Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Adam Taylor ?The Washington Post?
Presidenti rus Vladimir Putin, ia ka kaluar tashmë gati të gjithë bashkëmoshatarëve të tij. Ai
e ka udhëhequr Rusinë, në një mënyrë apo tjetrën, për dy dekada. Dhe nuk ka ndërmend të largohet nga pushteti. Këtë javë, rusët shkuan në votime për t?u shprehur mbi ndryshimet kushtetuese, që do t?i japin mundësi Putinit të shërbejë edhe 2 mandate të presidenciale 6-vjeçare, kur ai aktuali të mbarojë në vitin 2024.
Nëse Putini do të mbetet në Kremlin deri në vitin 2036, ai do ta kalojë me shumë vite kohën e sundimit të Josif Stalinit, duke u bërë udhëheqësi rus me jetëgjatë në pushtet që nga koha e Pjetrit të Madh, Cari që drejtoi për 43-vjet atë që do të bëhej Perandoria Ruse, deri në vdekjen e tij në vitin 1725.
Kur mori për herë të parë postin e kryeministrit në vitin 1999, Putini ishte vetëm 46-vjeç. Në vitin 2036, ai do të jetë 83-vjeç. Lideri çeçen Ramzan Kadirov, një aleat i ngushtë i Putinit, deklaroi të martën se presidenti duhet të mbetet në krye të vendit derisa të jetë gjallë.
?E kush mund ta zëvendësojë atë sot për sot? Nuk ka asnjë udhëheqës politik si ai në një shkallë globale?- deklaroi Kadirov. Një pjesë e konsiderueshme e rusëve, mund të bien dakord me këtë konstatim. Siç shkruan Isabel Kurshudjan për ?The Ëashington Post?, Putin nuk kishte shumë nevojë të mbante një votim mbarëkombëtar për zgjatjen e mandatit të tij. Pasi parlamenti rus i kishte miratuar ndryshimet që në mars.
Por nxitja e Kremlinit për të garantuar një pjesëmarrje të madhe në referendum, ishte një përpjekje për të ndërtuar një lloj mbulese të jashtme të ?legjitimitetit?. Ngjarja në tërësi pati pak vëmendje nga opinioni publik për shkak të pandemisë së koronavirusit, që javët e fundit e ka goditur rëndë vendin.
Qeveria ruse hoqi thuajse të gjitha masat kufizuese më 24 qershor, edhe pse rastet e konfirmuara deri tani janë mbi 650.000, duke e bërë Rusinë vendin e tretë më të goditur në botë nga pandemia, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.
Kur Putini votoi në Moskë të mërkurën, zgjodhi të mos mbante maskë në fytyrë, ndryshe nga anëtarët e komisionit në qendrën e votimit. Arroganca ka ndihmuar në rënien e udhëheqësve të mëparshëm rusë. Tatjana Stanovaja nga think-tanku ?Carnegie Moscoë?, argumenton se Putini e mbajti referendumin këtë jave për të ?çimentuar situatën e krijuar pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, që rriti ndjeshëm popullaritetin e tij në vend?.
?Në realitet, ai nivel popullariteti nuk ekziston më?-shkruan Stanovaja. Popullariteti i presidenti rus ka pësuar një rënie historike. Shumë udhëheqës të huaj, do ta shohin me shqetësim çdo zgjatje të mandatit të Putinit si president i Rusisë.
Vetëm këtë javë, mediat raportuan se zyrtarët e inteligjencës amerikane kishin zbuluar se një njësi spiune ushtarake ruse u kishte dhënë ndihma militantëve të lidhur me talebanët, për të sulmuar forcat e koalicionit në Afganistan, përfshirë trupat amerikane dhe ato britanike.
Moska e ka mohuar këtë akuzë, duke sugjeruar se ajo ?ilustron aftësitë e ulëta intelektuale të propagandistëve në inteligjencën amerikane?, të cilët ?dështuan në luftën e tyre 20-vjeçare në Afganistan?. Taktika dhe mohime të tilla janë tipike për politikën e jashtme ruse nën Putinin. Aleatët e shumtë të Kremlinit, kanë kryer shumë operacione sabotimi nëpër botë vitet e fundit. Forcat ruse ndërhyrë në konflikte të huaja, jo vetëm në Ukrainë dhe Gjeorgjinë fqinje, por edhe fushëbeteja më të largëta si Siria dhe Libia.
Përfshirja ruse ka qenë e kushtueshme për të gjithë, dhe ka sjellë vdekjen e më shumë civilëve, siç janë ata që shënjestrohen me dashje nga sulmet ajrore ruse në Siri. Nuk është e vështirë ta lidhësh këtë qasje luftarake me presidentin rus.
Siç e thekson gazetarja Kethtrin Belton në librin e saj të ri ?Njerëzit e Putinit?, ai e ka bërë këtë gjë për dekada. Si oficer i KGB-së në Drezden në vitet 1980, Putini ka të ngjarë të ketë ndihmuar me fonde dhe udhëzime grupet terroriste që me sulmet e tyre vdekjeprurëse synuan të ?mbjellin kaos në Perëndim?.
