Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Patrick Buchanan ?Newsmax?
* Donald Trump e nisi garën e tij presidenciale, duke folur para Malit Rashmor të premten e shkuar, dhe nga lëndina e Shtëpisë së Bardhë të shtunën më 4 korrik. Ai po përdor një kauzë, që mund ta kthejë fatin në anën e tij, dhe reagimet histerike kundër të disa mediave të mëdha, janë dëshmi e fuqisë së mesazhit të tij.
Duke qëndruar para imazheve të gdhendura të presidentëve legjendarë Uashington, Xheferson, Linkoln dhe Teodor Ruzvelt, Trump deklaroi tha se ?turmat e zemëruara po përpiqen që të rrëzojnë përmendoret e themeluesve të shtetit tonë, duke nxitur një valë krimesh të dhunshme në qytetet tona?.
Këto turma përbëhen nga marksistë, kriminelë dhe anarkistë. Kauza e tyre është një revolucion kulturor. ?Qëllimi i tyre nuk është një Amerikë më e mirë, por fundi i Amerikës?- tha ai. Pasi përmendi shkurtimisht arritjet e katër pararendësve të tij, Trump shtoi:?Asnjë lëvizje që kërkon ta çmontojë këto trashëgimi të çmuar amerikane, nuk mund të ketë në zemrën e vet një dashuri për Amerikën?.
Pastaj ai shigjetoi kandidatin rival e ?fshehur në bodrum? Xho Bajden:?Asnjë person që qëndron i heshtur përballë shkatërrimit të kësaj trashëgimie të shkëlqyer, nuk mund të na udhëheqë drejt një të ardhme më të mirë!?.
Trump po e quan heshtjen e Bajdenit përballë sulmit kundër heronjve dhe historisë tonë, si shfaqje të një burracakërie të dukshme politike, që e bën rivalin demokrat të duket në sytë e publikut si një bashkëpunëtor moral i turmave. Dhe një ditë, ?Djali i Bodrumit? do të duhet të japë shpjegime.
Ku ishte ai kur Trumpi dha mesazhet e forta patriotike në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së? Ndërsa partia e tij, shkroi në rrjetet sociale se shkuarja e Trumpit në Malin Rashmor synonte ?lavdërimin e epërsisë së të bardhëve?, Bajden ngriti zërin mbi nevojën e ?shkuljes me rrënjë të racizmit sistematik? nga Amerika.
A tingëllon kjo si një oratori e Herri Truman apo Xhon Kenedit? Në këtë formë janë ravijëzuar linjat ndarëse të presidencialeve të këtij viti. Në njërën anë ndodhen ata që besojnë se Amerika është një vend i mirë, më i madhi që ka parë bota ndonjëherë, dhe që burrat që e krijuan këtë mrekulli duhet të respektohen, nderohen dhe kujtohen.
E tillë nuk është pikëpamja e krahut të majtë të Partisë Demokratike. Sepse, teksa në Malin Rashmor po shpërthenin fishekzjarret, një turmë nga Baltimora po shkatërronte dhe hidhte në ujë një statujë të Kristofor Kolombit. Përmendorja ndodhej pranë lagjes ?Italia e Vogël?, dhe ishte inauguruar në vitin 1984 nga presidenti Ronald Regan.
A mendojnë urrejtësit e Kolombit, se shkatërrimi i statujave të tij anembanë Amerikës, nuk do t?i zemërojë dhe armiqësojë amerikanët me origjinë italiane që e nderojnë kontributin e eksploratorit të famshëm? A mendon Bajden se amerikanët do të shpërblejnë një kandidat dhe një parti, që nuk do të distancohet nga turma që e kreu atë akt?
Ndërsa krahu i majtë i Partisë Demokratike, përqafon lëvizjen ?mos financoni më policinë?, edhe për sa kohë do të ruajë mbështetjen e votuesve të saj, që po shohin rritjen e niveleve të vrasjeve në rekorde të reja? Gjatë fundjavës së Ditës së Pavarësisë vetëm në Çikago, u qëlluan me armë 80 persona, prej të cilëve 17 humbën jetën.
Në Nju Jork, numri i viktimave nga të shtënat me armë është rritur me 50 për qind këtë vit. Në qershor, pati 250, një rritje prej 150 në krahasim me qershorin e 2019-ës. Dhe përgjigja e kryetarit të bashkisë Bill de Blazio ishte:shkurtim me 1 miliardë dollarë i buxhetit të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, NYPD.
