Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Njerëzit kanë ngrënë jashtë shtëpisë për mijëvjeçarë, duke blerë diçka të çastit nga një shitës në rrugë, duke drekuar në një han buzë rrugës në mesin e udhëtimi të gjatë, e kështu me radhë. Në Perëndim, shumica e versioneve të hershme të restoranteve modern, e kanë origjinën nga Franca.
Dhe një revolucion në kuzhinë, nisi pikërisht në Paris në shekullin XVIII-të. Por një nga shembujt më të hershëm të një kulture të vërtetë të restoranteve filloi 600 vjet më parë dhe gjysmën tjetër të botës.
Sipas Eliot Shor dhe Keti Rauson, bashkëautorë të librit ?Darkimi jashtë:Një histori globale e restorantit?, restorantet e para që ishin lehtësisht të dallueshme si të tilla, u shfaqën rreth vitit 1100 Pas Krishtit në Kinë, kur qytete si Kaifeng dhe Hangzhou, kishin popullsi të dendura urbane, me më shumë se 1 milionë banorë secila.
Tregtia midis këtyre 2 kryeqendrave veriore dhe jugore të Dinastisë Song të shekullit XII-të, po lulëzonte shpjegon Shor, profesor i historisë në Kolegjin Brin Maur, por tregtarët kinezë që udhëtonin jashtë qytetit të tyre të lindjes, nuk ishin mësuar me ushqimet e çuditshme të zonës.
?Restorantet origjinale në këto 2 qytete, përgatisnin gatime jugore për njerëzit që vinin nga jugu, dhe gatime veriore për njerëzit që zbresin nga veriu. Mund të thuhet se restoranti i parë në botë ka qenë ?restoranti etnik?. Këto restorante tipike ishin të vendosura në lagjet e argëtimit, që u përkisnin udhëtarëve të biznesit, dhe që ishin plot me hotele, bare dhe bordello.
Sipas dokumenteve kineze të kohës, shumëllojshmëria e opsioneve të restoranteve në vitet 1120, i bënte ato të ngjashme me qendrat turistike të qyteteve të shekullit XXI. ?Përvojat e ngrënies në restorantet më të mëdha dhe më të bukura të kohës, ishin jashtëzakonisht të ngjashme me ditët e sotme?- thotë Shor.
Sipas një dorëshkrimi kinez të vitit 1126, cituar edhe në librin e lartpërmendur, klientëve
të një restoranti të njohur iu ofrohej një përzgjedhje pjatash të ?paramenduara?, që përfaqësonin qindra mundësi të këndshme.
Më pas vinin një ekip kamarierësh të stërvitur. ?Ata merrnin porositë e tyre, pastaj shkonin në kuzhinë dhe u transmetonin porositë kuzhinierëve. Ata që ishin në krye të kuzhinës quheshin ?mjeshtra të gjellëve? ose quheshin ?kontrollues të tryezave?.
Kur gjellët ishin gati, kamerieri merrte në duar disa pjata njëra mbi tjetrën, dhe i shpërndante sipas rendit të saktë në të cilin ishin porositur. Nuk lejohej as gabimi më i vogël?- shkruhet në libër. Në Japoni, lindi një kulturë e veçantë restorantesh nga traditat japoneze të çajrave të viteve 1500, që i paraprinë lëvizjeve të sotme ?sezonale? dhe
?lokale?.
Kuzhinieri japonez i shekullit XVI-të, Sen no Rikju, krijoi traditën e shumëfishtë të ngrënies ?kaiseki?, në të cilën u përgatitën menytë e shijimit të gjellëve, për të treguar historinë e një vendi dhe sezoni të veçantë. Nipërit e Rikjuit, e zgjeruan traditën për të përfshirë pjata që shërbehen në enë të veçanta, që përputheshin me estetikën e ushqimit që shërbehej. Megjithë tregtinë shekullore midis Lindjes dhe Perëndimit, nuk ka asnjë provë që kulturat e hershme të restoranteve të Kinës ose Japonisë, të kenë ndikuar mbi konceptet e mëvonshme evropiane të restoranteve.
Gati në të njëjtën kohë, një traditë e veçantë lindi në Perëndim, e njohur në frëngjisht si tryeza ?d?hôte?, një vakt me një çmim fiks në një tryezë të përbashkët. Kjo lloj vakti, i konsumuar në publik me miqtë dhe të huaj që mblidheshin rreth një tryeze të stilit familja.
Në fillim, shërbehej vetëm një vakt çdo ditë në orën 1 të drekës. Nëse nuk paguaje, nuk
do të shërbeheshe. Nuk kishte meny, dhe asnjë alternativë tjetër. Ishte kuzhinieri në han
apo hotel, ai që vendoste se çfarë do të përgatitej dhe shërbehej, dhe jo klientët.