Por Rusia e Putinit ka qenë më e suksesshme në luftën kundër Perëndimit, duke e minuar këtë të fundit më shumë paqësisht, sesa përmes konfrontimit të dhunshëm. Përpjekjet për të ndikuar në sistemin politik amerikan përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, janë një nga shembujt kryesorë.
Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse presidenti Trump nuk ishte në dijeni të ndërhyrjeve ruse në Afganistan, apo nëse ai e dinte dhe i injoroi ato. Asnjë nga skenarët nuk duket të jetë i mirë. Putin nuk mund të mbijetojë pafundësisht vetëm përmes kaosit.
Megjithëse qëndrimi i tij i gjatë në detyrë, i ka dhënë mundësi të tejkalojë rivalët globale, përfshirë ata në Uashington, ndaj sundimi i tij i gjatë mund të jetë tashmë një barrë më shumë për rusët. Pjesa më e madhe e mbështetjes së tij të hershme, erdhi nga gatishmëria e tij për të goditur oligarkët e fuqishëm dhe shpesh të korruptuar, së bashku me rritjen e standardeve të jetesës për rusët në përgjithësi pas trazirave të vitit 1990.
Ndërsa fitoi në votimet e fundit me një diferencë të madhe, ka shenja të rënies së mbështetjes që gëzonte ai dikur.
Popullariteti i Putin ra këtë pranverë nga një shifër absolute në rreth 60 për qind, më i ulëti që nga viti 2013. Dhe si me shumë zgjedhje të tjera në Rusi, referendumi u njollos nga një valë akuzash për manipulime.
Ekspertët kanë pakënaqësi në rritje, edhe në sfera të kundërta brenda botës politike të Rusisë. ?Disa vijnë nga mendimtarët liberalë të qyteteve të mëdha, të tjerat nga provincat e largëta të varfra?-shkroi analisti politik Kiril Rogov në Facebook.
Thirrje të tilla e kanë një bazë të fortë në realitetin faktik. Në mesin e sanksioneve perëndimore, dhe një rënie të madhe të çmimit të naftës, ekonomia ruse duket se do të ketë një tjetër vit të vështirë. FMN pret që PBB-ja të blerë me 6.6 për qind në vitin 2020.
Pandemia ka ekspozuar disa nga dobësitë e Putinit, dhe ka zëra se Moska po e fsheh numrin real të të vdekurve nga Covid-19. Ndërkohë, Rusia po përballet me sfida të mëdha në skenën botërore. Moska duket si një lojtare e vogël, në betejën e madhe gjeopolitike midis Uashingtonit dhe Pekinit, në të cilën Putini mund të angazhohet për të shmangur mënjanimin.
Dhe pak udhëheqës botërorë, rrezikuan të ndiqnin paradën e tij ushtarake në fillim të majit, për të shënuar 75 vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Por çështja kryesore me të cilën përballet Putini është ajo që artikulohet nga Kadirov:Kush është gati ta zëvendësojë atë? Nëse përgjigja është askush, kjo nuk është kurrfarë shenje fuqie. Përkundrazi, është një shenjë e një vendi po bie në një stanjacion të gjatë politik./Përshtatur nga CNA.al
Xhim Morison ishte këngëtar dhe shkrimtar, vokalisti kryesor...
Profesor Piter Piot, që ndihmoi në zbulimin e sëmundjes së E...
Nga Mohamed Almezel “Gulf News”Në vitin 1453, në kulmin e fu...
Njerëzit kanë ngrënë jashtë shtëpisë për mijëvjeçarë, duke b...
Nga Ayaan Hirsi Ali “The Wall Street Journal”Zemërimi është ...
Koronavirusi i ri- SARS-CoV-2 – mund të ketë qarkulluar në E...
Me mbi 2 milionë raste pozitive në SHBA, që nga fillimi i pa...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Të akuzosh një kryetar shte...
Nga David Limbaugh “Fox News”* Të paktën 600 punonjës polici...
Shumë të vjetër, shumë të bardhë, shumë meshkuj. Thirrjet pë...
Nga Gerry Freda “Il Giornale”* Guvernatorja demokrate e shte...
Shihni çdo takim që organizohet në Bruksel, dhe ka shumë të ...
Nga Sergej Lebedev “Internazionale”Kur në Rusi u shfaqën ras...
Më 28 qershor 1914, Gavrilo Princip, një nacionalist serb, v...
Jeta prej beqari, pa angazhime në çift dhe ato familjare, po...
Vendet e Bashkimit Evropian, janë duke eksperimentuar mënyra...
Për të parandaluar që një virus i ri i rrezikshëm të mos e p...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Të hënën, një turmë u përpoq të...
Studimet e reja, sugjerojnë se mund të ketë një lidhje midis...
Kina sapo ka nisur “rivalin e GPS Amerikan” në orbitë, duke ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...