Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Pinelopi Goldberg ?Project Syndicate?
* Deri kohët e fundit, ne përballeshim rregullisht me imazhet e emigrantëve të mbytur që lundronin në ujërat që ndanin vendet e varfra nga ato më të pasura, nga lumi Rio Grande deri në Detin Mesdhe.
Dhe ndonëse sot në lajme dominon Covid-19, pasojat ekonomike të pandemisë, ka të ngjarë të përkeqësojnë pabarazitë globale që e shkaktojnë migracionin. Shumë vende në zhvillim, e kanë përballur deri tani relativisht mirë pandeminë në aspektin e shëndetit publik.
Por ato nuk mund të shmangin dot pasojat e saj negative ekonomike. Më shumë se kurrë më parë, vendet e varfra kanë nevojë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ekonomive të përparuara. Por bota e zhvilluar, e sikletosur nga problemet e veta, po mbyllet në vetvete. Dhe shembuj për këtë janë të shumtë.
Në Shtetet e Bashkuara, administrata aktuale pezulloi së fundmi vizat e reja H-1B për punëtorët e huaj të kualifikuar deri në fund të këtij viti. Ndërkohë, politikë-bërësit në Bashkimit Evropian, u mburrën se paketa ambicioze e stimulit financiar kundër krizës së shkaktuar nga Covid-19, është në përputhje me një vizion ekonomik përparimtar të Evropës.
Por ajo përfshin taksat e karbonit, që do të jenë progresive, duke vendosur një barrë disproporcionale mbi vendet në zhvillim me standarde më të ulëta mjedisore. Një nga mënyrat më të mira që ekonomitë e përparuara të ndihmojnë vendet e varfra, është mbajtja hapur e kufijve të tyre.
Në një periudhë afatshkurtër, rreziqet e shëndetit publik mund të kërkojnë masa drakoniane për të parandaluar depërtimin e koronavirusit në një vend nga jashtë. Por në planin afatgjatë, vendet e zhvilluara duhet të dekurajojnë kufizimet në tregti dhe emigrim, dhe të inkurajojnë fluksin e kapitalit në ekonomitë që u duhen më shumë atyre.
Por pse duhet të ndihmojnë vendet e pasura ato më të varfra? Pse nuk duhet që ato të vendosin në plan të parë interesat e tyre, sidomos duke pasur parasysh sfidat e brendshme me të cilat përballen aktualisht? Në pamje të parë, ekonomia e librave shkollorë, duket se e jep përgjigjen:synimi i tregtisë nuk është të ndihmosh partnerin tënd tregtar, por veten.
Kur vendet specializohen në atë që bëjnë më mirë, ato prodhojnë më me efikasitet, duke sjellë rritje të prodhimit, më shumë larmi, cilësi më të mirë, dhe çmime më të ulëta. Të gjitha vendet fitojnë. Tregtia nuk është një lojë me shumën zero. Dhe një logjikë e ngjashme vlen edhe për emigracionin.
Dekadat e hiper-globalizmit, kanë bërë që ekonomitë e përparuara të jenë shumë efikase, por hapja ndaj emigracionit, ka shkaktuar gjithashtu edhe probleme. Disa analistë thonë tani, se përfitimet në rritje që ekonomitë e përparuara mund të arrijnë duke u integruar më tej me vendet në zhvillim, nuk ia vlejnë për shkak të kostove të mëdha që i shoqërojnë, dhe duke pasur parasysh dështimet e kaluara të politikë-bërësve për të adresuar këtë problematikë.
Ndërkohë, në vendet në zhvillim, rritja ekonomike dhe efikasiteti mbeten kërkesa të rëndësishme për uljen e varfërisë. Në një studim të kohëve të fundit, ku kam qenë bashkë-autore, tregohet se asgjë nuk kontribuon më shumë në uljen e qëndrueshme të varfërisë sesa tregtia, sidomos kur ajo zhvillohet me vendet më të pasura.
Ka edhe disa arsye të tjera, se përse ekonomitë e përparuara kanë interes të ndihmojnë vendet në zhvillim. Së pari, pabarazitë e tanishme demografike dhe pasurore midis rajoneve të pasura dhe të varfra, janë problematike në planin afatgjatë.
Mosha mesatare në Afrikë është 18-vjeç; në Evropë është 42-vjeç, dhe në Amerikën e Veriut 35-vjeç. Popullsia e Afrikës po rritet me 2.5 për qind në vit, gjë që do të thotë se ajo do të dyfishohet deri në vitin 2050. Rritja vjetore e popullsisë në Evropë dhe Amerikën e Veriut, është përkatësisht 0.06 dhe 0.6 për qind.
Dhe PBB-ja mesatare nominale mesatare për frymë në Afrikë në vitin 2019 ishte rreth 1900 dollarë, krahasuar me 29.000 dollarë në Evropë, dhe 49.000 dollarë në Amerikën e Veriut. Por pabarazia e madhe nuk është ndonjë gjë e re. Por në botën e sotme gjithnjë e më të ndërlidhur, të varfrit kanë si kurrë më parë qasje në informacion.
