web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Joe Biden mund ta paguajë rëndë kaosin ku janë zhytur sot qytetet amerikane

24 Korrik 2020, 07:02, Blog CNA

Nga Michael Goodwin ?The New York Post?

* Krimi në qytetet amerikane, po pëson një rritje të frikshme. Në disa qytete, anarkistët po thyejnë dritaret e godinave dhe ndezin zjarre, me qëllim krijimin e zonave autonome. Në kundërpërgjigje, presidenti Donald Trump kërcënon të dërgojë në terren trupat federale, nëse zyrtarët lokalë nuk ndalojnë dot vetë trazirat.

Në përgjigjen e tyre, guvernatorët dhe krerët demokratë të bashkive, i thonë presidentit të mos ndërhyjë në kompetencat e tyre. Madje Prokurori i Përgjithshëm i Oregonit ngriti një padi për të penguar agjentët e Homeland Security, të kryejnë arrestime në Portlendin e  shkatërruar nga trazirat e ditëve të fundit.

Ndërkohë kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blazio, premton se trupat federale do të priteshin me të njëjtin ?mirëseardhje? të egër si në Gotam, qytetin mitik të sagës së Batmanit. ?Nëse ai do të përpiqej të nxjerrë në rrugë trupat federale, kjo gjë do të krijonte më shumë probleme. Ne do të ndërmarrim menjëherë veprime në gjykatë për ta penguar atë?- deklaroi De Blazio.

Pra këto janë të drejtat e shteteve në vitin 2020, ku shkelësit e ligjit janë klasa e re e mbrojtur prej tyre. Dhe ata thonë se është Trumpi, ai që po shkel normat kombëtare! Protestat e mëdha që pasuan vrasjen e dyshuar nga policia të Xhorxh Floid në Mineapolis më 25 maj, kryesisht janë zbehur, por dhuna që i shoqëron ato duket se po shtohet.

Por në vend se të kërkojnë ndihmë për të mbrojtur qytetarët e tyre, dhe për të ruajtur rendin publik, zyrtarët demokratë po krijojnë një rreth mbrojtës rreth turmave. Kjo manovër e pazakontë, i bën jehonë përpjekjeve të shteteve të jugut 5 dekada më parë, që pengonin organet federale të zbatonin ligjet e të drejtave civile.

Ndërsa është papritmas popullore në aktivizmin e majtë, është e vështirë të shihet se si kjo strategji do të ruajë mbështetje popullore, në rast se trazirat do vijojnë të përhapen më tej.

Në një moment, edhe demokratët më fanatikë do të lodhen nga sirenat e alarmit që bien orëve të vona të natës, apo edhe nga thyerja e xhamave të dyqaneve që në pikë të mëngjesit nga turmat.

Ndërkaq, mbrojtja e turmave e vendos kandidatin presidencial demokrat Joe Biden në një tjetër pozitë të vështirë. Fakti që ai po rri dhe e bën sehir përballë kësaj situate, është një shenjë e dobësisë së tij karakteriale.

Duke u munduar ta mbajë Partinë Demokratike të paprekur, dhe duke miratuar disa nga politikat e së majtës, pa e humbur bazën e tij relativisht të moderuar të mbështetësve, Bajden i ka dhënë tashmë shumë hapësirë mbështetësve të Marrëveshjes së Re të Gjelbër.

Ai ka qenë zhgënjyes në lidhje me lëvizjen ?mos financo policinë? të të majtëve më radikalë, duke thënë vetëm se ai dëshiron të ?ridrejtojë? disa nga fondet aktuale për policinë, drejt programeve të shërbimit social.

Tani për të vjen barra e shtuar e pasjes si aleatë të njerëzve, që e mbështesin në mënyrë të heshtur dhunën dhe shkeljen e ligjit, si forma të ligjshme të protestës. Padyshim, ata e urrejnë Trumpin, por a duan realisht t?i shohin qytetet e tyre të bëhen praktikisht të pajetueshme për ta dëshmuar këtë ndjenjë?

Dhe ndërsa demokratët nuk duan që të zbehin entuziazmin anti-Trump të votuesve të rinj të tyre, ata do t?i japin presidentit aktual edhe 4 vjet të tjera në detyrë, nëse kaosi që po dominon këto kohë, do t?i distancojë nga PD votuesit e klasës së mesme në shtetet tradicionalisht të lëkundura.