Më 4 Korrik, një milici e armatosur zezakësh shkoi para monumentit Stone Mountain në Xhorxhia, që bart imazhin e gdhendur të Robert E.Li dhe Stounuoll Xhekson. Ata synuan shkatërrimin e atij monumenti. Trump është akuzuar për ?përçarjen e kombit?. Por nuk është Trumpi, ai që synon të shkatërrojë policinë, apo të justifikojë ?protestat? e karakterizuara nga plaçkitjet dhe zjarr-vëniet. Dhe nuk është Trumpi, ai që rrëzon përmendoret dhe monumentet e amerikanëve të mëdhenj të së kaluarës.
Aty ku Partia Demokratike ka qenë e lëkundur në qëndrimin e saj, Trump ka qenë më se i qartë. Ai qëndron në krah të policëve, që kanë përjetuar 6 javë të fundit shumë të vështira. Ai është kundër sulmeve dhe shkatërrimit të monumenteve.
Ai ka denoncuar trazirat, plaçkitjet dhe zjarr-vëniet që kanë shoqëruar protestat, të cilat mediat kryesore nuk pushojnë së etiketuari si ?paqësore?. Nuk është Trumpi ai që po e përçan Amerikën. Ai është zotuar t?u rezistojë trazirave me të gjitha mjetet që ka në arsenalin e tij presidencial.
Dhe ndërkohë mbetur edhe 4 muaj deri në zgjedhjet e nëntorit, 18 javë derisa Amerika të vendosë:A duam të vazhdojmë me një epokë protestash që shndërrohen shpesh në trazira, plaçkitje dhe zjarr-vënie? A duam të shohim shpërbërjen e plotë të policisë amerikane?
A duam të shohim statujat e presidentëve Uashington, Xheferson, Xhekson, Linkoln dhe Grant të shkatërruara nga turmat që e urrejnë Amerikën, urrejnë heronjtë dhe historinë tonë kombëtare?
Qëndrimi i Trump pro traditës dhe kundër sundimit të turmave, është i vetmja qëndrim që mund të ketë presidenti. Dhe është një qëndrim i nevojshëm. Për këtë arsye, lufta kulturore do të zgjasë edhe shumë kohë pas këtyre zgjedhjeve presidenciale.
Dhe a do të përcaktojë ajo se çfarë lloj vendi do të bëhemi? A do të jetë republika e madhe dhe e lavdishme e së kaluarës, apo ?kenëta? marksiste sociale dhe kulturore, që po na premtojmë sot turmat? Trump luajti së fundmi me kartën e patriotizmit, që është e duhura për t?u luajtur, dhe kjo thjesht mund të funksionojë për rizgjedhjen e tij në nëntor./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Andrei Isaev “Modern Diplomacy”* Rajoni i Ballkanit, po ...
Tani që po e përjetojnë në vetën e parë se çfarë do të thotë...
Disa njerëz mund të mos bien dakord, por një studim i ri sug...
Të thuash që Silvester Stalone ka pasur një jetë të vështirë...
Ushtritë e mëdha profesioniste, nuk i fitojnë gjithmonë luft...
Rritja e rasteve të reja me Covid-19, ka detyruar shumë vend...
Nga Wolfgang Munchau “The Financial Times”* A duhet të shtyj...
Nga Paul Krugman “The New York Times”* Amerika është në pari...
* Më 8 korrik 1947, gazeta “Roswell Daily Record” botoi një ...
Nga Donald Trump* Nuk mund të ketë vend më të mirë për të fe...
Rrezikut që infektimet e reja të dalin jashtë kontrollit, dh...
Nga H. R. McMaster* Në dekadat që pasuan tërheqjen e SHBA-së...
Nga Jochen Bittner – “The New York Times”Hamburg, Gjermani –...
Nga John Cappello & Ari Mittleman “Modern Diplomacy”Anulimi ...
Nga Victor Davis Hanson “National Riview”Përfitim nga kaosi,...
Brus Li sakrifikoi veten e vet në gjithçka që bëri. Kur zbul...
Bota ka qenë e shqetësuar prej vitesh për sëmundjet pandemik...
Ishte 4 korriku i vitit 1776 kur Shtetet e Bashkuara shpallë...
Nga Adam Taylor “The Washington Post”Presidenti rus Vladimir...
Xhim Morison ishte këngëtar dhe shkrimtar, vokalisti kryesor...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...