Pavarësisht se sa të larta po i ndërton muret e saj bota e pasur, dhe sa emigrantë që mbyten në det është e gatshme të tolerojë, njerëzit e dëshpëruar do të vazhdojnë të kërkojnë një jetë më të mirë. Ndihma për vendet e varfra për të dalë nga varfëria, është rruga më e mirë për ta lehtësuar këtë presion.
Së dyti, siç e theksuan Monteskje dhe Adam Smith në shekullin XVIII, tregtia dhe paqja e forcojnë njëra-tjetrën. Në shekullin XX, krijimi i Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, dhe më pas i BE-së, e forcoi demokracinë dhe paqen në Evropë, po aq sa nxiti edhe zhvillimin ekonomik.
Promovimi i tregtisë me vendet në zhvillim, mund të mos i bëjë ekonomitë e përparuara shumë më efikase. Por ajo do të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, ndoshta arritja e tyre më e çmuar gjatë 70 viteve të fundit.
Së treti, ekonomitë e përparuara përfitojnë nga hapja në mënyra të tjera, përveç fitimeve në rritje të efikasitetit. Për shembull, modeli ekonomik i bazuar kryesisht tek eksportet në Gjermani, varet nga fuqia blerëse në pjesën tjetër të botës.
Me Afrikën që parashikohet të përbëjë më shumë se çerekun e popullsisë së botës deri në vitin 2050, rritja e fuqisë blerëse e qytetarëve të saj, është e mirë jo vetëm për kontinentin, por edhe për Gjermaninë dhe ekonomitë e tjera perëndimore.
Ngjashëm, nuk është e qartë nëse dinamizmi dhe inovacioni i Amerikës do të ishin të mundshme pa emigracionin. Rreth një e katërta e të gjitha kompanive të teknologjisë dhe inxhinierisë amerikane të krijuara midis viteve 2006- 2012, kishin të paktën një nga bashkë-themeluesit emigrant.
Ndërsa emigrantët në SHBA, kanë thuajse 2 herë më shumë të ngjarë të bëhen sipërmarrës sesa qytetarët me origjinë vendase. Shumë vende të tjera, shfaqin një model të ngjashëm. Së fundmi, shumë njerëz në ekonomitë e zhvilluara dëshirojnë të shohin një botë më të drejtë, më të barabartë, në të cilën fati i një personi të mos përcaktohet nga vendi ku ka lindur, ashtu si nuk duhet të përcaktohet nga gjinia, raca, feja, përkatësia etnike apo orientimi seksual.
Ata që përpiqen të ndërtojnë një botë më të mirë, prandaj duhet ta bëjnë një prioritet mbështetjen e të varfërve kudo, dhe jo vetëm të disavantazhuarve brenda vendit të tyre. Dhe nuk ka mënyrë më efektive për t?i ndihmuar ata, sesa mbajtja hapur e kufijve.
Shënim: Pinelopi Goldberg, ish-ekonomiste e Grupit të Bankës Botërore, është profesoreshë e ekonomisë në Universitetin e Jeilit, SHBA./ Përshtatur nga CNA.al
Ekspertët me optimistë, shpresuan që Covid-19 të mos i rezis...
SHBA ka rritur presionin ndaj Kinës për shkak të politikës n...
Rreth 200 kundërshtarë të nazizmit morën pjesë në “Operacion...
Rastet e pazakonta të pneumonisë, nisën të shfaqen mesin e d...
Ekzistojnë tre kategori njerëzish që mohojnë një reagim shke...
Vitet 1920, sollën ide të shkëlqyera në dobi të progresit të...
Vidkun Kuisling, emri i të cilit u bë sinonim i fjalës tradh...
Nga Dr.Elmar Hellendoorn “Atlantic Council”Për dekada të tër...
Një dimër veçanërisht sfidues në Mbretërinë e Bashkuar mund ...
Nga Jeremy PopkinNëse Revolucioni Francez i vitit 1789 ishte...
Joseph StiglitzEdhe pse duket një shekull më parë, nuk ka ka...
Shtëpia e Bardhë nuk është vetëm shtëpia e presidentit të SH...
Kur Nikolla Romanov u kurorëzua Cari i Rusisë në vitin 1894,...
Nga Richard N.Haass “Project Syndicate”* Dëmi global i shkak...
Nga Patrick J.Deneen “Newsweek”* Shumica e njerëzve, thonë s...
Nga Murat Yetkin “Internazionale”* Pasditen e datës 10 korri...
Anglia e Epokës Viktoriane, nuk ishte një vend dhe aq i sigu...
Tre goditje të forta rrufeje. Që të tria në orën 8:28 të mbr...
Ditët e fundit, si Presidenti i SHBA Donald Trump ashtu dhe ...
Nga Bryan Robinson “Psychology Today”* Kur nëna jonë ishte d...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...