Demokratët në bastionet e tyre, nuk janë vetëm duke luajtur me zjarrin në qytetet që drejtojnë, por ata po luajnë me frikën e votuesve në mbarë SHBA-në. Dhe nuk ka nevojë të jetosh në një nga ato qytete që janë në flakë, për t?u frikësuar se mos radhën e ka qyteti juaj.

Kjo frikë po nxit shitje rekord të armëve të zjarrit. Sipas NPR, vetëm në qershor ato u rritën për 300 për qind më shumë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një studiues vlerëson se 3 milion armë më shumë se zakonisht, janë shitur që nga fillimi i masave kufizuese për shkak të pandemisë. Trump, që aktualisht renditet i dyti në të gjitha sondazhet kombëtare, e sheh qartë potencialin që i jep kaosi për të fituar mandatin e dytë. Sipas gjuhës së përdorur nga Riçard Niksoni në fushatën e tij të vitit 1968, presidenti e shpall veten si kandidati i ?ligjit dhe rendit?, dhe pretendon të ketë një ?shumicë të heshtur? që do të votojë për të.

Deri tani sondazhet tregojnë pak shenja se kjo do të ndodhë. Por nëse ngjarjet vazhdojnë në këtë rrjedhë edhe gjatë vjeshtës, presidenti Trump me siguri që do të përfitojë elektoralisht.

Në atë rast, Bajdenit do t?i duhet të distancohet nga rebelët e shteteve të drejtuara nga demokratët, ose në të kundërt do të djegë të gjitha shanset e tij për të fituar në nëntor.

Në fakt, është një gjë që një kandidati presidencial t?i duhet të marrë në mbrojtje kryetarët e bashkive dhe guvernatorët e partisë së tij, nëse ata do t?i denonconin protestuesit e dhunshëm, dhe do të përpiqeshin të eliminonin aktet e dhunshëm.

Dhe diçka krejtësisht tjetër kur zyrtarët në Portland, Siatëll, Atlanta, Çikago, dhe pothuajse çdo qytet tjetër mbështesin çdo lloj elementi kriminal, dhe më pas akuzojnë presidentin Trump pse dëshiron që ta zgjidhë vetë problemin.

Edhe kryebashkiakia e Siatëllit, Xheni Darkan, u detyrua të zbriste me këmbë në tokë në lidhje me kaosin që po mbizotëron javët e fundit në qytetin e saj. Mos harroni, se më 11 qershor ajo parashikoi një ?verë dashurie? pas krijimit të zonës së parë autonome.

Por ?dashuria? u kthye shpejt në urrejtje, plaçkitje dhe vrasje, dhe ajo u detyrua ta mbyllë zonën, dhe të urdhërojë evakuimin e saj më 1 korrik. Ndërkohë, vini re edhe heshtjen e demokratëve në Kongresit mbi vandalizmin e shfrenuar.

Spikerja e Kongresit, demokratja Nensi Pelozi, ngurroi të kritikojë turmat nga Baltimora që hodhën në det një përmendore të Kristofor Kolumbit, duke thënë:?Njerëzit do të bëjnë atë që kanë në plan!?.

Ka edhe një tjetër argument se përse Trumpi do të përfitojë më shumë, nëse demokratët do të tolerojnë më tej aktet e dhunës. Kolegu im Bill Mekgërn i ?The Ëall Street Journal?, e krahason situatën me këshillën e Kolin Pauell ndaj presidentit Xhorxh Ë.Bush në rastin e pushtimit të Irakut, të cilin Pauell thuhet se e quajti ?Pottery Barn Rule?, një shprehje popullore amerikane që do të thotë:?Ti e theve, ti paguaje!?.

Sipas kësaj përllogaritje, Trump do të merrej vetë me trazirat, dhe nuk do të kishte luksin të dështonte në dhënien fund të tyre. Por nëse ka incidente dhune apo ngjarje me pasojë vdekjen, mund të kishte reagime akoma më të dhunshme. Prandaj, më mirë të mbahet një farë distance.

Këto janë të drejta, por presidenti ka detyrimin të mbrojë pronën federale, nëse këtë nuk e bën dot apo nuk do pushteti vendor, dhe tashmë ka prova se kriza po përhapet për shkak të mungesës në terren të forcave të policisë.

Basti im është se Trumpi nuk do të rrijë edhe për shumë kohë mënjanë. Dhe kjo s?ka të bëjë me faktin se kush është ai. Por nëse 4 vitet e fundit kanë treguar ndonjë gjë, kjo është se të majtët radikalë nuk ndalen kurrë vullnetarisht./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga