Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Scott Mcconnell ?The American Conservative?
* I dashur Filip,
Demokracia sociale evropiane ka bërë një paqe kaq të qëndrueshme me institucionet parlamentare, liritë civile dhe të drejtën e individëve për të zotëruar pronë, sa që as partizanët e saj, dhe as radikalët e krahut të majtë, nuk e përshkruajnë atë më si ?socializëm?.
Ju dhe unë jemi pjesë e brezit së fundit të amerikanëve, të cilët çështjet e komunizmit dhe Luftës së Ftohtë, i merrnin seriozisht në kampuset tona universitare. Sot shumë pak amerikanë të lindur pas vitit 1970, kanë ndonjë sens të debateve të zhvilluara rreth idesë komuniste.
Historia në shkollat dhe universitetet në Perëndimit mësohet sot gati tërësisht përmes thjerrës të krimeve që të bardhët kanë kryer kundër banorëve të kolonive. Holokausti përbën përjashtimin kryesor, dhe egërsia e tmerrshme e projektit nazist është e dokumentuar në Muzeun Memorial të Holokaustit, që është vizituar nga 40 milionë njerëz që nga hapja e tij në vitin 1993.
Në kulturën popullore, nazistët dhe krimet e tyre kanë mbetur një burim i pafundmë për qindra dhe mijëra libra dhe filma. Ndërkohë, viktimat e komunizmit përkujtohen zyrtarisht në SHBA nga një statujë 3 metra e lartë në një park të vogël pranë Union Station, e vendosur aty nga një organizatë joqeveritare.
Dhe kur ju flisni për socializëm, ?antenat? e mia historike dhe njohuritë jo plotësisht të harruara të historisë që shkaktuan ato viktima, aktivizohen menjëherë. Pavarësisht sa të rëndësishëm ishin fashizmi dhe nazizmi për historinë e Perëndimit gjatë shekullit të shkuar, historia e komunizmit dhe socializmit, në variantet e tyre bolshevike, maoiste etj ishte e një rëndësie me të madhe, në aspektin e asaj që njerëzit e angazhuar politikisht në të gjithë botën po grindeshin, luftonin apo vdisnin në emër të tij.
Bolshevikët e Leninit, fashistët e Benito Musolini dhe nazistët e Adolf Hitlerit ndanin një bindje të njëjtë:urrejtje ndaj borgjezisë, kapitalizmit, demokracisë parlamentare, dhe të gjitha zakoneve politike dhe shoqërore të krijuara në Evropën e shekullit XIX.
Lenini, Musolini dhe Hitleri, duke imituar njëri-tjetrin, krijuan një lloj krejtësisht të ri të pushtetit politik:shtetin partiak, dhe qeverinë mono-partiake. Tipari unik i tre regjimeve me emra formalisht të ndryshëm, ishte trajtimi si një virtyt i vrasjeve politike dhe i dhunës së brendshme, trajtimi i bashkëqytetarëve si armiku në një luftë.
Në vitet 1930, shumë kohë para se Hana Arend ta tregonte në librin e saj të famshëm ?Origjina e totalitarizmit? , vëzhguesit vunë në dukje ngjashmërinë midis regjimit sovjetik të Stalinit dhe Gjermanisë naziste të Adolf Hitlerit. Vetë Hitleri e pranoi këtë në një bisedë të vitit 1934 të regjistruar nga Herman Raushning:
?Nuk është Gjermania ajo që do ta përmbysë bolshevizmin, por bolshevizmi do të bëhet një lloj Socializmi Kombëtar. Për më tepër, ka më shumë gjëra që na lidhin sesa na ndajnë nga bolshevizmi?. Viktimat e komunizmit, janë më pak të përkujtuara sesa ato të fashizmit, por në fakt ka më shumë prej tyre.
?Libri i zi i komunizmit? i botuar në Francë në vitin 1997 dhe 2 vjet më vonë në Shtetet e Bashkuara, vlerëson se komunizmi ka shkaktuar 100 milionë të vdekur gjatë shekullit XX-të. Terrori, arrestimi, burgosja apo ekzekutimi i kundërshtarëve politikë, ishte që nga fillimi një pjesë e pandashme e regjimit leninist.
Koncepti i ?armikut të popullit?, u sanksionua me ligj që në nëntorin e vitit 1917. Në janarin e 1918-ës, bolshevikët shpërndanë parlamentin e zgjedhur për herë të parë në mënyrë demokratike në historinë e Rusisë, dhe i pushkatuan ata që protestuan publikisht. Gazetat jo-bolshevike u mbyllën, liderët e partive të tjera politike u burgosën.
Deri në verën e atij viti, Terrori i Kuq kishte kryer 10.000-15.000 ekzekutime në vetëm 2 muaj. Grigori Zinoviev, një zyrtar i lartë bolshevik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Leninit, u shpreh atë vit se bolshevikët kishin nevojë për terrorin e tyre socialist, në mënyrë ?që të merrnin 90 milionë rusë në anën e tyre, ndërsa 10 milionë të tjerë duhej t?i hiqnin qafe?.
Vetë Zinoviev do të ekzekutohej nga Stalini në vitin 1936. Kur Stalini e konsolidoi sundimin e tij, filloi goditja në shkallë të gjerë e pronarëve. GPU (policia sekrete që pasoi Çekën) internoi mbi 2 milionë njerëz, dhe ekzekutoi qindra mijëra të tjerë.
Komunizmi u bë një sistem global, ndaj afro 20 milionë të vdekur të shkaktuara nga Lenini dhe Stalini ishin vetëm fillimi. ?Hopi i Madh Përpara? i Kinës në kohën e Maos shkaktoi zyrtarisht 18 milionë të vdekur, por shumë studiues vlerësojnë se shifra është të paktën 2 herë më e madhe.
Me gjithë numrin e lartë të viktimave, komunizmi pati në Perëndim më shumë admirues sesa nazizmi. E para ishte për arsye historike. Stalini u bë aleat në luftën kundër Gjermanisë naziste; dhe ushtritë sovjetike ishin jetike për fitoren e Aleatëve.
Pas vdekjes së Stalinit, sistemi sovjetik nisi të zbutej disi; të burgosurit në gulagë u liruan, dhe disidentët politikë përballeshim më shumë me burgosje apo mërgim jashtë vendit në vend të torturave dhe vdekjes. Një arsye e tretë, ishte tërheqja e fortë që patën tek Stalinizmi një grup i madh intelektualësh amerikanë për shumë vite, aq sa ata kontrolluan shumë nga botimet më me ndikim në Shtetet e Bashkuara.
Në këtë pikë, çfarë është kjo simpati për socializmin klasik? Nëse dikush do ta pyeste sot Berni Sanders, apo udhëheqësit e socialistëve në SHBA, ata do të protestojnë dhe do thonë se historia e përgjakshme e komunizmit, s?ka asnjë lidhje me sistemin që ata kërkojnë të imponojnë.
Vetë Sanders pëlqen të proklamojë si modelin e tij demokracitë sociale skandinave. Por kjo nuk është e vërtetë. Ai i ruajti lidhjet e tij me trockistët deri në të 40-at, vizitoi disa herë Bashkimin Sovjetik, dhe as sot nuk i reziston dot tundimit për të bërë komente pozitive ndaj diktaturave socialiste, dikur aleate me Bashkimin Sovjetik.
Është e qartë që e majta e re amerikane, nuk ka prioritet klasën punëtore. Forca tërheqëse e të majtës së sotme, nuk ka të bëjë me klasën në kuptimin marksist, por me racën. Nëse kjo ishte e dukshme shumë përpara protestave dhe trazirave për vrasjen e Xhorxh Floidit në Mineapolis, tanimë është një realitet i pashmangshëm.
Por nuk është e qartë se çfarë programi apo politike mund të lindë nga besimi se racizmi është dominues në SHBA. Çdo lloj socializmi që rrjedh nga teoria e racës, do të detyrohet të gënjejë, dhe të vërë në zbatim disa gënjeshtra publike në lidhje me realitetin shoqëror, sikurse bënë dikur paraardhësit e tyre marksistë, dhe të mos jetë më tolerant ndaj demokracisë apo lirisë intelektuale, ashtu si dikur komunizmi.
Termi ?racist? ka zëvendësuar tashmë atë ?borgjez? si termi i ri kryesor i të majtës, dhe përmes tij do të synohet të justifikohen shpronësimet, zhvendosjet, burgosjet apo ekzekutimet. Amerika ishte në krizë edhe para pandemisë së Covid -19. Kriza ekonomike mund të çojë në një destabilitet politik.
Është e qartë se problemet që ka ende klasa punëtore, dëshmojnë se modeli neo-liberal globalist ka të metat e veta. Por alternativa që ofron socializmi do t?i linte njerëzit në rastin më të mirë më të varfër dhe më pak të lirë. Në rastin më të keq, dhe shumë shpesh, kjo do të çonte në krijimin e shteteve të terrorizmit totalitar të mbytura në gjak. Prandaj kur ti thua se je ?lloj socialisti?, unë alarmohem.
Marrë me shkurtime/ Përshtatur nga CNA.al
Nga Curtis Ellis “American Greatness”* Partia Komuniste Kine...
Nga Joseph Stiglitz “Internazionale”* Qeveritë në mbarë botë...
“The Economist”Krizat mund të sjellin edhe qartësi. Në krizë...
Pushtimi i Bashkimit Sovjetik, ishte fushata më ambicioze e ...
Kërkimet për një vaksinë kundër virusit Corona po shoqërohen...
Nga Joshua H.Sandman “The Hill”Sondazhet aktuale tregojnë se...
Diktatorët mbahen mend si sundimtarë politikë dhe ushtarakë ...
Nga Patrick Buchanan “Newsmax”E mërkurë: Sekretari amerikan ...
Meka vlerësohet si qyteti më i shenjtë i fesë Islame. Përveç...
Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të preside...
“The Wall Street Journal”Në lidhje me çështjen e librit të X...
Sa njerëz janë infektuar realisht nga koronavirusi i ri deri...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Në më pak se 6 muaj, Covid-...
“Der Spiegel”Në përgjithësi, shtëpia e Ursula von der Lejen ...
Ajo për të cilën janë të një mendimi krerët e BE është që të...
Nga Mike Pence “The Wall Street Journal”* Ditët e fundit, me...
Monica Showalter “American Thinker”* Libri i ish-Këshilltar...
Beteja e Vaterlosë u zhvillua më 18 qershor 1815 në kodrat e...
Një studim i ri sugjeron, se 1 në 5 njerëz në të gjithë botë...
Nga Rainer Zitelmann “National Interest”* Unë kam porositur ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...