Variantet e tryezën ?d’hôte?, pari u shfaqën në shekullin XV dhe vazhduan përtej lindjes së restoranteve të parë modernë. Në Angli, vaktet e përbashkëta që konsumonte klasa punëtore quhej ?ordinaire?, dhe ?Simpson?s Fish Dinner House? e themeluar në vitin 1714, shërbente ?peshk të zakonshëm? popullor për 2 shilinga, dhe pjata përbëhej nga ?një duzinë prodhimesh deti, supë, rosto dhe djathtë deleje?.
Legjenda thotë se restorantet e para franceze u shfaqën në Paris pas Revolucionit Francez, kur kuzhinierët gustatorë të aristokratëve që përfunduan në gijotinë nisën të kërkojnë punë. Por kur historiania Rebeka Spang e Universitetit të Indianës, hulumtoi mbi këtë temë, ajo zbuloi gjeti diçka krejtësisht të ndryshme.
Fjala restorant vjen nga folja franceze ?restaurer?, që do ta thotë ?të ripërtërish veten?. Restorantet e para të vërteta franceze, të hapura disa dekada para Revolucionit të vitit 1789, supozohet të jenë dyqane ushqimore që shisnin një pjatë kryesore:buillon.
Përshkrimi në gjuhën franceze për këtë lloj supe, është një restorant bouillon ose ?supë restauruese?. Në librin e saj ?Shpikja e Restorantit:Parisi dhe kultura gastronomike?, Spang shpjegon se restorantet e para franceze u hapën midis viteve 1760-1770, dhe frekuentoheshin shumë nga shtresa e pasur e tregtarëve në Paris.
Bouillon ishte një gatim natyral, i lehtë për tu tretur, por i mbushur plot me lëndë ushqyese të gjalla. Por Spang ia njeh meritën e suksesit dhe rritjes së shpejtë të këtyre restoranteve të hershëm jo vetëm gjellëve që shërbenin, por edhe mënyrës se si ato shërbeheshin.
?Pronarët e restoranteve kopjuan modelin e shërbimit që ekzistonte tashmë në kulturën franceze të kafeneve. Ata i ulnin klientët në një tavolinë të vogël me madhësinë e një tavoline kafene. U jepnin më pas një meny të shtypur në shtypshkronjë, ku njerëzit porositnin atë që donin. Dhe ata ishin më fleksibël në orare, të gjithë nuk kishin nevojë të shkonin në restorant para orës 1 të drekës, dhe të hanin gjithçka që ishte në tryezë?- thotë ajo.
Pasi u kapën restorantet, nuk u desh shumë kohë që në meny të shfaqeshin edhe artikujt të tjerë. Një shishe e vogël vere, dhe ndoshta edhe mish pule i zier. Siç tregohet nga historia e restoranteve në Kinë dhe Francë, nuk mund të kesh restorante pa një popullsi të madhe dhe të uritur urbane.
Prandaj restoranti i parë me një meny të shkëlqyer në Amerikë u hap në Nju Jork në shekullin XIX. ?Delmonico?s? hapi dyert e tij në vitin 1837, duke pasur suita luksoze private ku hahej, dhe një kantinë vere me mbi 1000 shishe. Restoranti, që ekziston ende sot në të njëjtin vend të Manhatan (edhe pse mbylli dyert e tij gjatë krizës së Covid-19), pretendon të jetë i pari në Amerikë që ka përdorur mbulesa tavoline./Përshtatur nga CNA.al
Nga Ayaan Hirsi Ali “The Wall Street Journal”Zemërimi është ...
Koronavirusi i ri- SARS-CoV-2 – mund të ketë qarkulluar në E...
Me mbi 2 milionë raste pozitive në SHBA, që nga fillimi i pa...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Të akuzosh një kryetar shte...
Nga David Limbaugh “Fox News”* Të paktën 600 punonjës polici...
Shumë të vjetër, shumë të bardhë, shumë meshkuj. Thirrjet pë...
Nga Gerry Freda “Il Giornale”* Guvernatorja demokrate e shte...
Shihni çdo takim që organizohet në Bruksel, dhe ka shumë të ...
Nga Sergej Lebedev “Internazionale”Kur në Rusi u shfaqën ras...
Më 28 qershor 1914, Gavrilo Princip, një nacionalist serb, v...
Jeta prej beqari, pa angazhime në çift dhe ato familjare, po...
Vendet e Bashkimit Evropian, janë duke eksperimentuar mënyra...
Për të parandaluar që një virus i ri i rrezikshëm të mos e p...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Të hënën, një turmë u përpoq të...
Studimet e reja, sugjerojnë se mund të ketë një lidhje midis...
Kina sapo ka nisur “rivalin e GPS Amerikan” në orbitë, duke ...
Bllokada e Berlinit, ishte një përpjekje e Bashkimit Sovjeti...
Nga Steve Hilton “Fox News”* Viti 2016 ishte një revolucion ...
Që kur u shfaq për herë të parë në skenë, si pjesë e grupit ...
Nga Catherine Belton “Politico.eu”* Kur Vladimir Putin mbërr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...