LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestat po u kthehen në bumerang/ Demokratët në SHBA humbin ndjeshëm mbështetjen e amerikanëve

14 Korrik 2020, 06:59, Blog CNA
Protestat po u kthehen në bumerang/ Demokratët në SHBA humbin

Nga Liz Peek ?Fox News?

* Efekti bumerang vetëm sa ka filluar. Refuzimi i ?kulturës së anulimit?, plaçkitja e lagjeve, shtrembërimi i historisë së kombit tonë, shkatërrimi i monumenteve publike, sulmet ndaj policisë, dhe pandershmëria e pandërprerë e mediave liberale me demonizimin e tyre ndaj presidentit Donald Trump, është duke dobësuar në fakt pozitat e demokratëve në SHBA.

Amerikanëve u është sosur durimi me sjelljet e tyre, dhe janë shumë të acaruar. Gjithnjë e më shumë, ata po distancohen nga të majtët. Dhe një sondazh i kohëve të fundit, tregoi se ka një rënie të ndjeshme të mbështetjes për kandidatin demokrat Xho Bajden, krahasuar me rivalin e tij republikan Trump.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë ?Goya Food?, Robert Unanu u sulmua ashpër kohët e fundit vetëm pse lavdëroi publikisht presidentin Trump. Në dallim nga shumë korporata që përkulen ndaj presioneve të momentit, Unanu deklaroi për ?Fox News?:Unë nuk kam ndërmend të kërkoj ndjesë për komplimentin që i bëra Trumpit, të cilin e quaj një ndërtues të jashtëzakonshëm?.

Unanu vuri në dukje se dikur ishte takuar në Shtëpinë e Bardhë me Barak Obamën, dhe mendoi se ishte e arsyeshme të punonte edhe me presidentin aktual. ?Ajo që po ndodh, është një shtypje e lirisë së fjalës?- thotë Unanu, duke komentuar ?stuhinë? e kritikave të ashpra ndaj tij.

Dhe ka të drejtë. Kongresmenia demokrate e Nju Jorkut Aleksandra Okasio-Kortez, e sulmoi ashpër Unanu në rrjetet sociale, edhe pse ?Goya Food? ka dhuruar mijëra tonë ushqime për familjet në nevojë në Nju Jork, të prekur më rëndë nga pandemia e Covid-19, teksa ka punësuar afro 4.000 njerëz në atë zonë.

Ndërkohë, çfarë ka bërë vetë kongresmenia demokratë për zgjedhësit e saj kohët e fundit? Në vazhdën e sulmeve ndaj tij, liberalët ndërmorën fushatën #BoycottGoya (bojkoto kompaninë Goya). Por mbështetësit e Trumpit u përgjigjën me moton #BuyGoya (blini produktet e Goya), duke u frymëzuar të dhurojnë ushqime për të varfrit.

Edhe një histori e kohëve fundit është shumë premtuese. Kristian Cooper ka thënë se nuk do të ndihmojë Manhattan DA të ndjekë të ashtuquajturin ?Karen?, që e akuzoi në mënyrë të gënjeshtërt se e kishte kërcënuar me jetë. Njerëz si Kuper me profesion ornitolog, mendojnë se fushatat e tipit ?anulo kulturën?, kanë shkuar shumë larg.

Dhe ka shumë të drejtë. Një letër e përbashkët e 153 intelektualëve të shquar, e botuar nga ?Harper?s Magazine? që denonconte klimën intolerante në rritje të kohëve të sotme, dhe ?modën e poshtërimit publik dhe ostracizmit të atyre që mendojnë ndryshe?, ishte një tjetër shenjë e mirëpritur e një reagimi në rritje të opinionit publik amerikan, kundër metodave radikalë të së majtës në SHBA.

Por më bindës është një sondazh i ri i kompanisë ?Monmouth?, që tregon se një numër i madh amerikanësh, edhe pse mbështesin reformimin e policisë, dhe janë të vetëdijshëm për përçarjen racore në vend, kanë një simpati në rënie ndaj lëvizjes ?Black Lives Matter?, dhe konceptit se paragjykimi racor është një problem madhor për Shtetet e Bashkuara.

Menjëherë pas vdekjes së Xhorxh Floid, 54 për qind e republikanëve dhe të pavarurve por me prirje të djathta, ishin dakord se diskriminimi racor është një problem ?i madh? për SHBA-në. Por disa javë më vonë, pas trazirave, vetëm 40 për qind mendonin se diskriminimi ishte një problem i madh për vendin.

Rreth 40 për qind e republikanëve, mendonin në fillim të qershorit se ?zemërimi i protestuesve?, ishte tërësisht i justifikuar pas vrasjes së Floid. Më vonë gjatë muajit, vetëm 18 për qind e njerëzve mendonin kështu.

Protestuesit në mbarë vendin po kërkojnë që komunitetet të ?shpërbëjnë policinë?, madje edhe në kohën kur të shtënat ndaj fëmijëve në Nju Jork, Çhikago, Atlanta dhe qytete të tjera liberale, por rriten frikshëm. Amerikanët po e humbasin durimin, dhe për arsye shumë të forta.

Është çmenduri që njerëzit ta humbasin punën dhe reputacionin e tyre, për shkak të komenteve apo opinione të shprehura në rrjetet sociale, jo vetëm tani, por në disa raste dekada më parë. Kështu shefi i komunikimit në kompaninë e mirënjohur ?Boeing?, u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të një artikulli që kishte shkruar në vitin 1987, ku kritikonte pilotet gra të avionëve luftarakë.

Pra më shumë se 30 vjet më parë, kur ai ishte një pilot i ri i marinës amerikane. Ndërkohë, amerikanët po e humbin durimin edhe me hipokrizinë e madhe të së majtës. Kryebashkiaku demokrat i Nju Jorkut Bill De Blazio, ka anuluar të gjitha evenimentet e mëdha të verës në qytet, siç është Dita e Karnavaleve etj, përveç protestave të ?Black Lives Matters?.

Këto tubime, mund të jenë të rrezikshme për shëndetin publik, por De Blazio thotë se ?thirrjet e protestuesve për drejtësi sociale, janë shumë të rëndësishme dhe nuk mund të pengohen?. Shumë demokratë që garuan për poste në shtetet që votuan për presidentin Trump në vitin 2016, si kandidatët për në Senat Geri Peter në Miçigan dhe Mark Kelli në Arizona, janë duke u distancuar nga ajo fushatë.

Ata e dinë që kjo është një kauzë e rrezikshme dhe jopopullore. Një sondazh i kohëve të fundit i institutit Pew, tregoi se 42 për qind e të anketuarve mendojnë se fondet lokale të policisë duhet të mbeten të njëjta, ndërsa 31 për qind mendojnë se buxhetet duhet të rriten.

Jo të gjithë demokratët janë distancuar nga lëvizja #DefundthePolice (mos financo më policinë).

Në një intervistë për uebsajtin e majtë ?Now This?, Xho Bajden tha se ?do të ishte  absolutisht dakord me rishikimin e buxheteve të policisë, për të financuar prioritete të tjera të demokratëve?. Dhe këto fjalë do ta përndjekin gjatë kandidatin demokrat.

Ai thotë se dëshiron ta ?transformojë kombin?, dhe t?i japë fund ?epokës së kapitalizmit të aksionerëve?. Këto ide radikale do t?i pëlqejnë të majtës ekstreme; por nuk do të marrin dot mbështetjen e shumicës së amerikanëve, dhe në fund do të zbulojnë se kandidatura gjoja ?e moderuar? e Bajdenit ishte një gënjeshtër.

Xho Bajden renditet ende përpara presidentit Trump. Por dy sondazhet e fundit, nga Reuters -Ipsos dhe Hill-Harris, tregojnë se hendeku është ngushtuar gjatë 4 javëve të fundit, teksa kundër turmave të së majtës po shtohen reagimet kundër.

E kush është i befasuar nga kjo? Amerikanët i mbështesin përgjithësisht policët e tyre, dhe duan të kenë rrugë të sigurta. Ata janë gjithashtu krenarë për vendin e tyre, dhe nuk bien dakord me pohimin e Bajdenit që ne amerikanët jemi një komb ?shumë racist?.

Amerikanët i dinë gabimet e vendit tonë, por ata vlerësojnë virtytet dhe historinë e SHBA-së. Ndërsa Bajden po distancohet nga krahu më progresiv i partisë së tij, dhe hedh poshtë madhështinë e Amerikës, avantazhi që ka aktualisht do të vazhdojë të zvogëlohet./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga