masat stimuluese u morën pothuajse në panik e sipër, për të penguar pasojat ekonomike të pandemisë. Kjo strategji, e diktuar nga nevoja për të ?fikur zjarrin?, nuk ishte as e mirë-shenjestruar dhe as e saktë, por sipas shumë analistëve ishte e vetmja rrugë e mundshme.
Pa një injeksion të madh të likuiditetit emergjent, parave të gatshme në treg, ne ndoshta do të kishim dështime të shumë linjave zinxhir të furnizimit, dhe një rimëkëmbje edhe më të vështirë nga kjo krizë. Por tanimë është e qartë se pandemia do të zgjasë shumë më shumë se sa disa javë, siç u spekulua kur u morën masat emergjente.
Për këtë arsye, të gjitha programet duhet të vlerësohen më me kujdes. Gjatë periudhave të pasigurisë, kursimet paraprake zakonisht rriten, pasi familjet dhe bizneset nuk investojnë. Dhe kriza aktuale nuk përbën ndonjë përjashtim.
Pjesa më e madhe e parave që familjet dhe bizneset marrin në formën e granteve, do të mbeten në llogaritë e tyre bankare, pjesërisht për shkak të ankthit të tyre mbi të ardhmen, dhe pjesërisht pasi mundësitë për t?i shpenzuar ato përgjithësisht janë zvogëluar.
Njëherazi, bankat do të duhet të përballen me likuiditetin e tepërt në treg, për shkak të mungesës së investitorëve. Nuk është rastësi që midis muajve shkurt-prill rezervat e tepërta në bankat amerikane gati u dyfishuan, nga 1.500 në 2.900 miliardë dollarë.
Sa për të bërë një krahasim, rezervat e tepërta të mbajtura nga bankat gjatë krizës ekonomike të vitit 2007 arriti maksimumin në 1 trilion, ose 1.000 miliardë dollarë. Kjo rritje e rezervave bankare, tregon se politikat stimuluese të zbatuara deri më tani, kanë pasur një efekt të vogël.
Kurthi i likuiditetit
Është më se e qartë, se vetëm kreditë bankare nuk do të na nxjerrin nga ngërçi ekonomik. Për më tepër, likuiditeti i tepërt rrezikon të ketë një kosto të lartë sociale. Përveç shqetësimeve mbi borxhit dhe inflacionin, ka arsye të forta për të pasur frikë se pasja e shumë rezervave monetare në banka, do të nxisë spekulimet financiare.
Aksionet në bursa ulen dhe ngrihen, dhe kjo paqëndrueshmëri mund të shtojë pasigurinë, që nga ana tjetër mund të sjellë një qëndrim edhe më të matur të qytetarëve dhe bizneseve, dhe duke dekurajuar konsumin dhe investimet.
Atëherë do të përballemi me një ngërç të likuiditetit:një rritje të ofertës së parasë, dhe një përdorim të kufizuar nga familjet dhe bizneset. Kur Covid-19 të vihet nën kontroll, mund të jenë të dobishme disa masa stimuluese. Por derisa të mbarojë pandemia, do të jetë e pamundur të kthehemi në normalitet.
Tani për tani, zgjidhja është zvogëlimi i rrezikut dhe inkurajimi i shpenzimeve. Për sa kohë që kompanitë mendojnë se ekonomia është e dobët, do të shtyjnë investimet dhe kjo do të vonojë rimëkëmbjen. Vetëm shteti mund ta prishë këtë rreth vicioz.
Qeveritë duhet të marrin masa kundër rreziqeve të sotme duke ofruar kompensim për kompanitë, në rast se ekonomia nuk rikuperohet deri në një datë të caktuar. Dhe tashmë për këtë ekziston një model:emetimi i ?Letrave me vlerë Arroë-Debreu? (sipas emrave të ekonomistëve Kenneth Arroë dhe Gérard Debreu), i pagueshëm në kushte të caktuara.
Për shembull, shteti mund të garantojë që nëse një familje blen sot një makinë, asaj t?i pezullohen këstet, nëse kurba e pandemisë nuk zbret për më shumë se 6 muaj. Ose sigurimi i huave dhe kredive me kusht të ardhurat, mund të përdoret për të inkurajuar blerjen e një shtëpie.
Ndërkohë, qeveritë duhet të marrin në konsideratë lëshimin e kuponave për të stimuluar konsumin, siç po ndodh në Kinë, ku qeveritë lokale në 50 qytete po lëshojnë kuponë digjitalë, që mund të përdoren për të blerë mallra dhe shërbime brenda një periudhe kohe të caktuar. Data e skadencës, është një nxitje e fortë për konsum.
Meqë pandemia do të zgjasë më shumë sesa pritej, do të nevojiten stimulime të mëtejshme. Shtetet e Bashkuara kanë ndarë tashmë një fond prej 3000 miliardë dollarësh për bizneset dhe qytetarët, por pa masa të tjera këto para nuk do të përdoren për të shpëtuar kompanitë nga falimentimi.
Disa vende kanë ofruar ndihmë nga bizneseve, për aq kohë sa ato nuk pushojnë punonjësit e tyre nga puna, dhe kjo praktikë po funksionon. Ndërkohë programet stimuluese të hartuara dobët, janë potencialisht të rrezikshme.
Politikat e këqija mund të kontribuojnë në thellimin e pabarazisë, në mbjelljen e destabilitetit dhe në mospasjen e mbështetjes politike për qeveritë, pikërisht atëherë kur ajo do të duhej më shumë për të parandaluar zhytjen e ekonomisë në një recesion të gjatë. Për fat të mirë ka alternativa. Nëse qeveritë do t?i marrin ato në konsideratë, kjo mbetet për t?u parë.
Shënim: Joseph Stiglitz, është një nga ekonomistët më të njohur amerikanë, fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi në vitin 2001./ Përshtatur nga CNA.al
“The Economist”Krizat mund të sjellin edhe qartësi. Në krizë...
Pushtimi i Bashkimit Sovjetik, ishte fushata më ambicioze e ...
Kërkimet për një vaksinë kundër virusit Corona po shoqërohen...
Nga Joshua H.Sandman “The Hill”Sondazhet aktuale tregojnë se...
Diktatorët mbahen mend si sundimtarë politikë dhe ushtarakë ...
Nga Patrick Buchanan “Newsmax”E mërkurë: Sekretari amerikan ...
Meka vlerësohet si qyteti më i shenjtë i fesë Islame. Përveç...
Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të preside...
“The Wall Street Journal”Në lidhje me çështjen e librit të X...
Sa njerëz janë infektuar realisht nga koronavirusi i ri deri...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Në më pak se 6 muaj, Covid-...
“Der Spiegel”Në përgjithësi, shtëpia e Ursula von der Lejen ...
Ajo për të cilën janë të një mendimi krerët e BE është që të...
Nga Mike Pence “The Wall Street Journal”* Ditët e fundit, me...
Monica Showalter “American Thinker”* Libri i ish-Këshilltar...
Beteja e Vaterlosë u zhvillua më 18 qershor 1815 në kodrat e...
Një studim i ri sugjeron, se 1 në 5 njerëz në të gjithë botë...
Nga Rainer Zitelmann “National Interest”* Unë kam porositur ...
Nga Kristin Tate “The Hill”* Xho Bajden mund të jetë personi...
Nga Erik J.Dahl “The Conversation”* Ndërsa pandemia e korona...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...