Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Sergej Lebedev ?Internazionale?
Kur në Rusi u shfaqën rastet e para me Covid-19, dhe virusi nisi të përhapej me shpejtësi, unë isha duke kontrolluar arkivat qendrore të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB):ky arkiv përmban dokumente që lidhen me represionin, arrestimet dhe ekzekutimet e kryera gjatë periudhës staliniste.
Çdo mëngjes shkoja në godinën Kuzhnecki, jo shumë larg Lubjankas në Moskë, për të shqyrtuar skedarë të vjetër që gati prisheshin në duart e mia:ishin dokumente që përmbanin rastet tragjike të të afërmve dhe miqve të familjes. Në këto muaj, kam jetuar në dy periudha të ndryshme kohore, dhe 2 periudha historike të dallueshme.
Në të parën, atë aktuale, kishte lajme mbi masat e karantinës, mbylljen e kufijve, kufizimet e reja:ndalimin e tubimeve, mbajtjen e maskave, dhe distancimin social. Pra dhënies fund ose të paktën reduktimi ekstrem i kontakteve. Tjetra ishte në të kaluarën, por ndërsa isha zhytur në leximin e dosjeve për studimin tim, vura re diçka çuditërisht dhe jashtëzakonisht të ngjashme midis dy epokave.
Metafora e shtypjes
Kam parë se si në të kaluarën ai që quhej ?armik i popullit?, mund të bëhej menjëherë infektues për të tjerët. Familja, miqtë, bashkëpunëtorët e tij:që të gjithë përfshiheshin në një grup rreziku. Përmes raporteve të laboratorëve dhe urdhër-arresteve, unë arrita të vëzhgoj se si kjo stigmë, kjo etiketë vdekjeprurëse, transmetohej nga njëri vëlla tek tjetri, nga babai tek i biri, midis anëtarëve të një grupi amator të filatelisë, apo mes priftërinjve nga i njëjti vend. Virusi, ose më saktë gjendja infektive, ngjitëse, ishte një metaforë e represionit politik, pasojat e së cilës ndiheshin për breza të tërë:asgjësim dhe varfërim të jetës, zakoneve, fund i solidaritetit, dhe ideja se çdo kontakt ishte një rrezik që çdo individ ishte potencialisht ngjitës.
Unë besoj se në Rusi, kjo dukuri kishte (dhe ka akoma) të kundërtën e tij paradoksale:një konsensus të heshtur dhe fatalist, mbi faktin se jeta nuk ka një vlerë të paçmuar, mbi pamundësinë e fshehjes nga historia dhe qeveria, dhe në fund mbi pamundësinë për të qenë në gjendje të rezistosh.
Këto qëndrime pranohen në të njëjtën mënyrë si fatkeqësitë natyrore. Ato janë pjesë e jetës së përditshme. Ashtu si pandemia. Me këtë predispozitë, Rusia e ka pranuar edhe koronavirusin. Veprimet e qeverisë ishin, dhe janë ende, të parashikueshme.
Një ?votim kombëtar? ishte përcaktuar të mbahej më 22 prill për të miratuar ndryshimet në kushtetutë, që do ta lejojnë Vladimir Putinin të zgjidhet edhe 2 herë të tjera presidenti (sipas kushtetutës aktuale, ky duhej të ishte mandati i tij i fundit), dhe të rrënjosë edhe një prirje tjetër autoritare dhe konservatore në politikës ruse.
Kur disiplina është prioritet mbi shëndetin e njerëzve, pasojat janë të tmerrshme
Për sa kohë që ekzistonte mundësia e zhvillimit të zgjedhjeve dhe paradës së 9 majit me rastin e Ditës së Fitores, autoritetet pretenduan se koronavirusi nuk do të depërtonte dot në Rusi, dhe se tek e fundit ai nuk ishte dhe aq i rrezikshëm.
Sipas njërit prej versioneve të propozuara, ata që kanë lindur në Bashkimin Sovjetik dhe janë vaksinuar në moshë të re kundër tuberkulozit, nuk do të sëmureshin me Covid-19. E kaluara sovjetike, e mbron të tashmen ruse. Por, kur të dhënat në lidhje me infeksionet u bënë kërcënuese (duke pasur parasysh faktin që në Rusi statistikat mjekësore, ashtu si çdo gjë tjetër, manipulohet), qasja ndryshoi plotësisht:karantinë, pasaporta digjitale, aplikacione për të gjurmuar lëvizjet e njerëzve.
