Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Bota ka qenë e shqetësuar prej vitesh për sëmundjet pandemike. Para Covid-19, vëmendja ishte fokusuar tek viruset e gripit. Një studim i fundit, na rikujton se kërcënimi nga gripi mbetet shumë real.
Ditët e fundit është folur në media se një virus i Gripit të Derrit po qarkullon në Kinë, dhe se ai ka potencialin e përhapjes së pandemisë tek njerëzit. Kjo gjë tingëllon si shumë alarmante, por sa të shqetësuar duhet të jemi realisht? Çdo vit ka miliona të prekur nga gripi, që shkakton qindra mijëra të vdekur.
Viktimat shkaktohen nga viruset e grupit ?sezonal? ose të tipit B. Ka edhe lloje të tjera virusesh gripale që strehohen zakonisht tek kafshët, veçanërisht virusi i Gripit të Shpendëve i tipit A. Për fat të mirë, shumica e këtyre viruseve infektojnë njerëzit me shëndet të brishtë. Por, duke qenë se ato janë të ndryshme nga viruset sezonalë, njerëzit kanë pak ose aspak imunitet ndaj tyre.
Pra, një virus i tipit A, që fiton aftësinë për të infektuar menjëherë njerëzit, dhe për t?u transmetuar midis nesh, do të përhapet shpejt përmes popullatës tonë, duke çuar në një pandemi, ashtu siç po bën aktualisht SARS-CoV-2.
Gripi Spanjoll i vitit 1918, që shkaktoi mbi 50 milionë të vdekur, na tregon se përse viruset pandemike, kanë qenë në fokusin e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe të qeverive në të gjithë botën. Viruset gripale, infektojnë qelizat në aparatin e frymëmarrjes, duke u lidhur me një receptor specifik në sipërfaqen e tyre.
Njerëzit dhe zogjtë, kanë versione të ndryshme të këtij receptori, çka do të thotë se viruset e Gripit të Shpendëve lidhen dobët tek qelizat njerëzore. Është kjo arsyeja se përse infektiviteti i tyre tek njerëzit është i ulët.
Por nga ana tjetër, nëse dy viruse të ndryshme infektojnë të njëjtën qelizë, ato mund të shkëmbejnë me lehtësi segmente të materialit të tyre gjenetik (përmes një procesi të njohur si ribashkim). Kjo mund të krijojë viruse të reja të gripit, me tipare të kombinuara të ?prindërve? të tyre.
Dhe kjo gjë mund të ndodhë tek derrat. Qelizat e tyre të frymëmarrjes, përmbajnë të dyja versionet e receptorit të përmendur më lart, duke i bërë ata të ndjeshëm ndaj një game të gjerë virusesh gripale. Dhe studim i kohëve të fundit, ka zbuluar se viruset e gripit të derrit që janë shfaqur në Kinë, po shfaqin shumë prej veçorive që i bëjnë ato potencialisht pandemike.
Midis viruseve të izoluara që kanë prekur derrat në Kinë midis viteve 2011-2018, u identifikuan 6 lloje të dallueshme. Në vitin 2011, viruset dominuese ishin variante të virusit H1N1 të Gripit të Derrit që u shfaq në vitin 2009. Në veçanti, një lloj virusi u zbulua për herë të parë në mostrat e marra në vitin 2013, dhe deri në vitin 2018 ishte bërë lloji dominues dhe i vetëm i viruseve gripale. Kjo përkoi me një rritje të dukshme të sëmundjeve së frymëmarrjes tek derrat, çka sugjeron që një virus origjinal G4, kishte zëvendësuar viruset e tjera të gripit të derrit në Kinë.
Testet mbi potencialin që ka ky virus për të infektuar njerëzit, dhanë rezultate shqetësuese.
Ato kanë modele të ngjashme receptorësh me njerëzit, shfaqin sëmundje të ngjashme me gripin tek njerëzit, dhe mund të transmetojnë viruse gripale midis tyre.
Pra, viruset G4 duket se i kanë të gjitha tiparet për të qenë një virus potencialisht pandemik. Por niveli i vërejtur i infeksionit tek punëtorët që merren mbarështimin e derrave, sugjeron që për momentin, këto viruse nuk shkaktojnë përgjithësisht sëmundje të rënda, dhe nuk përhapen me lehtësi.
Por ato mund të përfaqësojnë viruse tashmë të adaptuara shumë tek njerëzit që infektojnë, dhe që kërkojnë vetëm përshtatje të vogla për t?u përhapur me shpesh nga një njeri tek tjetri, apo të kenë një virulencë më të madhe. Studimi na kujton në kohë, se me gjasë edhe para se të arrijmë të frenojmë COVID-19, ne duhet të nisim një planifikim më të gjerë për pandeminë e ardhshme. Na thuhet shpesh se ngjarjet ekstreme, ndodhin vetëm një herë në jetën e njeriut.
Por nuk kemi luksin që t?i trajtojmë pandemitë në këtë mënyrë. SARS, MERS, H1N1 dhe tani COVID-19 janë shfaqur që të gjitha në 20 vitet e fundit, gjë që tregon se viruset pandemike po shfaqen me një rregullsi alarmante, dhe ka të ngjarë që të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë./Përshtatur nga CNA.al
Ishte 4 korriku i vitit 1776 kur Shtetet e Bashkuara shpallë...
Nga Adam Taylor “The Washington Post”Presidenti rus Vladimir...
Xhim Morison ishte këngëtar dhe shkrimtar, vokalisti kryesor...
Profesor Piter Piot, që ndihmoi në zbulimin e sëmundjes së E...
Nga Mohamed Almezel “Gulf News”Në vitin 1453, në kulmin e fu...
Njerëzit kanë ngrënë jashtë shtëpisë për mijëvjeçarë, duke b...
Nga Ayaan Hirsi Ali “The Wall Street Journal”Zemërimi është ...
Koronavirusi i ri- SARS-CoV-2 – mund të ketë qarkulluar në E...
Me mbi 2 milionë raste pozitive në SHBA, që nga fillimi i pa...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Të akuzosh një kryetar shte...
Nga David Limbaugh “Fox News”* Të paktën 600 punonjës polici...
Shumë të vjetër, shumë të bardhë, shumë meshkuj. Thirrjet pë...
Nga Gerry Freda “Il Giornale”* Guvernatorja demokrate e shte...
Shihni çdo takim që organizohet në Bruksel, dhe ka shumë të ...
Nga Sergej Lebedev “Internazionale”Kur në Rusi u shfaqën ras...
Më 28 qershor 1914, Gavrilo Princip, një nacionalist serb, v...
Jeta prej beqari, pa angazhime në çift dhe ato familjare, po...
Vendet e Bashkimit Evropian, janë duke eksperimentuar mënyra...
Për të parandaluar që një virus i ri i rrezikshëm të mos e p...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Të hënën, një turmë u përpoq të...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...