Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Rreth 200 kundërshtarë të nazizmit morën pjesë në ?Operacionin Valkyrie? , komplot i dështuar i 20 korrikut 1944 për të vrarë Adolf Hitlerin, dhe për të rrëzuar regjimin nazist. Edhe sot e kësaj dite, historianët debatojnë mbi atë që i motivoi ?burrat e 20 korrikut?.
Të paktën në fillim, autoritarizmi, antisemitizmi dhe prirja e Hitlerit për vrasjet në masë, nuk i nxiti ata të vepronin. Por kur Lufta e Dytë Botërore nisi të ndryshojë kurs, ata nisën të besonin se Fyhreri po e poshtëronte Gjermaninë dhe e çonte atë drejt shkatërrimit të plotë.
Hitleri u ngjit në pushtet përmes një procesi demokratik, por ai vendosi me shpejtësi një diktaturë, në të cilën nuk tolerohej mendimi ndryshe. Qindra mijëra kundërshtarë u burgosën në kampe përqendrimi, ndërsa të tjerët u vranë. Edhe provokimi më i vogël, rrezikonte të ndizte zemërimin e Hitlerit.
Duke pasur parasysh këtë klimë armiqësore, shumica e gjermanëve që kishin votuar kundër tij mbanin një profil të ulët, shpjegon Peter Hofman, profesor i historisë në Universitetin Mekgill, i specializuar mbi lëvizjen gjermane të rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjithsesi, një pakicë e vogël nuk qëndroi duarkryq. Këta disidentë, edhe pse nuk ishin asnjëherë shumë në raport me popullsinë gjermane në tërësi, u përpoqën në mënyrë aktive ta rrëzonin qeverinë e Hitlerit, thotë Hofman. Për këtë qëllim, ata organizuan më shumë se 40 komplote për vrasjen e Fyhrerit.
Më i njohuri mes tyre ndodhi më 20 korrik 1944, kur Klaus Von Shtaufenberg, i bëri atentat Hitlerit me një bombë të vendosur në çantën që kishte me vete në një takim të nivelit të lartë. Shumë nga pjesëmarrësit e ?Komplotit të Korrikut? ishin si Shtaufenbergu oficerë të nivelit të lartë me origjinë aristokrate.
?Ata ishin elita tradicionale, më të arsimuarit, dhe me ndjenjën e detyrës ndaj atdheut?-thotë Roxher Murhauz, historian që ka shkruar disa libra mbi Gjermaninë naziste, përfshirë ?Të vrasësh Hitlerin:Rajhu i Tretë dhe komplotet kundër Fyhrerit?.
Disa nga komplotuesit kryesorë, siç e thekson Murhauz ishin që në fillim kundërshtarë parimorë të nazistëve. Për shembull, Hening Von Treshkov, nisi ta kundërshtojë në rrethe të ngushta që në vitin 1935, pas miratimit të ligjeve racore të Nurenbergut.
Pastaj në korrikun e vitit 1941, Treshkov mësoi për vrasjen masive të hebrenjve. Në atë moment, shpjegon Hofman, ai iu përkushtua kauzës së rrëzimit të të Hitlerit, dhe formimit të një celule që planifikoi disa atentate, duke arritur kulmin me ?Operacionin Valkirie?.
?Ajo ishte një çështje e nderit personal, dhe nevojës për t?i dëshmuar botës se kishte gjermanë që ishin përpjekur për vite me radhë t?i jepnin fund vrasjeve dhe shkatërrimit?- thekson Hofman. Edhe Shtaufenbergu nisi ta konsiderojë Hitlerin një përbindësh.
Megjithatë, ai ishte ndër ata që iu bashkuan rezistencës të fundit, pasi në fillim u josh nga sukseset fillestare të makinës naziste të luftës. Madje disa nga komplotistët kryen krime lufte të tmerrshme. Kështu Ulf Von Helldorf, shefi i policisë së Berlinit, ishte famëkeq për ngacmimin dhe zhvatjen e hebrenjve.
Ndërsa Artur Nebe komandoi një skuadër të lëvizshme pushkatimi, që vrau dhjetëra mijëra hebrenj në territoret e pushtuara në Bashkimin Sovjetik. Më 20 korrik 1944, Shtaufenberg vendosi një çantë plot me eksploziv pranë Hitlerit gjatë një takimi në shtabin ushtarak gjerman në Poloninë e sotme, dhe më pas u largua nga salla me pretekstin e një telefonate. Shpërthimi plagosi për vdekje një stenograf dhe tre oficerë.
Hitleri u plagos lehtë, pasi njëri nga oficerët e vrarë e kishte zhvendosur çantën në momentet e fundit, në mënyrë që të shihte më mirë një hartë në tryezë. Shtaufenbergu udhëtoi menjëherë drejt Berlinit, për të nisur kryengritjen e planifikuar për rrëzimin e regjimit.
Kur u bë e qartë se Hitleri kishte mbijetuar, përpjekja e grushtit të shtetit dështoi. Ajo u tradhtua nga njëri prej bashkë-komplotistëve. Shtaufenberg u ekzekutua që atë natë. Në
javët në vijim, nazistët vranë gati të 200 komplotistët e mbetur. Atentati i dështuar, solli ekzekutimin e mijëra disidentëve të tjerë të dyshuar. Që nga viti 2002, rekrutët në ushtrinë gjermane betohen në mënyrë ceremoniale mbi 20 Korrikun, për nder të Shtaufenbergut dhe bashkëpunëtorëve të tij në atë komplot./history.com–Përshtatur nga CNA.al
Rastet e pazakonta të pneumonisë, nisën të shfaqen mesin e d...
Ekzistojnë tre kategori njerëzish që mohojnë një reagim shke...
Vitet 1920, sollën ide të shkëlqyera në dobi të progresit të...
Vidkun Kuisling, emri i të cilit u bë sinonim i fjalës tradh...
Nga Dr.Elmar Hellendoorn “Atlantic Council”Për dekada të tër...
Një dimër veçanërisht sfidues në Mbretërinë e Bashkuar mund ...
Nga Jeremy PopkinNëse Revolucioni Francez i vitit 1789 ishte...
Joseph StiglitzEdhe pse duket një shekull më parë, nuk ka ka...
Shtëpia e Bardhë nuk është vetëm shtëpia e presidentit të SH...
Kur Nikolla Romanov u kurorëzua Cari i Rusisë në vitin 1894,...
Nga Richard N.Haass “Project Syndicate”* Dëmi global i shkak...
Nga Patrick J.Deneen “Newsweek”* Shumica e njerëzve, thonë s...
Nga Murat Yetkin “Internazionale”* Pasditen e datës 10 korri...
Anglia e Epokës Viktoriane, nuk ishte një vend dhe aq i sigu...
Tre goditje të forta rrufeje. Që të tria në orën 8:28 të mbr...
Ditët e fundit, si Presidenti i SHBA Donald Trump ashtu dhe ...
Nga Bryan Robinson “Psychology Today”* Kur nëna jonë ishte d...
Nga Liz Peek “Fox News”* Efekti bumerang vetëm sa ka filluar...
Midis fundit të shekullit XVIII dhe mesit të shekullit XIX, ...
Nga Robert Farley “National Interest”* Shtetet e Bashkuara, ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...