Këto masat janë ndoshta të arsyeshme, të paktën pjesërisht. Por kur ato përdoren në një
vend autoritar, ku qytetarët nuk janë pacientë të mundshëm, por mbi të gjitha të dyshuar të mundshëm, kur përparësia kryesore është disiplina në vend të shëndetit, pasojat janë të tmerrshme. Mendoni pak se sa kanë ndihmuar në përhapjen e koronavirusit në Moskë radhët kilometrike në hyrje të metrove, ditën e parë kur hyri në fuqi pasaporta digjitale:policia duhej t?i verifikonte që të gjitha.
Secili për vete
Duhet theksuar se sjellja e publikut në këtë situatë, ka nxjerrë në pah mangësi të shumta, që lidhen me një mënyrë të ndërlikuar, thellësisht kontradiktore, dhe që në fakt mundëson funksionimin e regjimit të Vladimir Putinit.
E para është natyrisht mungesa e besimit ndaj autoriteteve, por edhe mes vetë qytetarëve: këtu secili shpëton veten e vet. Pastaj është mungesa e njohjes së kufirit të tjetrit, në lidhje me kuptimin e vlerës së jetës së të tjerëve:nuk është për t?u habitur që karantina nuk shihet si një veprim i koordinuar nga qytetarët e përgjegjshëm , por si një urdhër i imponuar nga shteti që duhet të respektohet.
Në ?kryqëzimin? e këtyre dy mangësive ekziston edhe një e tretë:mungesa e përgjegjësisë civile. Karantina dhe distancimi social, vetëm sa tregojnë se ne kemi jetuar në një regjim të gjatë të izolimit politik; ky është realiteti ynë, dhe se vetëm tani është bërë i dukshëm në aspektin metaforik dhe atë fizik.
Shumëkush thotë se pandemia do të ketë një ndikim të rëndësishëm në imazhin dhe vlerësimin e Putinit nga rusët. Por është e rëndësishme të mos harrohet se Putini e di se si nxirren përfitime strategjike nga situata të dëshpëruara dhe të tmerrshme nga një këndvështrim taktik.
Rrëmbimi i qindra pengjeve në një shkollë në Beslan në vitin 2004, që shkaktoi vdekjen e qindra fëmijëve, duhet të shënonte fundin e karrierës së tij politike. Në vend të kësaj, me kartën e kundërveprimit ndaj terrorizmit dhe forcimit të pushtetit shtetëror, sot në Rusi nuk mbahen më zgjedhje për guvernatorët e rinj.
Shumë shpejt do të shohim se si do të shfrytëzohet pandemia dhe pasojat e saj shkatërruese mbi shëndetin kombëtar dhe ekonominë, për të justifikuar një tjetër kufizim të të drejtave civile./Përshtati në shqip CNA.al
Më 28 qershor 1914, Gavrilo Princip, një nacionalist serb, v...
Jeta prej beqari, pa angazhime në çift dhe ato familjare, po...
Vendet e Bashkimit Evropian, janë duke eksperimentuar mënyra...
Për të parandaluar që një virus i ri i rrezikshëm të mos e p...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Të hënën, një turmë u përpoq të...
Studimet e reja, sugjerojnë se mund të ketë një lidhje midis...
Kina sapo ka nisur “rivalin e GPS Amerikan” në orbitë, duke ...
Bllokada e Berlinit, ishte një përpjekje e Bashkimit Sovjeti...
Nga Steve Hilton “Fox News”* Viti 2016 ishte një revolucion ...
Që kur u shfaq për herë të parë në skenë, si pjesë e grupit ...
Nga Catherine Belton “Politico.eu”* Kur Vladimir Putin mbërr...
Nga Scott Mcconnell “The American Conservative”* I dashur Fi...
Nga Curtis Ellis “American Greatness”* Partia Komuniste Kine...
Nga Joseph Stiglitz “Internazionale”* Qeveritë në mbarë botë...
“The Economist”Krizat mund të sjellin edhe qartësi. Në krizë...
Pushtimi i Bashkimit Sovjetik, ishte fushata më ambicioze e ...
Kërkimet për një vaksinë kundër virusit Corona po shoqërohen...
Nga Joshua H.Sandman “The Hill”Sondazhet aktuale tregojnë se...
Diktatorët mbahen mend si sundimtarë politikë dhe ushtarakë ...
Nga Patrick Buchanan “Newsmax”E mërkurë: Sekretari amerikan ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...