web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja pse turmat po shkatërrojnë monumentet në SHBA

27 Qershor 2020, 06:29, Blog CNA

Nga Tucker Carlson ?Fox News?

Të hënën, një turmë u përpoq të rrëzonte një përmendore të ish-presidentit Endrju Xhejson. Ata shkruan mbi të me shkronja të mëdha fjalën ?Vrasës!?. Akte të tilla po ndodhin në mbarë vendin, dhe siç e dini kjo e ka një arsye.

Gjatë fundjavës së kaluar, zyrtarët e qytetit njoftuan planin e tyre për të hequr përmendoren e ish-presidentit Tedi Ruzvelt nga sheshi para Muzeut të Historisë së Natyrës në Nju Jork. Statuja prej bronzi ndodhet aty përballë Parkut Qendror që para Luftës së Dytë Botërore. Dhe së shpejti do të zhduket. Njerëzit që e ngritën atë 80 vjet më parë do të tronditeshin. Ata nuk e konsideronin Tedi Ruzveltin një figurë të diskutueshme. Në fakt, ai ishte presidenti më i famshëm në historinë e SHBA-së. Ai ishte gjithashtu presidenti më amerikan.

Asnjë vend tjetër nuk mund ta kishte prodhuar dot Tedi Ruzveltin. Virtytet e tij, pasqyruan vlerat e vetë Amerikës. Ai ishte kurajoz, shumë i shkolluar, tejet i vetë-disiplinuar dhe jashtëzakonisht energjik. Ai ishte presidenti më i ri në historinë tonë. Ruzvelti e shpëtoi ekonominë tonë nga monopolet e korporatave. Në këtë mënyrë, ai bëri të mundur lindjen e shtresës së mesme amerikane. Ai ndërtoi parqet kombëtare, Kanalin e Panamasë, Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA), e kështu me radhë.

Në vitin 1901, ai ftoi për darkë mikun e tij me ngjyrë Buker Uashingtonin. Deri atëherë asnjë afro-amerikan nuk kishte darkuar ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Demokratët u tërbuan nga ajo që dëgjuan. Dhe për ?krimin? e të darkuarit me një zezak, ata e sulmuan gjatë gjithë jetës Tedi Ruzveltin dhe gruan e tij.

Por Ruzvelti nuk u lëkund nga qëndrimet e tij. Ai e injoroi turmën, dhe vazhdoi përpara me politikat e tij. Tedi Ruzvelt ishte dhe është ende një hero i miliona amerikanëve. Kjo është pikërisht arsyeja, përse ata po synojnë ta heqin përmendoren e tij. Ata e dinë që nëse mund t?ju detyrojnë të shihni teksa ndërsa rrëzojnë heronjtë tuaj, ata kanë fituar.

Pas kësaj mund të bëjnë çdo gjë tjetër. Ata mund të vendosin se si t?i rritni fëmijët tuaj, si të votoni, dhe mbi atë që ju lejohet të besoni. Pasi t?ju poshtërojnë, ata mund t?ju kontrollojnë dhe kjo është arsyeja pse në të gjithë vendin, turmat po shkatërrojnë monumentet e Amerikës.

Në qytetet Riçmond dhe Shën Pol të Minesotës ata kanë shkatërruar monumentet e Kristofor Kolombit. Bënë të njëjtën gjë në Boston. Tani kryebashkiaku i Bostonit thotë se është koha të heqin një përmendore të Abraham Linkolnit, njeriut që çliroi skllevërit. Dhe ky akt është racist.

Demokratët i kuptojnë shumë mirë synimet, dhe po i mbështesin që të gjitha ato. Në çdo vend ku turma ka shkatërruar monumentet, liderët demokratë i kanë mbështetur. Por po ashtu – dhe ju duhet ta dini këtë – kanë vepruar edhe shumë republikanë.

Mjerisht nga të gjithë republikanët e zgjedhur në poste drejtuese, thuajse të gjithë, nuk janë angazhuar seriozisht për t?i dhënë fund kaosiy. Ata duket se besojnë se ajo që po shohim sot, është një version i trazirave të shkaktuara pas vrasjes se afro-amerikanit Rodni King në vitin 1992.

Njerëzit panë një video shqetësuese në internet, janë të zemëruar, dhe kjo gjë është e kuptueshme. Por shpejt ata do të qetësohen, dhe ne mund t?i kthehemi debatit mbi uljen e taksave mbi kapitalin, dhe sanksioneve kundër Bashar Al-Asad. Ky është mendimi dominues i republikanëve.

Por ata e kanë gabim. Këto që po shohim javët e fundit nuk janë trazira civile. Kjo është një lëvizje politike serioze dhe shumë e organizuar. Nuk është aspak sipërfaqësore. Është shumë më e thellë sesa duket. Ajo ka ambicie të mëdha. Është okulte, dhe do të zgjerohet më tej. Qëllimi i saj është t?i japë fund demokracisë liberale, dhe të sfidojë vetë civilizimin perëndimor.

Kjo është një lëvizje ideologjike. Idetë që e nxisin atë, janë kultivuara për dekada të tëra në kampuset universitare. Ne nuk i vlerësuam sa duhet atëherë. Edhe tani, shumë prej nesh vazhdojnë të pretendojnë se protestat kanë të bëjnë me sjelljen brutale të policisë, dhe me vdekjen e një njeriu të quajtur Xhorxh Floid në Mineapolis.

Por ata nuk e idenë se kë kemi përballë. Për shumicën e njerëzve, gëzimi kryesor në jetë është akti i krijimit, bërja e diçkaje të mirë dhe të dobishme. Shoqëritë e shëndetshme, i nxisin që të gjitha këto. Ato e kuptojnë se impulsi për të krijuar, është mënyra se si ndërtohen qytetërimet.

Por ato e pranojnë se ka ndërkohë edhe forca të organizuara kundër krijimit, dhe ato e mbrojnë me vigjilencë veten prej tyre. Në çdo shoqëri, ka nga ata që synojnë të shkatërrojnë. Ata shkatërrojnë për të njëjtën arsye që djemtë me probleme mendore torturojnë qentë apo macet për argëtim. Dhimbja që shkaktojnë, i bën ata të ndjehen të fuqishëm.

Ne dikur i quanim njerëz të tillë forca antisociale. Ato ekzistojnë ende. Dhe ne thjesht pretendojmë të kundërtën. Ose më keq akoma, e justifikojmë sjelljen e tyre. I përkëdhelim, i financojmë ata. Ëall Street u jep para me shpresën se vetë do të shkatërrohet i fundit.

Pjesa tjetër prej nesh, po sheh e hutuar atë që po ndodh. Ne realisht nuk e dimë se çfarë po ndodh, por shkatërruesit po. Ata e dinë saktësisht se çfarë është duke ndodhur. Forcat e shkatërrimit kanë ambicie të mëdha. Ato nuk kanë lidhje vetëm me monumentin e Tedi Ruzveltit.

Ata planifikojnë ta sundojnë këtë vend. Asnjëherë në historinë amerikane, ata nuk kanë qenë më të guximshëm se sa sot. Tani për tani, mund të na shpëtojnë vetëm republikanët. Jo sepse ata janë natyrshëm të virtytshëm, por sepse është partia e tyre kundërshtare.

Ne s?kemi zgjidhje tjetër përveçse të kërkojmë ndihmën e tyre. Partia Republikane është e vetmja qendër e majtë e pushtetit në këtë vend, në dispozicion të njerëzve që e kundërshtojnë atë që po ndodh. Në një shkallë të jashtëzakonshme, zbatimi i ligjit federal tani diktohet tani nga urdhrat politikë.

Disa lloje të ashtuquajtura ?krime të urrejtjes?, janë prioriteti kryesor. Ato e aktivizojnë më shpejt FBI-në, sesa njoftimi i policisë lokale për një grabitje në një shtëpi. Ndërkohë, krimet aktuale të urrejtjes – krime brutale në të cilat amerikanët janë plagosur rëndë – injorohen plotësisht.

Ato ndodhin me rregullsi tronditëse në rrugët tona. Media nuk i mbulon ato, dhe ato kalojnë shpesh të pandëshkuara. Dhe ky nuk është spekulim. Për të ka shumë video në internet. Por ju tashmë e dini këtë gjë. Në SHBA ligjet nuk zbatohen në mënyrë të barabartë.

Disa viktima konsiderohen si më me ?meritë? të tillë se sa të tjerët, pavarësisht se të gjithë jemi qytetarë. Drejtësia nuk është e verbër. Kjo nuk ka qenë kurrë më e vërtetë se sa tani, dhe ka shumë të ngjarë që gjërat të përkeqësohen. Ky është pikërisht synimi i kësaj lëvizje, dhe i këtyre trazirave:të rrëzojë vlerën, parimin e barazisë sipas ligjit.

Pas zgjedhjeve të nëntorit, kjo prirje mund të përshpejtohej në mënyrë dramatike. Dhe meqë ra fjala, ne duhet të mos pretendojmë më se kjo është një zgjedhje midis Donald Trump dhe Xho Bajdenit. Nuk ka asnjë Xho Bajden. Bajdeni që ju njihnit dikur nuk ekziston më.

Ai nuk ka mendime të tija të pavarura. S?ka asnjë bindje thelbësore. Është plotësisht bosh.  Është një ?Kale Troje? i përsosur. Për njerëzit që kontrollojnë sot Partinë Demokratike, ai është kandidati i përsosur. Plani i tyre është ta ngjitin atë në pushtet. Media tradicionale do të bashkëpunojë plotësisht, pasi kjo është puna e saj.

Dhe ne do të kemi një tjetër gjueti shtrigash, sërish me mbështetjen e plotë të agjencive të zbatimit të ligjit dhe atyre të inteligjencës. Kushedi, mbase edhe të ushtrisë, pasi kërcënimi është po kaq i madh. A ka racizëm në SHBA? Sigurisht që po, si kudo në botë.

Por në përgjithësi, ky është vendi më pak racist në historinë e botës. Miliona afrikanë duan që të vijnë të jetojnë këtu. Presidenti ynë i fundit ishte zezak. Atëherë për çfarë racizëm po flasim? Ne kemi nevojë për ndihmë, dhe kjo ndihmë na duhet tani. Këto nuk janë protesta. Kjo është një lëvizje politike totalitare, dhe dikush duhet ta shpëtojë vendin tonë prej saj./foxnews.comPërshtatur nga CNA.al

 





Lajmet e fundit nga